Newer posts are loading.
You are at the newest post.
Click here to check if anything new just came in.

Meditim për poetin e dijetarin e përndjekur Vexhi Buharaja

 Nga Agim Xh DëshnicaMe rastin e 90-vjetorit të Lindjes


Berati. Siç gjithmonë, kur vjen muaji i këndshëm i majit me qiell të kaltërt, Berati  hijeshohet  nga lule shumëngjyrëshe. Gjelbërimi  i dendur harbon në kopshte e oborre shtëpish të bardha, një mbi një, mbi Osum, ku pasqyrohen lagjet, Mangalem e Goricë, përballë njera-tjetrës, nën pamjen e largët të malit Tomor, që ndërron veshjet sipas stinëve. Lumi shekullor pasi çlirohet nga trysnia e kenioneve, hyn e  kalon mespërmes qytetit të lashtë me zhurmërimë të lehtë, rrëshket nën tri ura, njera e varur,  tjetra legjendare, duke u harkuar në qendër, e në mbarim e treta, ku ndodhet lagjja Murat Çelepi në fushë dhe mbi shpatin perëndimor të Kalasë. Kjo panoramë mahnitëse mbyllet nga mali i zgjatur i Shpiragut,  i shtrirë sa gjatë e gjerë sikur fle nën qiell. Mbi të në mbarim të ditës dielli përskuqet e dalë ngadalë shuhet e humbet prapa tij duke lënë pas muzgun e mbremjes mbi qytet e rrethinat me ullinj, pemë frutore e pisha mbi kodra e male. Gjithkush tek sodit qytetin nga kullat e Kalasë, nga lartësitë e malit të Goricës, nga dritaret plot dritë, nga parmakët anës lumit apo urat, sidomos nga rruga e  ura e re  dhe e gjerë e ndërtuar mbi zallishte në afërsi të Velabishtit si fillim i austotradës së ardhshme Berat-Tepelenë, pushtohet nga ajri i pastër, hareja e fymëzimi poetik. Lagjja Murat Çelepi dikur me ndërtesa monumentale, me rrugica të pastra, bahçetë përrallore buzë lumit,  në shekujt e shkuar mahniti udhëtarë si, Evlia Çelebiu, piktorë dhe shkrimtarë të huaj, nga vende të perëndimit e lindjes. Jo më kot Berati njihet në histori si qyteti i poetëve dhe i këngëtarëve gazmor, larg çdo trishtimi, qytet i mësuesve të apasionuar, qytet i myezinëve, zëri i të cilëve nga minaret e bardha dëgjohej në largësi. Edhe shtëpitë me shumë dritare, rrugicat, bahçetë, ndërtesat e xhamive dhe e kishave me pikturat e Onufrit, disa mbi shkëmbinjë,  ura e e gurtë me shumë harqe harmonike, janë vepra të mirëfillta artistike nga dorë mjeshtrish.
Lindja e poetit dhe e dijetarit/Në këtë qytet, ku jetuan e krijuan Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Hasan Zyko Kamberi dhe poeti kombëtar Naim Frashëri, në familjen e Ibrahim Buharasë më 12 maj 1920, 90 vjet më parë, u lind një fëmi. Shtëpia ndodhej në fund të një rrugice  me kopësht apo bahçe plot pemë buzë lumit e përballë Shpiragut, në lagjen Murat Çelepi, tashmë rrafshuar, tok me shtëpi të tjera patriotësh, qysh në kohën e diktaturës komuniste. Pra, u lind një fëmi, një djalë, i cili do të quhej Vexhi. Një djalë, i cili  do të nderonte fisin e Buharasë. Një njeri, që do të shquhej për sjelljen fisnike. Dijetari i ardhshëm që do të ngrinte lart vlerat e Beratit dhe të atdheut. Një fetar i kulturuar i besimit ndaj Zotit. Një poet i dashurisë për njeriun e bukuritë e natyrës shqiptare. Bota letrare do ta njihte qysh në moshën 19 vjeç. me poezitë si, “Përpara Tomorit”, fituese e çmimit të parë, “Poeti”, “Zemrës”, “Shiu”, “Çudit’ e fshatit tim”, “Dua të jem flutur”, “Manushaqja”, etj. me nivel artistik dhe frymëzim poetik, të cilat të sjellin ndër mend Lasgush Poradecin. Të krijuara sipas traditës rilindase, shprehin ndjenjat e pastra të një njeriu të mirë. Vargjet me gjuhë të kulluar shqipe, rrjedhin ëmbël e natyrshëm. Pseudonimet “Valater Çokdari” e “Lulëzari” në atë kohë u njohën kudo. Vlerësimet për Buharanë u pasqyruan në shtypin e kohës, nga Lasgush Poradeci, Ernest Koliqi, Ali Asllani, Nexhat Hakiu etj.
Drama e jetës së tij/Vexhi Buharaja pas mësimeveë të para në Berat, në vitin 1940 u vendos në Tiranë. Atje kreu me përfundime të shkëlqyera Medresenë e Lartë. Më pas dha mësim po në atë shkollë dhe drejtoi revistën “Kultura Islame”. Vitet 1940 -1944 i përkasin një krijimtarie të larmishme, në poezi e prozë, studime figurash e ngjarjesh historike, përkthime e redaktime punimesh për revistën. Në këto vite bashkëpunoi edhe me organe shtypi të kulturës si, “Njeriu”, “Tomori i Vogël” etj.  Në fillim të vitit 1944, e shohim të kthehet në Berat. Në ditët e premte, i ftuar në xhamitë kryesore të qytetit, tek jepte vas në shqip për çështje fetare e shoqërore, dëgjohej zëri i tij i ngrohtë me një oratori e filozofi të përkryer. Deri në vitin 1947 jep mësim në shkollat e qytetit. Në atë vit të zi për njerëzit e ditur, Vexhi Buharaja si shumë intelektualë të tjerë u arrestua. Biblioteka e tij e pasur u sekuestrua. Librat u mbartën me një kamion ndërtimi!... Gjyqi komunist me akuzën për “agjitacion e propagandë”, e dënoi me 8 vjet burg. Nga burgu e dërguan në kampin e Maliqit. Emrat: kënetë, kanal, Maliq, Roskoveç, Tërbuf, Çermë, na kujtojnë martirët patriotë, dijetarët e shquar, profesorët, inxhinerët e aftë, shkrimtarët e talentuar, njerëzit e shërbesave fetare etj. Pas burgut, Vexhi Buharaja për të siguruar jetesèn e familjes, iu nënshtrua një pune sfilitëse. Me duart e pafuqishme, të përdorte sërish kazmën! Megjithatë penën dhe librat i mbajti pranë si mjetet e tij më të shtrenjta.
Frymëmarrja nëpërmjet krijimtarisë/Në vitet ’60, kur diktatura do të ndalte vrullin e vet vrastar, krijohet mundësia të kthehet në arsim. Në shkollat e mesme jep lëndën e gjuhës ruse, të mësuar në burg. E shohim të punojë për Muzeun e Beratit. Kur institucionet qendrore të asaj kohe patën nevojë për dijet e tij, në vitin 1965 pranohet punonjës shkencor në Institutin e Historisë, Gjuhës e Letërsisë të UT, më vonë e Akademisë së Shkencave. Për Buharanë do të niste një kohë e re krijuese dhe hulumtuese. Shquhet për punë të palodhëshme e cilësore për historinë e Shqipërisë. Kjo u duk në shkrimet e shkëlqyera, ndërmjet tyre kumtesa për Gjergj Kastrotin- Skënderbe, me rastin e 500 vjetorit të lindjes,  mbajtur në një sesion shkencor në Berat. Të një rëndësie të veçantë janë përkthimet e tij. Siç dihet në vitet e diktaturës shumë poetë e shkrimtarë të paraluftës, u burgosën ose u lanë mënjanë. Mundësia e vetme për të mbijetuar e për të shprehur aftësitë e tyre, ishin përkthimet e shkrimeve politike, e poezive dhe romaneve të letërsisë shqipe e të huaj. Të tillë qenë, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Vedat Kokona, Bujar Doko, Isuf Vrioni etj.  Po atë fat pati edhe Vexhi Buharaja. Në Institutin e Historisë, përktheu shumë dokumente arkivore turke që hedhin dritë mbi kohën e pushtimit osman. Me vlera kombëtare janë përkthimet e Defterëve (regjistrave) të administratës turke. Përkthimi i shkrimeve dhe qindra letrave në turqisht të rilindasve tanë, si Hasan Tahsini, Sami Frashëri, Dervish Hima etj. Ndihmesa e tij, shkëlqeu sidomos në studimet shkencore, për shpjegimin e toponimeve të vendbanimeve; transkriptimin e përkthimin e mbishkrimeve në gjuhën osmanisht, në shumë rrethe të vendit, në objektet fetare, në kështjella, në kulla sahatesh, në ura, në shtëpitë e lashta etj. Një nga veprat e tij me titullin, “Monumente të kulturës turko-arabe” përmban rreth 300 mbishkrime, të një kohe që nis nga Shekulli XV deri në Shekullin XX. Shumë studjues për temat e tyre përdornin punimet e tij. Kur përmendnin burimin e lëndës, shënonin shkurt formulën, „sipas arkivit të Institutit të Historisë”. Pra, e gjithë kjo veprimtari e Vexhi Buharasë, kaloi në heshtje. Shpesh në konferenca kombëtare këto arritje i përfaqësuan padrejtësisht të tjerët, të cilët ishin nën nivelin e tij kulturor. Megjithatë ato u vlerësuan nga dijetarët vendas e të huaj si, gjuhëtari i madh Prof. Eqrem Çabej, orientalisti Myqerem Janina, orientalisti gjerman Prof. Franc Babinger etj. Në lëmin e letërsisë, përveç poezive e shkrimeve të Vexhi Buharasë, njihen përkthimet në shqip, si drama „Besa“ e Sami Frashërit, krijimet e poetëve persë e turq. Me një interes të veçantë u prit nga lexuesit,  botimi  në shqip i veprës së Saadiut “Gjylistanit dhe Bostanit”, perlë e poezisë botërore. Përgatiti dhe një antologji me poezi të zgjedhura të poetëve persianë.
Për letërsinë tonë e një rëndësie të veçantë, është dhe kthimi  në shqip nga Vexhi Buharaja i dy vëllimeve me poezi në gjuhën perse të Naimit, „Endërrimet“ (Tahajjulat) dhe „Katër Stinët.“ Sipas një letre publçisti N J, i njohur si hartues antologjish me shkrime autorësh shqiptarë, kërkoi prej tij ndihmë për një kumtesë, rreth këtyre dy librave. Lasgush Poradeci për këto punë arti, do të shkruante:“ Për mua dy janë të mëdhenj në fushën e përkthimeve nga gjuha perse, i madhi Noli në Amerikë dhe i madhi Buharaja këtu.“  Prof. Eqrem Çabej pas leximit të „Gjylistanit“ u shpreh me fjalë të ngrohta: “Mjaftonte vetëm studimi hyrës, shënimet sqaruese dhe fjalori enciklopedik, që Vexhi Buharaja të meritonte  gradë shkencore”. Siç del nga letrat, i dashur dhe bujar shpesh punimet e veta të pabotuara ua jepte të tjerëve si burim për  tema që kishin në program. Si shpërblim pas kërkesash të lodhëshme, disa ktheheshin e disa humbisnin.
Largimi nga puna/Kur diktatura me luftën e klasave u zgjua më e tërbuar në vitin 1975, Vexhi Buharaja, u pushua nga puna. Ky veprim i egër u prit me pakënqësi të thellë nga disa intelektualë të ndershëm. Në letrën e dijetarit të njohur Samim Visoka, për këtë akt të mbrapsht, dërguar Institutit të Historisë dhe Akademisë së Shkencave, ku sekretari shkencor mbulonte kuadrin, midis të tjerave lexojmë: „S’ka dyshim se elementë si Vexhi Buharaja nuk duhen pushuar nga puna, po duhet të ruhen e të mbrohen si diçka shumë e vlefshme, sepse siç e dini ju vetë, jeta, mosha, po i rrallon këta specialistë me vlera të mëdha në fushën e orientalistikës. Elementë të tillë si Vexhi Buharaja janë perlë...“. Vexhi Buharaja, i prekur, por aspak i thyer u largua nga puna shkencore. Pushtetarët e mefshtë të Beratit për ta fyer më tej këtë intelektual të rrallë, e caktojnë arkëtar në një lokal shërbimi. Megjithatë populli i Beratit si përherë e respektonte dhe mburrej me të. Ashtu si më parë, ai vijoi të merrej me art e shkencë. Të gjithë ata që patën fatin ta takonin, njohën njeriun idealist e gojëmbël, poetin e hijshëm të lirisë, dijetarin serioz e bujar, profesorin e vërtetë shqiptar.
Përfundimi/Muret u shembën e idhujt ranë. Në vitin 1993 Vexhi Buharaja u nderua me titullin „Qytetar Nderi“ i Beratit dhe “Mësues i Popullit”. Medreseja dhe Biblioteka e Beratit mbajnë emrin e tij. Ahmet Kondo më 1995 botoi librin “Vexhi Buharaja-Njeriu, poeti, dijetari”. Ai përmendet në librin, “Antologjia e Krimit Komunist”, botuar në vitin 2006. Në vitin 2008, në Tiranë, u botua libri me titull: “Vexhi Buharaja pa mite e mjegull”, shkruar nga Yzedin Hima. Pas një heshtje të gjatë foli edhe Akademia e Shkencave me Fjalorin Encikopedik Shqiptar.
Tashmë, emri i Vexhi Buharasë, njihet kudo për dhuntitë  e rralla: poet, publicist, fetar-filozof, orientalist, historian, përkthyes, njohës e zotërues i 10 gjuhëve. Së pari, gjuhët klasike të Lindjes Islame: persisht, arabisht, osmanisht dhe turqishte e re. Së dyti. gjuhët e perëndimit: anglisht, gjermanisht, frengjisht dhe italisht. Së fundi rusisht. Lexuesi në kohët tona u njoh edhe me shqipërimin e përkryer të „Shah-Name-së“ së Firdusiut, një kryevepër tjetër botërore, e lënë në dorëshkrim nga Vexhi Buharaja.

Bomba demografike, jemi 7 miliardë


Së shpejti do të arrijmë në 7 miliardë. Në 40 vitet e ardhshme do të jemi akoma më shumë. Një rritje e tillë do të na vërë përpara një sërë sfidash: nga migrimi, te plakja


Për dy sekonda, koha e mjaftueshme për t’i hedhur një sy titullit të këtij shkrimi, popullsia e planetit është shtuar me katër persona. Në fakt, për çdo sekondë mbi tokë regjistrohen 4.17 lindje dhe 1.8 vdekje, me një rritje neto prej 2.37 persona. Po ashtu, çdo vit popullsia rritet me pothuajse 75 milionë banorë. Tani jemi rreth 6 miliardë e 900 milionë, por në 2011-n ka shumë mundësi të arrijmë në 7 miliardë, sipas shumë parashikimeve të institutit “Population Reference Bureau”. Një rrjedhë që nuk duket se do të ndalë, edhe pse norma vjetore e rritjes globale në të vërtetë është zvogëluar: pasi arriti pikun e 2.19 për qind në mesin e viteve ‘60, është në rënie konstante, dhe sot bota rritet me 1.14% në vit. Atëherë me këtë ritëm sa do të jemi pas 40 vjetësh? Do të jemi shumë? Si do të ndryshojë popullsia e planetit tonë? Mund të bëjmë parashikime, duke marrë parasysh se hyjnë në lojë shumë variabla. Sipas të dhënave të OKB-së, parashikohen tre skenarë të ndryshëm. Për hipotezën më të moderuar, në vitin 2050 do të arrijmë në pragun e 8 miliardëve, me paktin që norma aktuale e fekondimit, me një mesatare prej 2.56 fëmijë të lindur për çdo grua, të zbresë në 1.54. Sipas hipotezës “mesatare” dhe më të mundshme, në vitin 2050 do të jemi 9 miliardë e 150 milionë. Kjo mund të verifikohet vetëm nëse fertiliteti në rajonet më pak të zhvilluara, që sot është 2.73 fëmijë për grua, të zbresë në 2.05. Por që të ndodhë kjo, është e nevojshme që të nisë të zbatohet edhe në vendet më të varfra planifikimi i lindjeve. Skenari i tretë parashtron një normë fertiliteti 2.51, që do të na çojë në një shifër 10.5 miliardë.

Variablat

Cilët janë faktorët që influencojnë rritjen e popullsisë? Janë kryesisht dy: lindshmëria dhe vdekshmëria. Të dyja këto influencohen nga shumë variabla. Vdekshmëria, për shembull, është ulur shumë në dhjetëvjeçarët e fundit në të gjithë botën dhe në të gjitha grupmoshat, për efekt të progreseve të bëra në fushën e mjekësisë. Por mund të ndërhyjnë edhe situata në gjendje që ta modifikojnë edhe në periudha shumë të shkurtra. Një shembull ka qenë vera përvëluese e vitit 2003, që vetëm në Francë shkaktoi 15000 të vdekur më shumë se mesatarja. Megjithatë, edhe ngjarjet social-politike të një vendi mund të influencojnë: siç ndodhi në Rusi dhe në ish-vendet komuniste, ku pas rënies të regjimit u përkeqësuan kushtet e jetesës për një pjesë të madhe të popullsisë, me një ulje të natalitetit dhe një rritje të vdekshmërisë (në Rusi, nga viti 1991 deri në 1994 jetëgjatësia mesatare e njerëzve u zvogëlua me 5 vjet). Në fund, ka shumë rëndësi zhvillimi i një vendi. Në zonat e botës me standard të lartë higjiene, edukimi dhe fitimeve për person, familjet bëjnë më pak fëmijë, një ose dy, dhe njerëzit jetojnë shumë më gjatë. Përkundrazi, në vendet ku dominon varfëria, shkollimi i pakët dhe politika e pamjaftueshme shëndetësore, lindin akoma shumë fëmijë për familje dhe jetëgjatësia shkurtohet. Është rasti i Afrikës, ku mesatarisht çdo grua lind më shumë se 4 fëmijë dhe ku janë vetëm 6 të moshuar për 100 të rritur. Kështu mund të mendohet se shpërndarja e mirëqenies më të madhe dhe pasurisë edhe në vendet e varfra, do të sjellë në të ardhmen një stabilizim të popullsisë në shkallë botërore.

Çekuilibra të rrezikshëm

Nëse në 2050-n do të jemi 9 miliardë, rritja do të jetë e pabarabartë në vende të ndryshme të botës. Sipas parashikimeve të OKB-së, Europa do të qëndrojë e stabilizuar, ndërsa Afrika do ta dyfishojë popullsinë e saj aktuale, duke arritur në 2050-n në thuajse 2 miliardë (për efekt të një rritjeje vjetore prej 22 milionë banorësh, e ngadalësuar vetëm nga një plagë e tmerrshme si AIDS). Gjithmonë në vitin 2050 në Azi do të jetojnë 5.3 miliardë persona. Pesha e zonave të botës, karakteristikat e popullsisë dhe shpërndarja e saj do të ndryshojnë. Ashtu siç ka nënvizuar Jack Goldstone i “George Mason University” (SHBA), në një analizë për bombën e re demografike të publikuar në revistën “Foreign Affairs”, i cili shkruan: “Siguria ndërkombëtare e shekullit XXI do të varet si nga numri i njerëzve që do të jetojnë në planet, ashtu dhe nga fakti se si është e përbërë dhe shpërndarë popullsia globale”.

Mega-trendet

Goldstone ka përcaktuar 4 “mega-tendenca”, të cilat që nga sot e deri në 2050-n do ta revolucionarizojnë botën.
1) Trendi i parë do të jetë pesha e vogël e vendeve të zhvilluara si Europa dhe Amerika e Veriut, si nga pikëpamja demografike, ashtu edhe nga ajo ekonomike. Në vitin 2003, popullsia e Europës, SHBA-së dhe Kandasë ishte vetëm 17 për qind e asaj globale, por në 2050-n do të zbresë në 12 për qind. Këto zona prodhojnë rreth 30 për qind të pasurisë globale.
2) Popullsia e vendeve të zhvilluara do të plaket, me një përqindje më të vogël personash në moshë pune dhe përqindje më të lartë pensionistësh, me rrezikun e krizës së sistemit të sigurimeve dhe më shumë kosto për asistencën mjekësore.
3) Popullsia e re do të rritet sidomos në vendet e varfra (sipas hartimeve të “Population Reference Bureau”). Në 2050-n të rinjtë nga 15 e deri në 24 vjeç do të jenë 53 për qind në Azi dhe Paqësor, 29 për qind në Afrikë dhe 7 për qind në Amerikën Latine, ku janë shumë të vogla mundësitë për të pasur një edukim të mirë dhe mbi të gjitha një punë të mirë. Rreziku është se këtu janë shumë të mira kushtet për paqëndrueshmëri dhe konflikte. Goldstone në veçanti nënvizon se si këto zhvillime do të ndodhin në shumë vende myslimane dhe se si është vitale të përmirësosh marrëdhëniet mes shoqërive islamike (me të rinj që mund të jenë të ndjeshëm dhe lëvizje radikale dhe anti-perëndimore) dhe perëndimore.
4) Një trend i fundit do të jetë përqendrimi i madh në aglomeratet urbane, që do t’u përkasë sidomos më të varfërve në kryeqytetet gjigande me 15-20 milionë banorë, si Mumbai, Qyteti i Meksikos, Nju Delhi, Shangai apo Kalkuta, ku sot verifikohen probleme të mëdha me higjienën, degradimin, dhunën dhe çrregullimet.

Migracioni

Një tjetër faktor në lojë janë migrimet e mundshme për shkaqe ekonomike dhe ambientale. Çfarë peshe do të kenë? Sipas raportit të OKB-së mbi popullsinë, në botë për vitin 2009 “pritet që ndryshimi klimaterik të jetë një nga faktorët kyçë për postimin e popullsisë në dhjetëvjeçarët e ardhshëm. Me pak fjalë, migracione të shkaktuara nga rritja e ngjarjeve meteorologjike ekstreme (si uraganet), thatësira dhe degradimi i tokës, apo rritja e nivelit të detit me pasoja erozionin dhe përmbytjet e brigjeve. Një kërcënim ky për kë jeton në zonat bregdetare të populluara (ku gjendet 60 për qind e 39 metropoleve të mëdha) dhe për vendet ishullore, ku tokat kërcënohen nga zhytja; si Maldivet, Tuvalu, Vanuatu. Sa do të migrojnë? Sipas OKB-së, deri në vitin 2050, të paktën 200 milionë njerëz do të zhvendosen për faktorë ambientalë.

Gjyshërit migrues

Por do të ketë edhe migrime për motive ekonomike. Për Komisionin Global për Migrimet Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara, fenomeni migrues në shkallë botërore i përket çdo vit 3 për qind të popullsisë. Vendet më të rëndësishme me origjinë fluksesh migratore janë Kina, India dhe Filipinet, ndërsa ato të destinacioneve SHBA, Rusia dhe Gjermania. Kalimi nga Afrika e Jugut përmes Mesdheut, është një opsion migrues sekondar. Por tendenca nuk do të ndalet. “Situata ekonomike e rajoneve sub-sahariane”, siç shpjegon Hein de Haas, kërkues i Institutit Ndërkombëtar për Migrimet në Oksford, “do të vazhdojë ta shtyjë eksodin, sepse edhe në vendet pritëse ka nevojë për krah pune me kosto të ulët. Përmirësimi i transportit dhe lidhjeve në Mesdhe nuk do të bëjë gjë tjetër veçse do të lehtësojë fenomenin”. A do të rriten migracionet? Sipas OKB-së, po. Në vitin 1975, nga Azia lëviznin 34.5 për qind e imigrantëve të të gjithë botës, sot vetëm 25 për qind. Edhe pesha e Afrikës në flukset botërore po bie në përqindje (nga 12 për qind në 1970, në 9 për qind që është sot). Ashtu siç nënvizon Jack Goldstone, mungesa e të rinjve nga njëra anë dhe sasia në tjetrën do ta ushqejnë migracionin drejt vendeve të zhvilluara, ku mund të gjesh punë. Por ashtu, studiuesi ngre hipotezën edhe të një fluksi të kundërt: zhvendosjet e të moshuarve nga vendet e zhvilluara drejt vendeve ku mund të krijohet një rrjet strukturash rezidenciale dhe asistence.

Impakti ambiental

Po planeti?

Duket i stërvitur për të mbajtur në vitin 2050 peshën e 9 apo dhjetë miliardë personave. Por, siç shpjegon Massimo Livi Bacci, pedagog i demografisë në Universitetin e Firences, “problemi qëndron në faktin se rritja e ardhshme do të përqendrohet në vendet e varfra. Për vendet e pasura mund të mendohet një kombinim mes popullsisë stacionare dhe një aktiviteti produktiv gjithmonë e më të bazuar në aktivitete që kërkojnë një konsum energjetik të limituar. Por në vendet e varfra që kanë popullsi në rritje dhe synojnë zhvillimin e shpejtë, konsumi energjetik do të jetë shumë i shpejtë dhe i madh”.
Në Perëndim do të prodhojmë më shumë shërbime dhe të mira jomateriale që nuk kërkojnë shfrytëzim të madh të lëndëve të para dhe energji. Prodhimet do të përdorin teknologjitë e avancuara dhe më shumë “ekologjike”. Sipas Livi Baccit, “që një vend si India të mbajë konstant edhe në 2050-n impaktin e saj ambiental, duke marrë parasysh edhe rritjen e popullsisë, çdo produkt industrial pas 40 vjetësh duhet të realizohet me një konsum energjie 13 herë më të vogël se ai aktuali. Një kufi i pamundur, sepse rritja indiane në dhjetëvjeçarët e ardhshëm do të shumëfishojë mbi të gjitha konsumin e atyre të mirave si ushqimi, që kërkon një përqendrim të madh të lëndëve të para, energji dhe punë”.

Ushqim për të gjithë

Me pak fjalë, a do të mjaftojnë burime? Sipas vlerësimeve të “FAO”-s, toka mund të ushqejë deri në 20 miliardë persona. Problemi qëndron te varfëria dhe shpërndarja e ushqimit. Në një raport të tre studiuesve të OKB-së, George Martine, Jose Miguel Guzman dhe Daniel Schensul, thuhet se, si në 20 vitet e fundit, norma e rritjes së popullsisë botërore ka zbritur në 1.14 për qind, ndërsa prodhimi i ushqimit është rritur në mënyrë konstante me 2 për qind për çdo vit. “Bota nuk po ezauron rezervat ushqimore të planetit. Problemi i vërtetë qëndron tek aksesi i pabarabartë ndaj ushqimeve për të gjithë dhe një shpërndarjeje të gabuar”, thonë studiuesit.

Kufij që nuk duhen kaluar

Më serioz është problemi energjetik: sfida më e madhe ka lidhje me naftën. Konsumi aktual është rreth 90 milionë fuçi në ditë. Sipas vlerësimeve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, kjo nevojë është e destinuar të rritet me rritjen e popullsisë dhe në 2030-n do të shkojë në 120 milionë fuçi në ditë. Me pak fjalë, duhet kursim dhe teknologji të reja. Një studim suedez, bërë në “Stockholm environment Institute” nga Johan Rockstrom, na tregon se dhe sa mund të durojnë burimet natyrore përballë rritjes demografike. Rockstrom ka gjetur disa kufij që nuk duhen tejkaluar. Një prej tyre është shfrytëzimi i tokës për qëllime bujqësore, që sipas llogarive të tij nuk mund ta kalojë kufirin 15 për qind të tokave të zhytura dhe të lira nga akujt. Të shkosh përtej kësaj përqindjeje, do të thotë varfërim i burimeve kryesore, si pyjet, të nevojshme për kontrollin e nivelit të CO2 në hapësirë. Aktualisht kemi shfrytëzuar 12 për qind të këtyre tokave dhe nuk na ngelet veçse një 3 përqindësh tjetër.

Uji

Kjo do të thotë se për të përballuar nevojat ushqimore të një popullsie në rritje, nuk mjafton vetëm të gjejmë toka të reja për t’u kultivuar, por duhet të përmirësohen edhe mënyrat e kultivimit. Kjo mund të lidhet me disponibilitetin e ujërave të ëmbël. Për këtë burim, shpjegon Rockstrom, nuk mund të shkojmë përtej një konsumi prej 4000 km3 në vit. Aktualisht jemi në një nivel prej 2600 km3 në vit.

E sikur të ekzistoja vetëm unë në botë?

Borges, transkript i një intervistë të vitit 1976: solipsizmi, labirinti, rrënjët filozofike të tregimeve të tij


Nga Lawrence I. Berkove, Denis Dutton dhe Michael Palencia-Roth


«Enciklopeditë kanë qenë leximi kryesor i jetës sime. Prore kam qenë i interesuar për enciklopeditë. Në Buenos Aires shkoja në Biblioteca Nacional dhe, meqë isha i druajtur, nuk guxoja ta kërkoja ndonjë libër apo t’i avitesha ndonjë bibliotekari, kështu që e kërkoja nëpër rafte Enciklopedinë Britanike. Natyrisht, pastaj e merrja librin në shtëpi. Zgjidhja një vëllim kuturu dhe e lexoja. Një natë u shpërbleva bukur mirë, ngase lexova gjithçka mbi Drusi, mbi Dryde \ dhe mbi Druidi, e gjitha në të njëjtin vëllim, në të vërtetë, ‘DR’. Pastaj më erdhi ideja e një enciklopedie të një bote të vërtetë e pastaj të një, natyrisht më rigoroze, bote imagjinare, ku gjithçka do të lidhej. Ku, për shembull, do të ekzistonte një gjuhë, pastaj letërsia, pastaj historia, e kështu me radhë. Pastaj kam menduar ta shkruaj një histori të enciklopedisë fantastike. Natyrisht do të duheshin shumë persona të ndryshëm për ta shkruar, të cilët do t’i diskutonin gjumë gjëra – matematikanë, filozofë, njerëz të letrave, arkitektë, inxhinierë, e edhe narratorë apo historianë. Mandej, pasi që më lypsej një botë absolutisht ndryshe nga jona – nuk mjaftonte të sajoja emra ekstravagantë – i thashë vetes, pse jo një botë të bazuar mbi idetë e Berkeley-t?». 

Një botë në të cilën Berkleley paraqet sensin e përgjithshëm, e jo Cartesio?

“Po, pikërisht ashtu. Atë ditë shkrova Tlön Uqbar, Orbis Tertius. Natyrisht e tërë historia bazohej mbi teorinë e idealizmit, Idenë se nuk ka gjëra por vetëm ngjarje, se nuk ka emra por vetëm folje, se nuk ka gjëra por vetëm perceptime...”.

Tlön është një shembull i tregimit ku, sido që të mbarojë historia, lexuesi është i inkurajuar të vazhdojë t’i aplikojë idetë e veta.

“Mirë, shpresoj të jetë ashtu. Mirëpo, pyetem nëse janë idetë e mia. Ngase, përnjëmend, unë nuk jam mendimtar. Kam përdorur idetë e filozofëve për qëllimet e mia letrare, ama bash nuk ma ha mendja se jam mendimtar. Mendoj se mendimi im është bërë për mua nga Berkeley, Hume, Schopenhauri, ndoshta nga Mautheri”.

Ju thoni se nuk jeni mendimtar...
“Ajo që mëtoj të them është se nuk kam një sistem filozofik timin. E kurrë s’kam menduar ta krijoj. Jam sall një njeri i letrave. Në të njëjtën mënyrë – paj, mbase s’do të duhej ta zgjidhja këtë shembull – në të njëjtën mënyrë qysh Dante e përdorte teologjinë për qëllimet e poezisë së tij, apo Miltoni teologjinë për poezinë e tij, pse unë s’do të duhej ta përdorja filozofinë, para se gjithash idealizmin – filozofia që më tërheq – për ta shkruar një tregim, një histori? Mendoj se është e lejueshme, apo jo?”.

Ju bashkëndani pa mëdyshje një gjë me filozofët: fascinimin nga habia, paradoksi.
“Po, natyrisht – supozoj se filozofia rrjedh nga habia jonë. Po qe se i keni lexuar ato që do të mund të isha i autorizuar t’i quaj ‘punimet e mia’, do të keni parë se aty brenda ka në vazhdimësi një simbol evident të habisë: labirintin. Labirinti dhe habia shkojnë bashkë, apo jo? Një simbol i hutisë do të mund të ishte labirinti”. 

Por filozofët nuk duken të kënaqur që thjesht të vihen përballë habisë, duan përgjigje. 
“Kanë të drejtë”.

Kanë të drejtë?

“Paj, mbase asnjë sistem nuk është krejtësisht i arritshëm, por kërkimi i një sistemi është shumë interesant”.

A do ta definonit ju punën tuaj kërkim i një sistemi?

“Jo, s’do të isha aq ambicioz. Do ta definoja jo fantashkencë, por tregim filozofik, ose tregim onirik. Jam shumë i interesuar edhe për solipsizmin, që është pastaj një formë ekstreme e idealizmit. Është e çuditshme se si të gjithë ata që shkruajnë për solipsizmin, e bëjnë për ta ngatërruar. S’kam parë një libër të vetëm në favor të solipsizmit. E di atë që do të donte të ma thoshte: meqë ekziston një ëndërrimtar i vetëm, pse shkruaj libër? Por nëse ekziston një ëndërrimtar i vetëm, pse s’do të mund ta ëndërroja se po shkruaj një libër?”. 

Çka mendoni për solipsizmin?

“Se në kuptimin logjik është i pashmangshëm: nuk lejon ngatërrim dhe nuk shkakton bindje”. 

Në përfundim, ju mendoni se një histori mund të reprezentojë një pozicion filozofik në mënyrë më efikase se argumentet e një filozofi? 

“Nuk e kam menduar këtë kurrë, ama supozoj se po. Mendoj për diçka sipas fjalëve të Jezu Krishtit. Nëse më kujtohet mirë, kurrë nuk ka përdorur argumentime, përdorte stilin, i përdorte ca metafora. Përdorte fraza që bënin jehonë. Nuk thoshte: nuk kam ardhur ta sjell paqen por luftën, përkundrazi: nuk kam ardhur ta sjellë paqen por shpatën. Krishti mendonte me anë të parabolave. Blake thoshte se një njeri, po qe se është një i krishterë, nuk do të duhej të ishte vetëm inteligjent, do të duhej të ishte edhe artist, ngase Krishti na e ka mësuar artin përmes mënyrës së tij të predikimit, ngase çdonjëra nga frazat e Krishtit, nëse jo secila fjalë në vetvete, ka vlerë letrare dhe mund të merret si metaforë ose si parabolë”. 

Po atëherë, çka e dallon qëndrimin filozofik nga ai letrar, nëse bashkëndajnë kaq shumë gjëra?

“Filozofi ka një mënyrë shumë rigoroze të mendimit, ndërsa shkrimtari është i interesuar edhe për narracionin, rrëfen histori, i përdor metaforat”. 

Ju mendoni se një tregim, para se gjithash një tregim i shkurtër, mund të jetë rigoroz në kuptimin filozofik?
“Do të thosha se po. Natyrisht, në këtë rast do të ishte parabolë. Mbaj mend një frazë të lexuar në biografinë e Oscar Wilde të Hesketh Pearson, në lidhje me të paracaktuarën dhe vullnetin e lirë, e ai përgjigjet me një histori të gjilpërave dhe gozhdëve që jetonin pranë një magneti dhe thoshin: duhet të shkojmë ta gjejmë, pa i rënë në të se po përfundonin në magnet, i cili buzëqeshte ngase e dinte se po shkonin ta kërkonin. Në këtë mënyre Wilde po e jepte mendimin e tij: ne mendojmë se jemi aktorë të lirë, por, natyrisht, nuk jemi... Do të doja megjithatë të sqaroja se, nëse duhet të gjenden ide në atë që shkruaj, ato ide arrijnë pas shkrimit. Dua të them se unë filloj të shkruaj, filloj me historinë, me ëndrrën. E pastaj, ndoshta, futet ndonjë ide. Nuk filloj me moralin, për ta shkruar pastaj një tregim që ta dëshmojë atë”. 

Metamorfoza e politikës së sotme



-Shumë fenomene në peisazhin aktual historik sinjalizojnë një vështirësi dhe një krizë e formave dhe instituticioneve të politikës, të paktën duke ju përmbajtur atij imazhi të saj që ka ardhur, duke u konsoliduar në modernizmin europian. Çfarë ka që nuk funksionon më tek demokracia?
Sot, me demokraci mund të nënkuptohen gjëra shumë të ndryshme, siç na kanë mësuar Max Weber e Joseph Schumpeter. Mund të nënkuptohet demokracia pjesëmarrëse, sipas paradigmës verbuese të agorasë athinase. Mund të nënkuptohet një demokraci përfaqësuese në të cilën Parlamenti ushtron vullnetin e popullit dhe nga populli është e kontrolluar në mënyrë efikase. Ose, në dritën e realizimit politik schumpeterian, mund të konsiderohet se format klasike të demokracisë tashmë kanë perënduar në kuadrin e shoqërive të diferencuara dhe komplekse, siç janë shoqëritë industriale të përparuara. Në këto shoqëri menaxhimi i pushtetit politik duhet t'u besohet elitave të specialistëve, ndërsa publikut gjenerik të qytetarëve të privuar nga dijet shkencore, mund t'i rezervohet detyra e zgjedhjes, nëpërmjet konsultimeve të lira elektorale, elita të cilës t'i besojë pushtetin komandues dhe të cilës t'i nënshtrohet. Gjatë gjysmës së dytë të Nëntëqindës ky model demokracie - e ashtuqjajtura "doktrinë pluraliste" e demokracisë - është konsakruar nga autoriteti i filozofëve dhe i shkencëtarëve të politikës si, veç të tjerëve, Raymond Aron, Norberto Bobbio, Robert Dahl, Ralf Dahrendorf. Por në dekadat e fundit të shekullit të kaluar, në kuadër të proceseve të integrimit dhe të informatizimit global, edhe doktrina pluraliste e demokracisë, pavarësisht reduksionizimit ekstrem të saj, ka rezultuar jorealiste. Nga shoqëria e industrisë dhe e punës, Perëndimi ka kaluar në shoqërinë pasindustrialiste, të dominuar nga revolucioni teknologjiko - informativ dhe nga stërfuqia e forcave ekonomike të mëdha. Këto forca shfrytëzojnë dimensionet globale të tregjeve, projektojnë pabarazi sociale në shkallë planetare dhe e bëjnë gjithnjë e më të pasigurtë gjendjen e punëtorëve me rrogë. Sovraniteti politik e juridik i shteteve rritet gjithnjë e më shumë, çmontohen strukturat e shtetit social dhe demokracia parlamentare ia le vendin "videokracisë". Partitë politike të masave zhduken, sepse drejtimet qendrore të tyre nuk i drejtohen më prozelitizmit të anëtarëve dhe militantëve. Instrumenta shumë më efikasë dhe ekonomikë janë kanalet e televizioneve publike e private. Në këtë kuptim, subjektet e reja politike nuk janë "parti": janë elita shumë të ngushta sipërmarrësish elektoralë që në konkurrencë publicitare midis tyre u drejtohen masave të qytetarë - konsumatorëve, duke shfaqur, sipas strategjive të sakta të marketingut televiziv, produktet e tyre simbolike. Siç e ka vërejtur Norberto Bobbio, është verifikuar një përmbysje e raportit midis kontrollorëve dhe të kontrolluarve: janë të zgjedhurit ata që kontrollojnë zgjedhësit dhe jo anasjelltas. Jemi kështu në një regjim që nuk është retorike ta quash video-oligarki pasdemokratike.
-Në punën tuaj kërkimore, që është edhe një tentativë demistifikimi kritik e kategorive dhe lëmave dukshëm neutrale dhe të konsoliduara, ju keni vënë nën akuzë projektin e kozmopolitizmit apo "globalizmit" juridik, që disa intelektualë e tregojnë si rrugën e vetme sot, nëpërmjet implementimit të të drejtave të njeriut në shkallë globale, për të ruajtur diversitetet dhe promovuar drejtësinë. Cilat janë kritikat e tua ndaj projektit universalist dhe cilat janë alternativat ndaj tij në terma filozofike dhe praktike?
Prej shumë kohësh theksoj se, teoria dhe praktika e të drejtave subjektive - apo "të drejta të njeriut" - është një pasuri e çmuar që na ka mësuar tradita liberal - demokratike. Dhe është një pasuri shumë më e çmuar, pasi kultura europiane ka qenë e vetmja që ka shpikur idenë e të "drejtës subjektive" në kuadër të një filozofie dhe antropologjie të përgjithshme që mund ta quajmë "individualizëm politik". Asnjë qytetërim tjetër i planetit nuk ka prodhuar diçka të ngjashme, si në planin teorik, ashtu dhe në terrenin praktik. "Shteti i së drejtës", që është shprehja tipike e doktrinës së të drejtave subjektive, është një aparat institucional që është afirmuar fillimisht në Britaninë e Madhe (rule of laë) dhe më pas në Europën kontinentale, duke u nisur nga përvoja gjermane e Rechtsstaat, në gjysmën e dytë të Tetëqindës. Tentativa për ta bërë të drejtën pozitive një instrument kontrolli të pushtetit politik dhe të reduktimit të arbitrit, edhe me të gjitha limitet praktike dhe krizën aktuale të saj, është një përvojë e pashoq në botë dhe që sipas mendimit tim duhet mbrojtur energjikisht. Është garancia e disa lirive themelore të njeriut, e autonomisë së tyre ndaj shtetit, e përgjegjësisë së pushtetit politik ndaj qytetarëve dhe, në zhvillimin welfare-ist të shtetit liberal - demokratik, i disa shpresave thelbësore të sigurisë sociale nga ana e qytetarëve: ruajtja e shëndetit, arsimi, përkrahja dhe asistenca sociale, puna. Duke thënë këtë, theksoj se teoria dhe praktika e të drejtave subjektive dhe e shtetit të së drejtës është e privuar nga çdo themel "universal". Është një ndodhi e zhvilluar në një fazë historike të veçantë, në një pjesë të Europës, në vijim tensionesh dhe konfliktesh politike e sociale të mëdha. (Të drejtat janë ngushtësisht të lidhura me konfliktin dhe me luftën politike). Në mënyrë të veçantë bota islamike, kultura fetare indiane dhe tradita mijëvjeçare kineze - konfuciane janë thellësisht të huaja ndaj doktrinës perëndimore së të drejtave subjektive dhe të shtetit të së drejtës. Të pretendosh se e gjithë bota e njeh universalitetin e të drejtave subjektive dhe të formave institucionale të shtetit të së drejtës - Kushtetutë e ngurtë, Gjykatë Kushtetuese, ndarje të pushteteve, parim ligjshmërie, etj. - është një imperializëm kulturor në kuptimin e vërtetë të fjalës. Pastaj, nëqoftëse këto parime dhe vlera janë përdorur për të legjitimuar forma agresive ekspansioni të kulturës dhe të interesave perëndimore, atëhere jemi në prani të një imperializmi tout court. Luftërat "humanitarie" dhe luftërat "preventive" të ndërmarra nga Perëndimi, duke filluar nga vitet e para të Nëntëdhjetës të shekullit të kaluar, nën hegjemoninë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë një shprehje paradigmatike e këtij imperializmi kulturor, politik dhe ushtarak.
-Ekuilibret e krijuara në shkallë kombëtare në Nëntëqindën kanë ditur të garantojnë mekanizma, edhe pse jo të përkryer, përfshirjeje sociale, zgjerimi të të drejtave të shtetësisë dhe të pjesëmarrjes politike. Si të veprohet që të riorientohen këto instanca në shkallë që e tejkalojnë hapësirën kombëtare, për shembull në kuadrin e Bashkimit Europian?
Një temë për t'u marrë në konsideratë lidhur me këtë është i ashtuquajturi "deficit demokratik" i Europës dhe tentativa për ta mbushur me dokumenta kushtetuese dhe deklarime forma të Bills of Rights. Karta e të Drejtave Themelore të Qytetarëve Europianë e miratuar në Nicë në dhjetor të 2000 synonte që ta mbushte të paktën pjesërisht këtë deficit. Njohja e një spektri të gjerë të drejtash subjektive, theksohej, do t'i vendoste në plan të parë "qytetarët europianë" dhe do të reduktonte hiatusin ekzistues midis "shoqërisë civile" europiane, nga njëra anë, dhe, nga ana tjetër, një procesi integrimi që deri më tani është dominuar nga "pushtete absolute" të teknokracive ekonomiko - financiare dhe të burokracive administrative. Sipas këtij interpretimi, njohja e të drejtave themelore do t'u ofronte një bazë të re legjitimiteti institucioneve europiane, duke i impenjuar në një trajtim të barabartë dhe homogjen të shpresave të të gjithë qytetarëve, pa diskriminime etnike, kombëtare apo të llojit tjetër. Përveç kësaj, Karta mund të nënkuptohej si bërthama e identitetit politik të europianëve, emblema dalluese e qytetërimit të tyre. Pas Nicës do të mund të flitej për një "qytetari europiane" të mbështetur mbi të drejtat dhe jo vetëm mbi monedhën e përbashkët (apo mbi Bankën Qendrore Europiane). Më në përgjithësi, përsa i përkiste profilit institucional, ishte theksuar se miratimi i Kartës së të Drejtave Themelore përfaqësonte një hap vendimtar - një etapë e pakthyeshme - drejt Kushtetutës së Europës së Bashkuar. Kushtetuta do t'u ofronte qytetarëve europianë mundësinë për t'u ndjerë të përfaqësuar dhe të qeverisur nga institucione unitare, të thjeshtuara dhe transparente - të modeluara sipas skemës të shtetit të së drejtës - të tilla sa t'u sigurojnë qytetarëve të Europës një standard uniform qytetërimi, demokracie dhe mbrojtjeje të të drejtave individuale". Siç e dinë të gjithë, gjërat kanë ecur në mënyrë krejtësisht të ndryshme, duke konfirmuar rezervat klasikisht të shprehura nga autorë si, veç të tjerëve, Dieter Grimm e Joseph Weiler. Këto rezerva për një aspekt nënvizojnë mungesën e një "shoqërie civile" europiane dhe për një tjetër shprehin dyshime rreth mundësisë që lindja e një "shoqërie civile" të stimulohet nga proteza institucionale më të forta dhe nga një sufiçit normatizimi kushtetues. Ajo që e bën një popull të vetëdijshëm për identitetin janë thelbësisht mjetet e komunikimit ato që i ushqejnë një opinion publik unitary dhe u japin jetë kushteve të caktuara, një vetëdijeje dhe ndershmërie demokratike. Në Europë mungojnë të gjitha premisat që të mund të fillojë një proces i këtij lloji: mungon një gjuhë e përbashkët, mungojnë editorë, stacione radiofonike dhe televizive europiane, mungojnë lëvizje, shoqata civile, sindikata, parti politike në shkallë europiane. Veç të tjerash, mund të theksohet se një listim formal i të drejtave është thelbësisht një alibi për të mos bërë atë që në fakt do të ishte vërtet e nevojshme të bëhej: një politikë europiane të të drejtave themelore. Në vend që të shtohen listat e të drejtave apo t'u shtohen të drejta të reja listave tashmë ekzistuese, Bashkimi Europian do të kishte nevojë për agjenci, programe veprimi dhe financime në gjendje që t'i bënin efektive. Në sfond mbetet i hapur problemi i madh i sovranitetit të Europës së Bashkuar, i autonomisë së saj kundrejt Shteteve të Bashkuara dhe ka të ngjarë që kjo të jetë një prej kushteve themelore që ndjenjat e përkatësisë dhe të solidaritetit të rimarrin energjinë në Europë.
-Të godet në këtë pasazh historik protagonizmi i ri publik i feve. Nga ku të fillohet për të ripërpunuar një koncept modernizmi dhe laiciteti në lartësinë e një shoqërie multikulturore, por që nuk mohon lirinë fetare?
Modernizimi është imperativi kategorik i kohës tonë, pasojë normative e proceseve të globalizimit. Modernizimi dhe globalizimi tentojnë që t'i heqin traditat ose, më së paku, t'i injorojnë, duke i braktisur në fatin e tyre të veçantë, si gjë e kotë pastërtisht folklorike. Por traditat nuk vijnë deri tek ne nga e kaluara thjesht për inerci kulturore: janë një shpikje e së tashmes që kërkon një përpunim kulturor të vazhdueshëm. Mund të thuhet se, proceset identitare kolektive ushqejnë pikërisht këtë ripërpunim të gjallë të traditës, të këtij ndërveprimi permanent midis traditës dhe modernizmit. Rrjedha shekullarizuese e modernizimit nuk duhet të nënkuptojë refuzimin e rrënjëve kulturore të popujve, rrënjë kulturore që në pjesën më të madhe janë fetare. Lidhjet e përkatësisë civile dhe politike janë fuqimisht të influencuara nga ikonografitë fetare, aq të pasura me sugjestione antropologjike, motivacione dhe mbështetjes normative të ekzistencës individuale. Braktisja e etnocentrizmit fetar - braktisje e nevojshme për të tejkaluar despotizmin totalitar të mendimit dogmatik - kërkon që secili nga ana e tij të përpiqet për ta kapur anën e errët dhe agresive të kulturës së vet, që nxjerr lakuriq iluzionet e rrezikshme të universalizimit të vet fisnik. Dialogu ndërkulturor kërkon një kritikë të aspekteve dogmatike të feve të lashta, të pretendimit të tyre për të rregulluar në mënyrë autoritare çdo aspekt të jetës. Por, nëse kjo kërkon nga ana e secilit besimtar një qëndrim kritik e të hapur ndaj dialogut me fetë e tjera, nuk imponon mohimin e rrënjëve fetare të secilit popull. Dhe në planin e organizimit publik, modernizmi nuk ka sesi të mos nënkuptojë një shkallë të caktuar diferencimi midis nënsistemeve parësore të sistemit social, duke filluar nga diferencimi midis sistemit fetar dhe sistemit politik. Kjo vlen parasëgjithash për vendet europiane që lagen nga Mesdheu, ku kisha katolike romane - një organizatë hierarkike dhe autoritare, që në brendësi të saj diskriminon rëndshëm gjininë femërore - tenton që të imponojë dogmat e saj edhe me mjete politike e juridike: nga etika seksuale tek konceptimi i familjes, tek shkolla, tek bioetika. Kjo vlen edhe për shtetin e Izraelit, i cili është një shtet sionist dhe konfesional. Vlen edhe për teologjitë islamike që influencojnë pakashumë intensivisht kulturat arabe. Duke u arratisur nga universalizmat etike dhe nga dogmatizmat fetare, modernizmi duhet të frymëzohet nga një "pluriversalizëm" etiko - fetar tolerant dhe përfshirës. Universalizmi i ndan njerëzit, sepse mohon diversitetin dhe kompleksitetin në momentin në të cilin aspiron për consensus universal. Monizimi, filozofik apo teistik, tenton prej natyrës së tij nga fondamentalizmi: në zemrën e zemrës së tij kanë fole intoleranca, racizmi, kolonializmi kulturor, sindroma misionare. Por, ja një pikë shumë e rëndësishme - nuk janë vetëm fondamentalistët fetarë arkaikë me të cilët të ndeshesh. Është edhe fondamentalizimi i modernizmit: është fondamentalizimi i atyre elitave politike dhe kulturore që jashtë rrethit të modernizmit perëndimor shikojnë vetëm barbari, obskurantizëm, shtypje dhe dhunë. Ka në botën perëndimore një fondamentalizëm blerës dhe konsumist, të dominuar nga konkurrenca, nga efikasiteti produktiv dhe nga shpejtësia. Është një botë pa masë dhe pa bukuri, në të cilën zhvillimi i ekonomisë dhe i teknikës nuk has asnjë rezistencë, pasi elementi i vetëm i shenjtë është dominimi i njeriut ndaj natyrës. Dhe kjo e fundit - mjedisi i jetës tonë të përditshme - shkatërrohet dhe helmohet në mënyrë të frikshme. Ky është një prej aspekteve më dramatike të globalizimit - një fondamentalizëm të të drejtave të njeriut dhe të demokracisë. Në emër të këtij universalizmi humanitar, Perëndimi ka nisur luftëra në Ballkan, në Afganistan, në Irak.
-Përballë sfidave dhe problemeve të reja që vendos përpara botës globale, a janë thirrur sipas jush kultura dhe, më në veçanti, refleksioni filozofik të luajnë një rol orientimi dhe kritike?
Opinioni im është se në kontekstin e proceseve të globalizimit detyra e parë e kulturës dhe e refleksionit filozofik perëndimor është ai i nisjes së një dialogu të barabartë me qytetërimet e tjera e mëdha të planetit, në mënyrë krejtësisht të veçantë me kulturën arabo - islamike dhe me atë kinezo - konfuciane. Në Perëndim është përhapur një ndjenjë superioriteti ndaj kulturave të "ndryshme", në veçanti ato autoktone, afrikane dhe amerikane, qysh nga kohërat e zbulimit të "Botës së Re" dhe nga lundrimi përreth Afrikës. Ka edhe një qëndrim arrogant dhe nganjëherë sfidues sidomos ndaj botës islamike dhe kulturave të Azisë Lindore. Shumë i rëndësishëm lidhur me këtë temë është libri Orientalism i Edward Said dhe po aq të rëndësishme janë kërkimet e Subaltern Studies, që kanë treguar varësinë e kulturave indiane nga kategoritë filozofike dhe epistemologjike të fuqisë pushtuese, Anglisë perandorake. E famshme është thënia, e marra nga Carl Schmitt, Caesar dominus et supra grammaticam. Ndaj botës arabo - islamike në Europë, falë sidomos influencës së kishës katolike, ka ekzistuar gjithmonë një antipati e fortë, jo vetëm fetare. Konfliktet shekullorë që kanë përgjakur Mesdheun - nga kryqëzatat tek ripushtimi spanjoll që ka fshirë kulturën e jashtëzakonshme dhe tolerante arabe nga Andaluzia - sot ia kanë lënë vendin një lloj muri injorance dhe heshtjeje. Në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara praktikisht injorohen qytetërimi, kultura, vlerat dhe parimet e botës islamike. Raportet e vetme të rëndësishme midis Perëndimit dhe botës islamike përcaktohen nga çështja e kontrollit të burimeve energjitike - në veçanti nafta dhe gazet e djegshëm - që përqendrohen në Gjirin Persik, në zonën kaspikase dhe transkaspikase. Fenomeni i terrorizimit lind si nga heshtja kulturore, ashtu dhe nga agresioni dhe pushtimi territorial i vendeve arabo - islamike nga ana e ushtrive perëndimore, sidomos amerikane. Në një libër të kohëve të fundit, të titulluar Dying to Win, Robert Pape ka treguar se terrorizmi i markës islamike, në veçanti ai vetëvrasës, nuk është fryt i fanatizmit fetar: është në pjesën më të madhe përgjigja racionale dhe strategjike e një populli të sulmuar që kërkon të çlirohet nga pushtimi ushtarak dhe nga presioni kulturor i një fuqie të huaj.
-Si zhvillohen studimet mbi të drejtat e njeriut në kulturat lindore? Ka hapësirë për mendimin perëndimor?
Sot, në botën islamike ka një vëmendje në rritje ndaj kulturës politike perëndimore, siç e provon letërsia e gjerë, sidomos euro - islamike: mendoj këtu për veprat e Fatema Mernissi, Muhammad al-Jabiri, Abdullah Ahmad An-Na'im, Soheib Bencheikh, Tariq Ramadan, Yadh Ben Achour. E provojnë edhe dokumentat e shumta të "Deklaratës së të Drejtave" islamike, nga Deklarata Islamike Universale e të Drejtave të Njeriut, e vitit 1981, tek Deklarata e të Drejtave në islam e adoptuar nga Organizata e Konferencës Islamike e vitit 1990, tek Karta Arabe e të Drejtave të Njeriut e vitit 1994. Mbi domethënien dhe shtrirjen brenda në botën islamike e këtyre dokumentave është një zhvillim, një debat i madh dhe i ndezur. Edhe në kulturën kineze po përhapet një interes në rritje ndaj çështjes së mbrojtjes të të drejtave individuale dhe të rëndësisë të së drejtës në administratën publike dhe në raportet ndërpersonale. E rëndësishme në këtë kuptim është Kushtetuta kineze, ajo e vitit 1982, shumë herë e amenduar. Neni i 13-të i amendamentit të fundit kushtetues, atij të vitit 1999, përcakton parimin e "qeverisjes së vendit sipas të drejtës". Kjo nënkupton një impenjim formal të Partisë Komuniste Kineze në adoptimin e parimit të "qeverisjes së ligjit" në Republikën Popullore Kineze. Qëndrimi i autoriteteve kineze është gjithsesi tejet i matur në adoptimin e modeleve politike e juridike perëndimorë, duke rivendikuar diferencat e traditës së vet politike mijëvjeçare, duke ndjekur pjesërisht tezat e idhtarëve të autonomisë së Asian values, që ka zënë vend në zonën e Paqësorit, duke filluar nga Singapori dhe nga Malajzia. Polemika lidhur me këto tema është shumë e gjallë dhe e hapur, duke filluar nga Deklarata e Bangkokut e vitit 1993. Në Kinë një seri të drejtash subjektive të ruajtura në Perëndim (nganjëherë me përjashtime të rënda, si dënimi me vdekje në Shtetet e Bashkuara), nuk është kushtetueshmërisht e pranuar. Një arsye më shumë për ta ushqyer dialogun dhe jo për ta mbytur atë.
Përgatiti
ARMIN TIRANA

Komploti amerikan i veteranëve të luftës


Bëhet fjalë për komplotin më të madh të historisë së Shteteve të Bashkuara, një komplot i disa bankierëve milionerë për rrëmbimin e qeverisë amerikane dhe themelimin e një diktature fashiste

Shumë pak amerikanë e njohin këtë histori. Bëhet fjalë për komplotin më të madh të historisë së Shteteve të Bashkuara, një komplot i disa bankierëve milionerë dhe industrialistëve, të cilët nxorrën konspiracionin e rrëmbimit të qeverisë amerikane dhe themelimit të një diktature fashiste gjatë periudhës së Depresionit të Madh. Sipas gazetarit të asaj kohe, John L. Spivak, ishte "plani më fantastik i historisë amerikane".
Studimi i kryer nga Spivak në vitin 1967 "Një burrë në kohën e tij", vazhdon edhe në ditët e sotme të vërtetojë me bindje të plotë faktin se: "Ajo çfarë fshihej në atë komplot legjendar është mbështjellë me një qefin heshtjeje, e cila nuk është thyer ende as sot e kësaj dite. Kaloi një gjeneratë e tërë dhe ata që janë ende gjallë dhe njohin mirë të gjitha faktet e kanë ruajtur me aq fanatizëm sekretin e tyre, saqë ky konspiracion nuk ka arritur të bëhet as një shënim në fund të faqes së historisë amerikane."
Edhe pse një komitet kongresi i ka konfirmuar këto aludime, të dhënat e gjetura janë fundosur thellë në fund të një deti me rërë. Nuk është aspak çudi! Komplotistët kanë qenë të gjithë emra të rëndësishëm, financierë "Made in USA" të perandorive tregtare më të fuqishme si Morgan dhe Du Pont, që në të njëjtën kohë kanë qenë kundërshtarë të flaktë të planit "New Deal" të Franklin Delano Roosevelt dhe simpatisë së presidentit kundrejt punës së organizuar.
Ndoshta të gjithë amerikanët do ta njihnin mirë përmbajtjen e këtij komploti, madje ndoshta do të festonin edhe festën kombëtare "Dita e Presidentit Duçe" nëse nuk do të ishte për një burrë shtarak patriot, Gjeneralin Smedley Darlington Butler. Gjatë verës së vitit 1933, komplotistët e puçit iu afruan Butlerit, komandanti i dalë në pension i Marinës së Shteteve të Bashkuara dhe një hero kombëtar i përzemërt i njohur si "luftëtari mik". Ata i ofruan atij detyrën e transformimit të grupit të Legjionit të veteranëve amerikanë në një ushtri plaçkitëse prej 500.000 ushtarësh, të cilët do të realizonin puçin amerikan.
Fatkeqësisht për fashizmin, apelimi i Butlerit rezultoi të ishte edhe rrëzimi i planit konspirativ. Puçistët më duket e kishin zgjedhur ish-gjeneralin si zbatuesin e planit të tyre për shkak të popullaritetit dhe autoritetit të madh që gëzonte në radhët e ushtrisë amerikane, por ishin pikërisht bindjet e tij antielitiste dhe reputacioni i madh për ndershmëri ato që e kishin bërë më të preferuarin për popullin. Shkurtimisht, komplotistët nuk mund të kishin zgjedhur dot një kandidat më të papërshtatshëm dhe më të bindur për të refuzuar një mësymje fashiste. Me një mendjemprehtësi të admirueshme, Butler vendosi të luante rolin duke u shtirur si i interesuar për planin në mënyrë që t'i nxirrte komplotistët të zbuluar dhe të ekspozonte planin e tyre përpara kongresit.
Siç i tha edhe Komitetit të Shtëpisë së Përfaqësuesve, McCormack-Dickstein, i cili ishte duke investiguar aktivitetet naziste dhe komuniste në Amerikë, Butler është afruar në fillim nga Gerald G. MacGuire, një tregtar i suksesshëm dhe ish-kryetar i "Connecticut American Legion". Siç e ka përshkruar edhe gazetari Spivak, "MacGuire ishte një njeri kokëfortë i drejtuar nga tre mendje të ndryshme".
Sipas ish-gjeneralit, MacGuire i shpjegoi Butlerit "se çfarë do të thonte të planifikoje dhe të organizoje një komplot kundër qeverisë edhe me anë të forcës nëse do të lindte nevoja". macGuire, tha Butler, tha se kishte udhëtuar nëpër të gjithë Europën për të studiuar rolin që kishin luajtur grupet e veteranëve në fuqizimin e Italisë fashiste të Musolinit, Gjermanisë naziste të Hitlerit dhe qeverinë franceze. Ai kishte thënë publikisht se "Kryqi i Flaktë" i Francës ishte "një organizatë e ushtarëve të jashtëzakonshëm" me një influencë politike shumë të madhe. Më pas, ky burrë i cili mbante një pjatë të argjendtë në kafkën e tij për shkak të një plage lufte që kishte marrë në kokë, deklaroi se ideja ishte që të krijohej një organizatë e atij lloji edhe në Amerikë pasi struktura politike kishte nevojë të ndryshohej.
Sipas Butler-it, MacGuire u shpreh në këtë mënyrë për komplotin: "Nuk të ka shkuar ndonjëherë ndërmend që presidenti është tejmase i ngarkuar me punë? Mund të krijojmë një asistent president, dikush që të mbajë mbi supe të gjithë fajin". Ai e quante zyrtarin e super kabinetit të tij të ri një "sekretar i punëve të përgjithshme" dhe për më tepër tha: "Ti e di mirë që populli amerikan do ta hajë këtë. Ne kemi gazetat. Do të nisim një fushatë gjigante se shëndeti i presidentit po përkeqësohet. Çdokush do ta besojë këtë gjë vetëm duke e parë se sa i lodhur është presidenti dhe populli budalla amerikan do ta miratojnë këtë strukturë të re brenda sekondave…" Edhe pse MacGuire i ka mohuar fuqimisht deklaratat e Butlerit kur po dëshmonte në gjyq, për të konfirmuar dëshminë e këtij të fundit mjaftuan vetëm fjalët e një reporteri nga Filadelfia, Paul Comly French. Butleri i kishte kërkuar Frenchit që të investigonte komplotin e MacGuire-it dhe të zbulonte se për çfarë dreqin bëhej fjalë.
Pas një bisede me Butler-in, MacGuire ra dakord të takohej me French. French dëshmoi se MacGuire i kish thënë atij se, "Ne kemi nevojë për një qeveri fashiste në vend, në mënyrë që të shpëtojë kombin nga komunistët, të cilët duan të shkatërrojnë gjithçka ne kemi bërë për Amerikën. Personat e vetëm të cilët kanë patriotizmin e duhur janë ushtarët dhe Smedley Butter është lideri ideal. Ai mund të organizojë dhe të mbledhë njëmijë persona brenda natës".
French vazhdoi se MacGuire "ishte nxehur tejmase më pas dhe kish thënë se: "Ne mund të vazhdojmë me Ruzvelt-in dhe më pas të bëjmë me të atë çfarë bëri Musolini me Mbretin e Italisë. Nëse Ruzvelti luajti futboll, French e përmblodhi 'shtohuni' dhe nëse ai nuk e bënte këtë gjë ata do ta nxirrnin jashtë loje".
Sipas French-it, MacGuire anulloi emra në mënyrë që të jepte përshtypjen se oficerët e Ushtrisë Amerikane ishin të përfshirë në komplot.
Në mënyrë që të impresiononte Butleri-in, MacGuire shpalosi një libër bankar ku ishin të regjistruara depozitat e më shumë se 100.000$ të gatshme për të paguar "shpenzimet". Më pas ai shfletoi një bllok me tetëmbëdhjetë fatura 1.000$ dhe mburrej me miqtë, të cilët ishin të aftë të nxirrnin akoma më shumë para.
Një nga këta miqtë ishte Robert Sterling Clark, një bankier i famshëm i Wall Street. Sipas dëshmisë se Butler-it, Clark deklaroi se kishte shpenzuar gjysmën e 60 milionë USD në mënyrë që të shpëtonte gjysmën tjetër. Pasi ishin listuar një sërë faktesh dhe të dhënash rreth komplotit të madh, raporti mbyllej me këto fjalë: Në javët e fundit të jetës së komitetit, ne morën të dhëna të qarta që tregonin se disa persona të caktuar kishin tentuar të themelonin një organizatë fashiste në këtë vend…
Nuk ka asnjë dyshim se kjo tentativë është diskutuar, planifikuar dhe mund të ishte kthyer në realitet nëse do të ishin pjekur të gjitha kushtet.
MacGuire i mohoi të gjitha akuzat e Butlerit në dëshminë e tij, por komiteti arriti të verifikonte të gjitha deklaratat e bëra nga gjenerali Butler përveç deklaratës direkte, e cila tregonte se si ishte krijuar organizata. Në të njëjtën kohë, këto të dhëna janë verifikuar edhe në korrespondencën e MacGuire me shefin e tij Robert Sterling Clark nga qyteti i New Yorkut në kohën kur MacGuire ishte jashtë shtetit duke studiuar rolet e ndryshme të organizatave veterane të karakterit fashist.
Fatkeqësisht, ashtu siç ndodh në këtë raste, kur u zbulua më në fund e gjithë e vërteta, u trajtua si një lajm i vjetër i gazetave të djeshme, më keq akoma, si një modë e vitit të kaluar, e cila përfundoi me tërheqjen publike të të gjitha akuzave nga ana e komitetit. Studimi i detajuar i Spivak u shfaq si një publikim i vogël i krahut të majtë, duke kaluar pa u vënë re. Në fund të fundit edhe gazeta "Time", të cilën kurrsesi nuk mund ta cilësosh si një antagoniste e industralistëve të krahut të djathtë, i kishte tallur e përqeshur të gjitha akuzat sikur të ishin shaka.
"Luftëtari Mik" shkoi për të denoncuar publikisht fshirjen e pikave kyçe të dëshmisë së tij nga komiteti, por tashmë ishte tepër vonë. Historia tashmë ishte shkruar "ashtu siç duhej."
Si përfundim, dështimi i planit fashist i dedikohet Butlerit po aq sa i dedikohet edhe arrogancës që kanë të pasurit. Duke mos patur një fuqi të kalibrit të Musolinit, por duke notuar në para të mjaftueshme për ta blerë një të tillë, elita amerikane e fashistëve dërguan "burrin me pjatë argjendi në kokë" për të ndërtuar një strukturë qeveritare më të mirë. Sigurisht që plani shkoi keq e më keq kur në një moment idiotësie të pafund, ata vendosën të blinin një diktator që fatmirësisht qëlloi të ishte një demokrat i flaktë.
Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI

E vërteta e fshehtë e Italisë që njohim



Italia nuk është përkeqësuar, ka qënë e keqe që në fillim
Ndërhyrje humanitare - Kur Londra dhe Parisi (domethënë Lordi Palmerston dhe Napoleoni i III-të) vendosën që të mbështesnin Savojat në pushtimin e principatave italiane, gazetat evropiane u mbushën me përshkrime të tmerrshme lidhur me keqqeverisjen e shtetit të Kishës dhe të Mbretërisë së dy Siçilive: këta popuj "rënkonin" në mjerim, në prapambetje, nën një represion reaksionar mizor regjimesh idioteske dhe mizore. Aq sa kërkohej "një ndërhyrje ndërkombëtare" për t'u dhënë fund qeverive "kundër interesave të popullsisë".
Shtypi masonik italian i mori me kënaqësi lajmet e egra të diktuara nga jashtë. Me 9 mars të 1857, "Il Corriere Mercantile di Genova", konfirmoi se në burgjet burbone përdorej "kufja e heshtjes", një pajisje torture e aplikuar në fytyrën e të burgosurve për t'i penguar ata që të flisnin. E kotë të thuash se ky objekt ishte i panjohur në Napoli. Në të vërtetë - si rrëfen Christophe Moreau, një ekspert francez i ngarkuar nga qeveria e tij për të studiuar sistemin britanik të burgjeve - ishte në përdorim në burgjet angleze: "... Një instrument i përbërë nga kapëse të ndryshme hekuri që kapin kokën e fajtorit dhe përfundon poshtë me një gjuhë të hekurt të lakuar që futet në gojë deri në qiellzë".
U shkruajt se, Vatikani i dënonte fajtorët me kamxhik. Praktikisht, kishte 5 apo 6 të fshikulluar në vit. Në Britaninë e Madhe, macja me 9 bishta ishte një sistem korrent ndëshkimi i aplikuar nga gjykatat në 700 - 800 raste në vit dhe përdorej normalisht pa kurrfarë procesi kundër marinarëve të anijeve të luftës.
Sipas shkrimeve, në Jug gëlonin dënimet kapitale pa kontroll. Në realitet, pas "revolucionit" të dështuar të 1848, gjykatat napolitane u dhanë revolucionarëve mazzinianë dhe profrancezë 42 dënime me vdekje. Mbreti Ferdinandi i II-të i ndryshoi të gjitha, nuk u krye asnjë ekzekutim. Në mbretërinë civile të Sardenjës, model i gazetave evropiane, më 26 mars 1856 deputeti Brofferio i së majtës u ngrit kundër numrit të tepruar të ekzekutimeve kapitale të marra kur qeveria piemonteze është bërë "konstitucionale dhe liberale": 113 ekzekutime midis viteve 1851 dhe 1855, ndërsa qeveria absolutiste e mëparshme (1840 - 1844) kishte ekzekutuar vetëm 39. Mbretëria savojase konstitucionale dënonte me vdekje 8 herë më shumë se Franca, u ankua Brofferio.
Shërbëtorë të Londrës - "Vendet (europiane) i njihnin Italisë të drejtën e të ekzistuarit si komb përsa i besonin detyrës shumë të lartë për t'i çliruar nga zgjedha e Romës katolike (...)": kështu shprehej Buletini i Lindjes së Madhe Italiane në vitin 1865. Për ta kënaqur regjimin anglikan dhe për t'i siguruar mbështetjen, Cavour mbylli urdhrat fetarë dhe konfiskoi pronat ekleziaste në krahinën Piemonte (gazeta "Times" i thuri himne këtij veprimi). Superfuqia e epokës - Mbretëresha Victoria - formon një "coalition of the willing" në vitin 1854 për të luftuar Carin në Krime, me qëllim që t'i pengojë Rusisë eksesin në Bosfor: Cavour dërgon 15000 ushtarë piemontezë në Krime, me qëllim që t'i bëjë qejfin Mbretëreshës Victoria. Do të vdesin 5000, një e treta e efektivave, në ato luftëra në të cilat Pimenonte nuk kishte asnjë interes. Për ta paguar këtë luftë të largët, Cavour lidh një kontratë huaje me financën britanike, të cilën Mbretëria e Italisë do ta shlyejë vetëm më 1902.
Cavour, shkruan Angela Pellicciari, ishte plotësisht i ndërgjegjshëm se "Italia nuk ndërtohet me mbështetjen e popullsisë italiane, por me mbështetjen ndërkombëtare të qeverive liberale, kundra fesë (...) së mazhorancës dërrmuese të popullsisë".
Deficit publik i jashtëzakonshëm- Cavour pranon në Dhomën subalpine me 1 korrik 1850: "E di sa të tjerët se, duke vazhduar në rrugën që kemi ndjekur prej dy vjetësh me shpejtësi do të shkonim drejt falimentimit dhe, duke vazhduar t'i rrisim barrat, pas shumë pak vjetësh do të jemi në pamundësinë për të marrë hua të tjera dhe të kënaqim të moshuarit".
Borxhe të reja për të paguar borxhet e vjetra: është këtu që fillon Italia që njohim. Në 34 vitet që shkojnë nga rënia e Napoleonit të III-të më 1848, pavarësisht dëmeve të pushtimit francez, Mbretëria e Sardenjës akumuloi 134 milionë borxhe. Vetëm në 12 vitet e qeverisë Cavour, nga 1848 deri më 1860, borxhi publik shkon përtej 1 miliardëshit (Shteti i Kishës dhe Mbretëria e Napolit kanë aktive të lehta bilanci). Natyrisht, kontribuesit piemontezë u shtypën nga taksimi më i rëndë i Italisë. Piemonte kishte akumuluar 1 miliard lireta borxh, të barabarta me 200 miliard euro të sotme. Falimentimi i shtetit ishte i afërt, në pikën që vetëm lufta ndaj Austrisë (dhe pushtimi i principatave italiane) mund të japë një shpresë për të dalë prej krizës. E pranon Pier Carlo Boggio, deputet cavourian në vitin 1859: "Çdo vit bilanci i Piemontes mbyllet me një rritje të pasivit... Vetëm ushtria thith një të tretën e të gjitha hyrjeve... Piemonte do ta rriste me 500 milion borxhin publik të saj... Piemonte falsifikoi bazat normale të bilancit pasiv të tij. Ja pra udhëkryqi: o lufta, o falimentimi. Politika e Piemontes në këto vite do të quhet e mençur, bujare dhe e fortë, ose e pakujdesshme, impulsive apo aventureske, nëse do të kemi luftë apo paqe". Fituan dhe vetëm në bankat e Burbonëve gjetën (dhe morën) ekuivalentin e 1500 miliard eurove.
Miliarderë shtetërorë- Camillo Benso Konti i Cavour imponoi liberalizimin absolut ndaj modelit anglez. Nga ana e tij, ishte aksionisti më i madh i "Shoqërisë Anonime të Mullinjve anglo - amerikanë" (siç) të Collegno, enti privat më i madh drithor i gadishullit. Në vitin 1853, me të korrat e pakta dhe urinë që gëlon midis shtresave popullore, ndërsa principatat "reaksionare" ndalojnë eksportimin e drithërave për të ushqyer popullsitë e tyre, Piemonte e lejon, kështu që prodhuesit vendas realizojnë fitime të mëdha nga eksportimet e produktit të shtrenjtuar. Për këtë arsye ndodhin trazira përpara banesës së Cavour, të shtypura nga policia dhe nga ushtria me të shtëna.
Tashmë i përmenduri Angelo Brofferio, deputet i së majtës, akuzon: "Nën qeverinë e Kontit Cavour trashen në mënyrë të paligjshme monopolistët, magazinierët, hajdutët, spekulatorët, ndërsa lëngon dhe vuan tërësia e qytetarëve nën peshë e taksave dhe të tatimeve". Deputeti nënvizon konfliktin e interesit: "Konti Cavour është magazinier i grurit dhe i miellit...".
Cavour posedonte edhe një pronë në Leri: 900 hektarë që i përkasin abacisë së Lucedio, të blera nga babai i tij Michele me shumën 2 lireta gjatë konfiskimit të parë të pronave kishtare, domethënë nën pushtimin napoleonian.
Kasta - E "çliruar" Toscana me "kryengritje spontane", masonët vendas në pritje të trupave savojase vendosin një qeveri provizore, një diktaturë "popullore". E kryeson Baroni fiorentin Bettino Ricasoli. Vetë Cavour do t'i thotë për të Mbretit Vittorio Emanuele: Ricasoli "e qeveriste Toscana tamam si një pasha turk, duke mos e çarë kokën as për ligje, as për ligjishmërinë". Brofferio saktëson: "Llogaritë e qeverise toscane (sapo ishte përmbysur) parashikonin për vitin 1859 një aktiv prej 85000 liretash. Në arkat kishte 6 milion lireta në kesh. Qeveria e re e mbyllte 1859 me një pasiv prej 14 milion e 168 mijë liretash". Në më pak se një vit, e masakruar më shumë se dyfishi i asaj që diktatori gjeti në arkë. Si? Akoma Brofferio: "Thesari shtetëror ishte masakruar për të kënaqur babëzinë e favoritëve të rinj; lukse kalecësh dhe spiunësh në pafundësi; përzënie, arrestime, bastisje; garda kombëtare e vënë në shërbim të policisë dhe jo të mbrojtjes kombëtare. Asnjë liri personi, shtypi, banimi; çdo shoqatë e ndaluar; njerëz pa fe dhe pa karakter të nderuar...". Qenë tashmë të rekomanduarit.
Shërbime të devijuara - Një pafundësi sheshesh dhe rrugësh të Italisë i janë kushtuar Ricasoli, Cavour, Carlo Farini, Mazzini, Daniele Manin ("diktator" provizor i Venezia, allaRicasoli), të Niccolò Tommaseo dhe të terroristëve të tjerë. Në këtë listë etërish të adhuruar të Rilindjes mungon dukshëm një hero shumë aktiv: Filippo Curletti, funksionar i policisë politike (Digos-i i ardhshëm), i përkëdheluri i Cavour dhe instrumenti i tij. I ngarkuar prej tij, Curletti organizoi në mënyrë të palodhur kryengritje popullore spontane në principatat italiane, ku Vittorio Emanuele të mund të thoshte se "nuk ishte i pandjeshëm ndaj thirrjes së dhimbjes" që ngrihej nga italianët e shtypur nga obskurantizmi dhe të justifikonte ndërhyrjen e ushtrisë piemonteze. Curletti organizoi kryengritje në Ancona, Perugia, Fano, Senigallia, duke rekrutuar për to kriminelë të rëndomtë dhe të arratisur nga burgu. Si ia arrinte? U zbulua vetëm pas vdekjes së Cavour, kur Curletti e humbi mbrojtësin e tij dhe u procedua. Origjina e procesit qe një i penduar - i penduari i parë i historisë italiane - Vincenzo Cibolla, kreu i "bandës së Cocca", një bandë kriminelësh që terrorizoi Torinon në vitet Pesëdhjetë. I kapur, Cibolla zbulon se informatori i parë i bandës, pse jo dhe ortaku i ndarjes së plaçkës dhe rrëmbimeve, ishte funksionari i policisë Curletti. Banda e Cocca ishte prototipi i Banda della Magliana apo i grupeve mafioze, që shpesh u kanë dhënë një dorë me atentate dhe vrasje shërbimeve sekrete të devijuara (të ashtuquajtura) në strategjinë e tensionit. I dënuar me 20 vjet në mungesë (ishte arratisur në Zvicër), Curletti boton një memorial të tijin të bujshëm. Duke treguar sesi Farini, në atë kohë diktatori provizor i Parma, i kërkoi që të organizojë masakrën e Kolonelit Anviti (ish-kreu i policisë të Maria Luizës), si linçim "popullor". "Ne nuk mund ta prekim pa shkaktuar bujë. - i thotë Farini Curletti. - Do të duhej mjeshtëri që popullsia ta përkrahte aferën. Ju më keni kuptuar. Besoj se më keni kuptuar". Curletti vëren: "Unë u nisa dhe dihet ajo që ndodhi".
Koloneli Anviti, i njohur nga "populli", u tërhoq zvarrë, midis shkelmave, thikave dhe këngëve patriotike, "në Caffè degli Svizzeri" në Parma, ku "u vendos sipër një tavoline dhe ju pre koka, ndërkohë që nuk ishte shuar akoma". "Me kokën e përgjakur është dashur të pihet një filxhan kafe, i është vendosur një cigare në gojë dhe në këtë mënyrë u dërgua në kolonën që ngrihet mbi një prej kuadrateve të sheshit tonë të madh", shkroi gazeta "La Civiltà Cattolica". Kufoma e shpërfytyruar u vëdallis nëpër rrugë për 4 orë.
Kush qenë patriotët që kryen këtë akt drejtësie popullore? "Nja 1000 të dënuar me kush të plakur në ves dhe të organizuar në krim", që diktatori Farini (baba i atdheut) "u nguc që të lironte nga kështjella e Castelfranco".
Ryshfete dhe tanxhente - Curletti është një prej pagatorëve që nën komandën e Admiralit Persano korruptuan me para oficerët e lartë të ushtrisë burbonase, me qëllim që të përgatisnin suksesin e "të Njëmijëve". Carlo Persano është një komandant detar shumë i keq (do të mundet në Lissa në vitin 1860 nga flota inferiore austriake), por një subversiv i shkëlqyer. Në gusht të 1860 i shkruan Cavour "Shkëlqesi, më është dashur të marr para të tjera. 20000 dukate Devincenzi-t, 2000 Konsullit Fasciotti, 4000 komitetit...". Në kompensim, thotë ai, "mund të mbështetemi tashmë në pjesën më të madhe të oficerëve të Marinës Mbretërore napolitane". Në fakt. Tetëqind "qelbanikë" (thotë Ippolito Nievo, që ishte njëri prej tyre) pushtojnë Palermo pa shkrepur një pushkë dhe penetrojnë në Mbretërinë e Napolit si thika në gjalpë. Massimo D'Azeglio i shkruan një nipi me 29 shtator 1860: "Kur shikohet një ushtri prej 100 mijë njerëzish e mundur me humbjen e 8 të vdekurve dhe 18 të plagosurve, kush do ta kuptojë, e kupton". Vetë Garibaldi thotë se, janë luftëtarët e tij patriotë me këmishë të kuqe: "të gjithë përgjithësisht me origjinë shumë të keqe dhe për më tepër hajdute... me rrënjë në llumin e dhunës e të krimit". Në fakt, qeveria garibaldine që ka zëvendësuar Mbretin e Napolit përshkruhet kështu nga Boggio: "Shpërdorimi i parasë publike është i pabesueshëm... shuma përrallore zhduken me shpejtësinë me të cilën u muarën nga arkat burbonase... Harxhohen miliona, ndërsa ushtarëve tuaj (i shkruan Boggi Garibaldi) u mohohet deri buka. Ushtarët, të privuar nga gjërat më të nevojshme, janë detyruar që t'i sigurojnë siç munden, nga këtu abuzimet, shpërdorimet, dhunat që irritojnë popullsitë".
Janë detyruar - Edhe kreu i Digos-it, Curletti, i dërguar në Napolin e çliruar, nënvizon: "E gjeta Napolin në rrëmujën më të pabesueshme. Ushtria gurgullonte me femra: Milady White dhe Admiralja Emilia i qenë heroinat. Netët kalonin në orgji. Garibaldi nuk ishte më i njohshëm; kur nuk kënaq maninë e tij të tepruar për popullaritet, duke u brohoritur nëpër rrugë, e kalonte kohën midis Milady dhe Alexandre Dumas...". Qysh atëhere, velina dhe putana, xhuxhë dhe balerina. Në qeverinë garibaldine, ministri Franceso Crispo kërcënon ministrin Cordova, duke i vënë pistoletën në gjoks. E kështu me radhë. Garibaldi tund kokën dhe ëndërron që të formojë një republikë mazziniane, duke tradhtuar Piemonte monarkist. Tashmë i përmenduri Boggio e fton që të ndërmjetësojë: nga kush i pati "topat dhe municionet e luftës? Po shumat e mëdha të parave? Pse, Gjeneral, hytë në Napoli pa e shkrepur një pushkë?".
Dhe i kujton se nuk është ai që ka vepruar në mënyrë të atillë që "krerët e trupave" t'i shpërndanin "trupat e tyre". Dhe Pietro Borreli, mason, do të shkruajë në "Deutsche Rundschau" në tetor të 1882: Garibaldi?: "Një nulitet intelektual. Anëtarët e dinë se i gjithë revolucioni në Siçili u bë nga Cavour, emisarët e të cilit, të veshur si tregtarë endacakë, përshkonin ishullin dhe blinin me peshë floriri personat më influentë". I njëjti aparat që propagandoi Garibaldin si heroin shumë të pastër të dy botëve, e përqeshte si nulitet e të paaftë dhe përhapte zërin se, nëqoftëse heroi biond e kish lënë krifën bionde të flokëve t'i mbulonte veshët, kjo ndodhte pse ia kishin prerë veshët në Amerikën e Jugut për një vjedhje kuajsh.
Kapitalistë pa kapital - Heroi e kuptoi muhabetin dhe shqiptoi "bindjen" e tij. Shkoi në Caprera, duke ia lënë Jugun, Vittorio Emanuele. Am,a jo përpara se t'ia kish dhënë tenderin e Hekurudhave Jugore, Augusto Adami dhe Adriano Lemmi, të dy financierë hebrenj nga Livorno, pse jo dhe kunetër, që kishin paguar pjesë të llogarive të Bjondit nga Nizza. Një konçension në të cilin shteti do të duhej të mbështeste të gjitha humbjet e menaxhimit. Deputeti Poerio tha në Parlament: një kontratë e tillë "e bllokon për shumë vjet të ardhmen e këtyre provincave (jugore), i vendos nën barrën e pamatshme të 650 milionë liretave dhe, veç të tjerave, i siguron arkës koncesionare fitimin neto prej 17 përqindësh pa e derdhur asnjë qindarkë të veten". Pikërisht, siç do të veprojnë Agnelli, Pirelli, Bastogi, kapitalistë të mbajtur me kapitalin e Mediobanca. Adriano Lemmi do të bëhet më pas Mjeshtër i Madh i Masonerisë, pse jo dhe padron i monopolit të duhanit.
Mashtrime elektorale - Pavarësisht revoltave që shpërthejnë kudo, pushkatimet dhe represionet shumë të egra, "popujt e Jugut" (dhe të Kishës) votojnë pasivisht për aneksimin Savojave në plebishitet që mbahen në territoret e sapopushtuara më 1860. Ata që votojnë janë pothuajse 3 milionë njerëz dhe 98 përqind është në favor të Vittorio Emanuele. Është një rezultat nga ato që sot i quajnë "bullgarë", bile savojas. Paksa e habitshme po të mendohet se një vit më pas, në zgjedhjet e para politike të Italisë së bashkuar të vitit 1861, ku e drejta e votës bazohet mbi censusin dhe mund të votojnë vetëm 2 përqind e shtetasve (domethënë 419938 meshkuj), praktikisht del në votime vetëm 57 përqind e atyre që kanë të drejtën e votës, domethënë 242000 individë. Mrekullinë e shpjegon akoma në memorialin e tij kreu i Digos-it, Curletti, hero i vërtetë i injoruar i Rilindjes: "Kishim marrë regjistrat e famullive për të formuar listat e votuesve. Përgatitëm të gjitha fletët e votimit (...) Një numër i vogël votuesish u paraqitën për të marrë pjesë, por, në momentin e mbylljes së kutive të votimit, i futëm fletët e votimit, natyrisht në kuptimin piemontez, të atyre që kishin abstenuar (...) Pastaj thonim që votimi kishte mbaruar (..). Për sa i përket Modena, mund t'ju flas me dijeninë e problemit, pasi gjithçka u bë para syve të mi dhe nën drejtimin tim. Gjërat nuk shkuan ndryshe në Parma e në Firenze". Duke mos pasur kontrollorë nga opozita (Cilët? Çdo opozitë ishte e jashtëligjshme), duke qenë të thirrur për të votuar për më tepër analfabetë dhe injorantë të metodës elektorale dhe, për pasojë, abstenues masivë, gjëja mundi të kalojë me lehtësi. Gazetat angleze i thurën himne triumfit të demokracisë.
Zgjedhje të pavlefshme - Nga ana tjetër, qysh në Piemonte në vitin 1857, Cavour kish treguar sesi i respektonte kutitë e votimit. Me sistemin e censusit, votuan atëhere vetëm 69470 qytetarë; 67 përqind e atyre që kishin të drejtë vote, që qenë 2.4 përqind e popullsisë. Pavarësisht kësaj, për shkak të imponimeve fiskale, të mjerimit dhe të pasigurisë (kriminalitet shumë i lartë) dhe borxhe publike shumë të mëdha, në atë votim të kryer vetëm me pasanikë, opozita (katolike) kaloi nga 20.4 përqind në 40.2 përqind. Qeveria Cavour rrezikon që të ndodhet përballë një opozite në kuptimin e vërtetë të fjalës dhe deri të rrëzimit. Zgjidhja është gjetur shpejt: kreu i qeverisë Camillo Benso anullon zgjedhjen e 22 deputetëve të opozitës. Votimi, i mbajtur me 23 dhjetor 1857, është shenja se "Partia klerikale po vepron në hije... për ta kthyer prapa shoqërinë, për të penguar zhvillimin e rregullt të qytetërimit modern". Faj i klerikëve, që në konfesionarët e tyre kanë nxitur të votohet kundër atdheut. Cavour: "Denoncohet përdorimi i mjeteve shpirtërore në luftën elektorale". Ky është motivacioni për të cilin zgjedhjet janë anulluar: abuzim me mjete shpirtërore.
Në pritje të gjykimit - Në dimrin 1862 - 63 Lordi Henry Lennox, një admirues i Rilindjes, vizitoi burgjet e Napolit nën qeverinë pimeonteze, të mbushura plot me rebelë ndaj regjimit. Referoi për këtë në Dhomën e Komuneve.
Lidhur me burgun Santa Maria: "... mendoja se të burgosurit qenë proceduar përpara se të dënoheshin; më vjen keq ta them, nuk ishte kështu. Një hungarez me emrin Blumenthal, francez influent, më tha se ndodhej prej 18 muajsh në qeli pa qenë as i proceduar, as i marrë në pyetje (...). Kur lashë qelinë e tij, të burgosur të tjerë u grumbulluan rreth meje dhe shoqëruesit tim, duke na pyetur në italisht: "Pse jemi në burg?Pse nuk na gjykojnë? (...). Drejtori m'u përgjigj se nuk dinte çfarë të thoshte: kishte nën mbikqyrjen e tij 83 njerëz asnjëherë të proceduar, nga të cilët rreth gjysma nuk u qenë nënshtruar as pyetjeve. Qenë të burgosur pa e ditur se për çfarë krimi qenë akuzuar (...). Shumë prej tyre qenë njerëz me pamje të mjerë, mezi flisnin, me flokë të thinjura, të mbështetur në paterica, fatkeqë të mjerë të dëshiruar që t'i përfundonin ditët e tyre në një azil".
Vizitë në burgun La Concordia: "...Qenë një peshkop katolik roman dhe dy priftërinj, të tërhequr zvarrë nga krevati një muaj më parë, dhe të destinuar që t'i kalojnë ditët e tyre në shoqërinë e kriminelëve të regjur (...). Një njeri ishte në burg prej 2 vjetësh, një plak afër të 70-ve, i kërrusur nga mosha dhe i detyruar me vaktet e burgut: një në ditë dhe vetëm ujë për të pirë".
Një burg në Salerno: "...Drejtori qe jashtëzakonisht i sjellshëm dhe, duke e ditur motivin e vizitës time, uroi që të mund të sillte ndonjë pasojë pozitive. Shtoi se ishte detyruar në atë moment të mbante 1359 të burgosur në një burg që mund ta mbante vetëm 650: një grumbullim i tillë kishte shkaktuar një epidemi tifoje që kish vrarë edhe një mjek e një gardian".
Vizitë në burgun Vicaria: "…Prej 1000 të burgosurve, 800 qenë të vendosur në 5 dhoma jo të ndara me dyer, por me zgara hekuri, kështu që efektet e nxjerra nga këta 800 njerëz qarkullonin lirisht nga njëri cep në tjetrin (...). Por le të kthehemi në oborrin e burgut. Për fakt, nuk ndodh shpesh të shikoj atë që kam parë, një spektakël që nuk do ta harroj kurrë... Sapo më parë, të burgosurit u vërsulën drejt meje me ulërima proteste dhe sharje, me sytë e etura për gjak dhe krahët e ngritura lart, duke kërkuar jo lirinë, por procesin; jo faljen, por një vendim (...). Kam biseduar me të burgosur në pritje të gjykimit që më thoshnin: "Sikur të mund të kishim ndonjë indikacion për vendimin që na pret, dëshpërimi ynë nuk do të ishte kaq i zi. Në fund të çdo rruge, për sa e vështirë, është e mundur të ndizet një shkëndijë shprese; kurse tani ka vetëm dëshpërim".
Holodmor jugor - Francezi Charles Garnier grumbulloi një numër të mirë shpalljesh të nxjerra nga komandantët piemontezë gjatë luftës ndaj banditizmit dhe të vendosura në vend. Nga shtabi qendror i tij në Teramo, Gjenerali Galatieri, qershor 1861: "Vij që të mbroj njerëzimin e të drejtën e pronësisë dhe të shfaros banditizmin. Kushdo që s'tregon një bandit do të pushkatohet pa dallim seksi, moshe, gjendjeje; spiunët do të pësojnë të njëjtin fat. Kushdo, që merret në pyetje, nuk bashkëpunon me forcat publike për të zbuluar pozicionet dhe lëvizjet e banditëve, do ta shikojë shtëpinë e tij të plaçkitur dhe të djegur".
Shpallje e Majorit Fumel, shkurt 1862: "...Njerëz që u japin strehim apo çdo mjet tjetër mbështetës banditëve, ose i shikojnë ose e dinë se ku kanë gjetur strehim dhe nuk informojnë për këtë autoritetet civile dhe ushtarake, do të pushkatohen menjëherë. Të gjithë kafshët do të duhen të çohen në magazinat qendrore me eskortën e duhur. Të gjitha kapanonet (e përdorura nga barinjtë, shënimi im.) duhet të digjen. Kështjellat dhe shtëpitë e fshatit e pabanuara duhet të zbulohen dhe hyrjet të murosen brenda 3 ditësh; pas skadimit të një afati të tillë, do të digjen pa dallim dhe kafshët pa ruajtjen e duhur do të vriten. Është e ndaluar që të dërgohet bukë apo ushqime të tjera jashtë territorit të komunës. Shkelësit do të konsiderohen bashkëpuntëorë të banditëve. Gjuetia ndalohet përkohësisht. I nënshkruari, duke pasur parasysh rrethanat, nuk ka ndërmend të njohë më shumë se dy rreshtime: pro dhe kundër banditëve! Kështu që do ta klasifikojë midis të parëve indiferentët dhe kundër tyre do të adoptojë masa energjike, pasi në kohë emergjence neutraliteti është krim. Ushtarët e hallakatur që nuk do të paraqiten brenda 4 ditësh, do të konsiderohen banditë".
Koloneli Fantoni, në shpalljen e nxjerrë nga Lucera më 9 shkurt 1862, në nenin e parë ndalonte hyrjen, edhe në këmbë, në 13 pyje, midis të cilëve ai i Gargano. "çdo pronar tokash, qehaja apo gjysmatar do të detyrohet, menjëherë pas botimit të këtij lajmërimi, që ta tërheqë nga pyjet e sipërpërmendura të gjithë punëtorët, barinjtë, lopçarët e të tjera dhe bashkë me to edhe tufat; personat e mësipërm do të detyrohen që të shkatërrojnë të gjitha stallat dhe kapanonet e ngritura në këto vende. Tash e prapa, asnjeri nuk mund të nxjerrë jashtë nga zonat e caktuara asnjë furnizim për fshatarët dhe këtyre të fundit nuk do t'u lejohet të çojnë më shumë ushqim nga sa është e nevojshme për një ditë të vetme çdo njeriu të familjes së tyre. Njerëz që nuk do t'i binden këtij urdhëri, i cili do të hyjë në fuqi 2 ditë pas botimit, pa asnjë përjashtim kohor, vendi apo personi, do të pushkatohen".
Prefekti De Ferrari i Foggia dhe i Capitanata, 1863: "...Të gjithë kafshët e territorit do të grumbullohen menjëherë në pak lokalitete me qëllim që të ruhen më mirë. Të gjitha fermat e vogla do të braktisen, ushqimi dhe tagjia do të spostohen dhe ndërtesat do të murosen. Asnjë nuk do të mund të shkojë në fushë pa autorizimin e shkruar të kryebashkiakut dhe eskortën e mjaftueshme". Më 8 korrik, Prefekti Ferrari shton edhe një ndalim tjetër: "Kuajt mund të pajisen me patkonj vetëm në publik dhe në ofiçina të autorizuara; asnjë nallban apo prodhues patkonjsh dhe gozhdash nuk mund të largohet nga distrikti i tij pa një dokument, i cili të tregonte rrugën që do të bënte, orën e nisjes dhe orën e kthimit. Kushdo që posedonte patkonj dhe gozhdë duhet t'i denonconte ato tek autoritetet". Nuk qenë kërcënime të kota.
Më 29 prill 1862, deputeti Giuseppe Ferrari tha në Dhomë: "Nuk mund të mohoni se familje të tëra arrestohen pa pretekstin më të vogël; se ka, në ato provinca, njerëz të liruar nga gjykatësit, të cilët mbesin në burg. Është futur një ligj i ri në bazën e të cilit çdo njeri i kapur me armë në dorë pushkatohet... Nëqoftëse vetëdija juaj nuk ju thotë se po derdhni gjak, nuk di më sesi të shprehem".
Qe shkatërrimi i mbështetshmërisë ekonomike, vënia në uri; dhjetëra fshatra të djegura, të panumërta mizoritë, për të cilat më pas është fshirë kujtesa, që të kujtojnë nga afër shfarosjen e fshatarëve në Ukrainë, e kryer nga Stalini dhe Kaganoviçi.
Për një mizori dihet, pasi u diskutua në Dhomën e Komuneve britanike: në Pontelandolfo të krahinës Molise, 30 gra qenë grumbulluar rreth kryqit të ngritur në sheshin e tregut, duke shpresuar që të shpëtonin nga fyerjet, u vranë të gjitha me bajoneta. Deri Napoleoni i III-të, që i kish dhënë mbështetjen e tij të armatosur Cavour për pushtimin e Italisë, më 21 korrik 1863 i shkruante Gjeneralit të tij Fleury: "Kam shkruar në Torino protestat e mia; detajet për të cilat vihemi në dijeni janë të tilla sa t'i anashkalojnë të gjithë të ndershmërit ndaj kauzës italiane. Jo vetëm mjerimi dhe anarkia janë në kulm, por aktet më të padenja konsiderohen si gjëra normale: një Gjeneral të cilit nuk ia kujtoj emrin, duke u ndaluar fshatarëve që të marrin rezerva ushqimi kur shkojnë të punojnë në fusha, dhe duke dekretuar që të pushkatohen të gjithë ata që gjenden në posedim të një cope buke. Burbonët nuk i kanë bërë kurrë gjëra të tilla - Napoleon".
Duke qenë se Italia ka lindur kështu, nuk duhet habitur aspak, që sot është kështu. Në fund të fundit, mund të jetë ngushëlluese: nuk jemi përkeqësuar, qemë të këqinj qysh nga fillimi. Prej 150 vjetësh kjo qelbësirë fillestare, në vend që të diskutohej dhe t'i shërbente një provimi të rreptë vetëdijeje kombëtare, fshihet dhe kallajiset me retorikën e fryrë të shpifur rilindëse të dalë drejtpërsëdrejti nga lozhat; kush kundërshton se përcjell të dhënat e kësaj qelbësire groposet nga akuzat e "integralizmit katolik", "revizionizmit" të ndaluar, reaksionit dhe censurohet nga mediat, njëlloj si vëllimi i historianes Angela Pellicciari, nga ku kemi nxjerrë dhe këto informacione. Me këtë bëjmë thirrjen: Mos harroni Kujtesën!
Përgatiti
ARMIN TIRANA

Çfarë ka arritur të bëjë me të vërtetë Che Guevara?


Përpara se të vazhdohet të festohet miti i Che Guevarës, do të ishte mirë t'i hidhej një sy serioz dhe me një lente zmadhuese një figure historike që ka hyrë shumë shpejt dhe shumë lehtësisht në mit
"KASAPI", ose Che Guevara

Kanë kaluar më shumë se 40 vjet nga dita që "Che" Guevara është larguar nga kjo botë nga të shtënat e automatikut të një ushtari bolivian. Por, përpara se të vazhdohet të festohet miti i tij, do të ishte mirë t'i hidhej një sy serioz dhe me një lente zmadhuese një figure historike që ka hyrë shumë shpejt dhe shumë lehtësisht në mit. Sepse nga një këqyrje e vëmendshme ikona e Nëntëqindës del me brinjë të thyera dhe me ndonjë mister më pak. Ndoshta edhe me një më shumë…
Gjëja më romantike e Ernesto "Che" Guevara është se nuk e ka bërë një gjë tamam gjatë gjithë jetës së tij. Domethënë, një lloj pishtari tragjik, por i magjepsur nga revolucioni, nga lufta, nga gjaku. Gjithnjë e më shpesh e pranishme në kortezhet pacifiste dhe demokratike, stema e "Che"-së duhet të qëndronte më shumë komod në kontekste të tjera. Por, ai nuk mund ta protestojë më dhe kush e ka bërë nuk ia njeh mirë historinë. Këtu më poshtë kemi provuar që të notojmë kundër rrymës duke kujtuar disa "detaje" të një personazhi që, historikisht, kanë pak të bëjnë me mitin e tij dhe që në fakt, ndan me të shumtët që e kanë bërë simbol me një dozë të caktuar naiviteti. Vetëm se ai i "Che" Guevara ishte një naivitet jo i pafajshëm, që ka shkaktuar vdekje dhe katastrofa. Me këto do të jenë të mbushura plot radhët e mëposhtme.
Gjëja e parë që ndoshta do t'i linte të ngurosur shumë prej të rinjve dhe ish-të rinjve akoma sot të magjepsur nga figura e Ernesto Guevara është se komunizimi i tij kishte dy shtylla në ditën e sotme jashtëzakonisht jokomode në dritën e hetimeve më të azhurnuara historike: kinezin Mao dhe sovjetikun Stalin. "Kush nuk i ka lexuar 14 vëllimet e shkruara nga Stalini - thoshte për shembull "Che" - absolutisht që nuk mund të konsiderohet komunist". E kotë të thuash se, përveç kësaj, nuk e donte absolutisht paqen. Bile ai teorizoi dhe praktikoi me shumë seri përplasjen dhe luftën globale. Pak muaj përpara se të vdiste, ndërsa ishte ngecur në një fushatë gueriljeje që do ta çonte tek dështimi dhe tek vdekja, jo akoma i dorëzuar dëshmisë së fakteve, shkruante në ditarin e tij (prill 1967): "Duhet çuar lufta aty ku armiku e drejton: në shtëpinë e tij, në vendet e argëtimit të tij, duhet bërë totalisht". Dhe pas pak do të shohim sesi "Che" tentoi, në mënyrë krejtësisht të pazotë, që të zbatojë në terren teoremat e tij. Por, prova e parë e një vizioni gjakatar dhe totalit të rrugës revolucionare, Guevara e dha në muajt e parë të 1959 në atë që ishte atdheu i tij i ri (ai ishte lindur në Argjentinë më 14 qershor 1928): Kuba. Me suksesin e revolucionit kastrist të 1 janarit 1959, lideri maximo kubanez, avokati i ri Fidel Castro, u gjet që t'ua besojë bashkëpunëtorëve të pakët dhe të besuar vendet me përgjegjësi më të madhe. Shumë besnikët e Castros - njeri shumë i vëmendshëm ndaj adhurimit dhe, për pasojë, shumë dyshues dhe pak i prirur ndaj kritikave - numëroheshin me gishtat e dorës: vëllai Raul, "Che", Camillo Cienfuegos, Huber Matos. "Che"-së i takon roli kryesor në spastrimin e njerëzve të kompromentuar me regjimin e kaluar të diktatorit Fulgencio Batista (një-ish tetar i mbetur në pushtet për shumë vjet përpara se Castro ta përmbyste). Bëhet përgjegjësi i Departamentit Ushtarak de la Cabaña, kështjellë koloniale e lashtë në La Avana, e transformuar në burg dhe thertore. Një gjë e forcuar? Jo dhe aq nëqoftëse në vend të nofkës "Che", i ngjitën në ato muaj nofkën "carnicerito" (domethënë "Kasap i vogël"). Në ato muaj Guevara ndjek direktivat e vëllezërve Castro me skrupull dhe me një nënshtrim të caktuar nëqoftëse është e vërtetë ajo çka tregohet nga një bashkëpunëtor i epokës: Dariel Alarcón Ramírez, i quajtur "Benigno". Është "Benigno", që do ta ndjekë Guevara edhe në aventurat e Kongos e të Bolivisë, ai që drejton pjesën më të madhe të ekzekutimeve të ish-policëve dhe të burokratëve të Batista (ekzekutime të konsideruara të nevojshme për të shmangur çdo rebelim kundërrevolucionar). Ndërsa Ramírez pushkaton, "Che" kontrollon punën: shumë e kujtojnë të ftohtë, të paafrueshëm, me puron në gojë, ndërsa nga një ledh shikon nga lart njerëzit të vdesin. Sa kanë vdekur, nuk do të mësohet kurrë: ndoshta jo mbi 20000 që është thënë, por as nuk mund t'i jepet të drejtë Fidel Castro që në mitingjet e para si diktator ndizte turmat me sloganin makabër dhe gënjeshtar: "Mjaft gjak!".
Ish-djaloshi shëndetlig nga Rosario (azma do ta persekutojë deri në fundin e ditëve të tij), shfaq një dell revolucionari prej Robespierre latino-amerikan bashkuar me një disiplinë absolute dhe një përkushtim ndaj Leader Maxímo, nëse është e mundur, akoma më integrale. Prapa qindra ekzekutimeve (në rreth 4 apo 5 muaj) që bien nën përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të Guevara ndodhet gjithmonë procedura e zakonshme: një proces farsë (shpesh gjykatësit qenë të njëjtit guerrilas të zbritur nga malet me Castro), pavarësisht pranisë së gazetarëve, që mund të zgjaste maksimumi disa orë. Por shpesh dënimi vinte pas pak minutash; pastaj dërgimi i urdhrave të ekzekutimeve në burgjet e ndryshme brenda natës; mëngjesin e nesërm rrethi mbyllej me një breshëri plumbash. Është gjithmonë "Benigno" ai që kujton sesi Guevara e priste me ankth, çdo mbrëmje rreth orës 18, ardhjen e vendimeve kapitale që duhet të kryheshin të nesërmen. Dhe nëqoftëse, kushedi se për çfarë arsyeje, pakoja me kartërat e tyre vonohej, "Comandante" nuk arrinte që të fshihte një mosdurim të caktuar. Herë të tjera represioni menaxhohej drejtpërsëdrejti prej tij, me maja dinakërie të papritura për kë është mësuar që të shikojë - dhe imagjinojë - revolucionarin e pastër e të çinteresuar të pavdekësuar nga fotografi Alberto Días Gutierrez Korda dhe i përhapur në të katër anët e globit falë italianit Giangiacomo Feltrinelli. Një prej viktimave të Guevara, Fausto Menocal, ka mundur të tregojë odisenë e tij në la Cabaña. Menocal ka shpëtuar pse anëtar i familjes së një ish-Presidenti kubanez, por kjo nuk ia kursyer vëmendjet e "carnicerito" Guevara: "Më është dashur të rezistoj rreth 40 orë, ditë e natë, pa ngrënë, pa pirë, përpara tij, në zyrën e tij, - ka rrëfyer Menocal. - Ishte një korridor i gjatë ku njerëzit e armatosur shkonin e vinin për të nënshkruar urdhra dhe marrë udhëzime. Talleshin me mua kur më shikonin. Ishte vetë Guevara ai që më bënte pyetjet. Një natë, pasi jam mbyllur në një qeli, erdhi për të më takuar që të më thoshte: 'Dëgjo, Menocal, ne do të të pushkatojmë sonte'. Jam çuar drejt skuadrës së pushkatimit. Më kanë lidhur në një shtyllë, më kanë lidhur sytë, pastaj ka pasur një breshëri të shtënash". Por, skuadra e pushkatimit kishte qëlluar në ajër. Përpara se Menocal të kuptonte se çfarë kishte ndodhur, një goditje e fortë në kokë me qytë pushke e bën që t'i bjerë të fikët. I liruar do të marrë menjëherë rrugën e mërgimit. Vite më pas, gjatë një prej pritjeve të tij jashtë vendit, duke mbrojtur veprën e revolucionit, Guevara do të thotë pa mëdyshje: "Kemi pushkatuar, pushkatojmë dhe do të vazhdojmë të pushkatojmë deri kur të jetë e nevojshme. Lufta jonë është një luftë e pakompromis".
Më pas gjuetia ndaj njerëzve të Batista inicioi larjen e hesapeve në brendësi të lëvizjes castriste. Larje hesapesh që kundërvuri Castro dhe disa shumë besnikë me ata, që me naivitet, kishin protestuar se revolucioni ishte larguar me shpejtësi nga objektivat fillestarë të tij. Midis kritikëve nuk është Guevara, por është Huber Matos, i cili jep dorëheqjen në mënyrë polemike me një letër për Castro, letër që do të jetë fundi i tij. Castro urdhëron një Cienfuegos ngurrues që të shkojë e të arrestojë Matos. Cienfuegos tenton më kot që ta sjellë në vete Leader Maxímo, por ato këmbëngulje të tij shënojnë një prishje tjetër. Pak ditë më pas njoftohet vdekja e Cienfuegos në një incident ajror, të cilit nuk do t'i tregohen asnjëherë gjurmët. Ndërkaq Matos gjykohet dhe dënohet me 20 vjet burg. Po Guevara? Me Raúl Castro është bashkëpunëtori që i qëndron më afër Fidel, pavarësisht gjithçkaje. Dhe kështu, ndërsa të barabartët me të në gradë në kohërat e gueriljes do të gjykohen apo do të vdesin në incidente të dyshimta, ai destinohet me detyra të reja, të cilat do ta çojnë që të koleksionojë katastrofa të tjera.
Një gazetë franceze - "Historia" - lidhur me periudhën e kaluar nga "Che" Guevara në drejtimin e sektorëve të rëndësishëm të ekonomisë kubaneze e ka titulluar kështu: "Si ta shktërrosh vendin në 3 leksione". Ose 3 etapa: që në karrierën e shkurtër dhe jo ekzaltuese të Guevara korrespondojnë me pjesëmarrjen e tij në nivelet drejtues të sektorit të industrisë në kuadrin e Institutit Kombëtar për Reformën Agrare (tetor 1959), me emërimin e tij në presidencën e Bankës Qendrore të Kubës (dhjetor 1959) e më pas detyrën e ministrit të Industrisë (janar 1961). Aventura e Guevara në nivelet drejtuese të ekonomisë së trazuar kubaneze do të zgjasë deri në pranverën e 1964, kur do të përfaqësojë Kubën në konferencën e parë të Organizimit për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik (OCDE). Pak muaj më vonë, Castro do ta destinojë me detyra të tjera, domethënë do ta dërgojë të bëjë guerrilasin. Nuk ishte rastësi. Në fakt, pesë vitet e "Che" ekonomistit nuk kanë regjistruar rezultate të shkëlqyera, përkundrazi. Edhe pse çdo zgjedhje e të riut revolucionar (Guevara në vitin 1959 ishte 31 vjeç) është e influencuar nga ideologjia, e rishikuar dhe e korrigjuar. Në fakt, pasi ka premtuar fundin e latifondit duke inkurajuar kështu shpresën e fshatarëve shumë të varfër kubanezë për të pasur pak tokë për vete, revolucioni castrist - paralajmëron Guevara - bëri një gjysëm xhiroje në favor të shtetit dhe në kurriz të fshatarëve. Në fakt, tokat e konfiskuara për më tepër u shtetëzuan pavarësisht një ligji - të hartuar nga krahu i djathtë i Guevara, Antonio Núñez Jiménez - i ishte dhënë krah shpresës duke përcaktuar se çdo copëzim privat nuk mund t'i kalonte 40 hektarët. Nga çdo anë të dëshirohet të shikohet, zgjedhja e Guevara ishte gjithsesi mjaft ambicioze: në fakt, pasi kuadrot administrativë qenë dhjetuar nga represioni çdo vendim haste vështirësi që të gjente dikë që ta vinte në zbatim. Kjo vlente si për bujqësinë, ashtu edhe për industrinë, fushë kjo e fundit ku Guevara e shtyu Kubën drejt planeve në kufij me megalomaninë. Me bashkëpunëtorët e tij përpunoi një teori të pafundme projektesh për të pajisur Kubën - resursi kryesor i së cilës ishte kallami i sheqerit - me një industri të veten: u projektuan kantierë detarë, ofiçina mekanike, impiante siderurgjike, fabrika kimike për të zbuluar më pas rregullisht se ishte e komplikuar të rekrutoje teknikë të specializuar edhe në Europën Lindore mike të kontrolluar nga Bashkimi Sovjetik dhe në të njëjtën kohë të mos shikohej të vazhdonte deficiti tregtar. Deficit që për arkat kubaneze të vitit 1961 shkonte në 12.3 milionë pesos, të kaluara në 237 milionë në vitin 1962 dhe në 322.2 milionë në vitin 1963. Me ekonominë në gjendje kome, zgjedhja e Guevara për të favorizuar financimin publik të reformave bujqësore dhe industriale nuk i favorizoi llogaritë. Por, për të kuptuar se duhej ndalur dhe ndryshuar kursi u desh të pritej viti 1964, vit në të cilin u braktisën të paktën ëndrrat e parealizueshme industralizuese dhe u zgjodh për një politikë bujqësore të kishte si bosht shfrytëzimin e kallamit të sheqerit, duke llogaritur edhe mbështetjen e "vendeve mike" (të llojit të atyre që me një dorë të japin pak grurë dhe me tjetrën të vendosin disa raketa të drejtuar nga një fqinj i fuqishëm …). Me pak fjalë, pothuajse 5 muaj për t'u kthyer në pikën e nisjes, por me shumë borxhe më shumë. Që kjo zgjedhje, muaj më shumë muaj më pak, përkon me vendimin e Castro për t'i drejtuar tjetërkund energjitë dhe ëndrrat e parealizueshme të Guevara, nuk duhet të habisë aspak.
Duke mos pasur më kubanezë për të pushkatuar apo për t'i shkatërruar ekonomikisht, objektivi i ri për Komandantin Guevara qe ai i kthimit në bërjen e asaj që, supozohej, se dinte ta bënte më mirë: guerrilasin. Nga ana tjetër, nga një këndvështrim i caktuar, situata ishte e përshtatshme. Amerikanët duhej të pickoheshin kudo që ishte e mundur: Guevara e kishte bërë tashmë pjesën e tij duke i sulmuar në vitin 1964 dhe duke deklaruar - duke anashkaluar në të njëjtën kohë gabimet e veta - se Shtetet e Bashkuara kishin zbatuar një bllokadë ekonomike kundër Kubës që i merrte frymën ekonomisë revolucionare të ishullit. Por një luftëtar i vërtetë jeton në sulm, asnjëherë në mbrojtje: dhe ja që pakoja Guevara - të cilin Fidel Castro, shumë më inteligjent se ai, e shikon për atë që është: një ekstremist i palodhshëm dhe jo idealisti libertar që është imponuar në imagjinatë pas vdekjes së tij - që dërgohet në Congo. Pse në Congo, në Afrikë? Qoftë pse, siç do të thotë vetë Guevara me një çikë çmenduri të shkëlqyer, duhen "shkaktuar dy, tri, shumë Vietname". Qoftë pse Shtetet e Bashkuara duhen luftuar edhe nëpërmjet qeverive që i mbështesin në Botën e Tretë. Për shembull, në Kongo në janar të vitit 1961 lideri progresist Patrice Lumumba është vrarë. Vdekja e tij i ka dhënë jetë një gueriljeje komuniste që Presidenti i ri, Mosé Tshombé, kërkon që ta mbysë me ndihmën e Shteteve të Bashkuara. Duke folur në Kombet e Bashkuara në dhjetor të 1964, Guevara - që veç shumë gjërave të tjera që nuk ishte, nuk ishte as edhe diplomat - kishte deklaruar pa shumë perifrazime se "të gjithë njerëzit e lirë të botës duhet të përgatiten që të marrin hakun e krimit të Congo". E thënë, e bërë: pak muaj më vonë Guevara zbarkon në Congo me një grup guerrilasish kubanezë, që në javët e mëpasme do të arrijnë në 300 njësi. Duhet ishin ajka e ajkës, profesionistët e luftës në gjendje që të çonin drejt fitores rebelët kongolezë, por përfundojnë për të ngecur në një seri pengesash dhe disfunksionesh që do ta transformojnë aventurën në një komedi tragjike. Duket e pabesueshme, por Guevara nuk dihet se ku ka përfunduar. Duke bërë një gabim që do t'i jetë fatal në vitin 1967, revolucionari argjentinas zbulon vetëm kur ka zbritur në Congo se idetë e tij dhe ato të njerëzve që do të donte të çliroheshin nuk përputhen. Duke filluar nga teknika e guerriljes: për kongolezët futja në një llogore mund të sjellë keq, plumbat e armikut mund të shmangen lehtësisht falë një pijeje magjike apo ndoshta duke iu lutur ndonjë hyjnie animiste. Por, sidomos disiplina është një ndryshore dytësore. Shtojmë praktikën e poligamisë, që ishte e vështirë të shpjegohej në spanjisht, se shpirtrat e ndryshme të gueriljes përplaseshin vazhdimisht mbi bazën jo të diskutimeve ideologjike, por prej rivaliteteve etnike dhe, e fundit, por jo e fundit, se njerëzit që kishin ndjekur "Che"-na nga Kuba qenë dhjetuar nga sifilizi dhe kuadri ishte bërë. Guevara nuk arrin të imponojë as edhe zgjedhje ushtarake me ndonjë kuptim: indikacionet e tij janë neglizhuar, refuzuar apo të bëra të kota nga akte jodisplinimi që, si në rastin e disa pritave, pëfundojnë për t'u bërë më shumë sulmuesve sesa trupave qeveritare. Të ardhur në prill (1965), Guevara dhe njerëzit e tij i heqin çadrat nëntorin e ardhshëm. Lumumba do t'i merrej haku nga dikush tjetër ose në një vend tjetër. Për shembull në Bolivi.
Me një stil mendimi të vështirë për t'u kuptuar sot, por shumë i përhapur në atë kohë në ambientet intelektuale dhe revolucionare (me fjalë ose jo), të mendosh në shkallë të gjerë më shumë se një nevojë ishte një vokacion në kuptimin e vërtetë të fjalës. Dhe kështu Guevara - i shtyrë dhe i frymëzuar nga Castro - arriti të teorizojë deri rebelimin e të gjithë Amerikës së Jugut. Shkëndija do të shkrepte në Bolivi, një vend shumë i varfër prej rreth 6 milionë banorësh të kontrollar nga një qeveri e zgjedhur demokratikisht dhe e drejtuar nga Gjenerali Barrientos, i lidhur me fije të dyfishta me Uashington. Bolivia kufizohet me Perunë, Kilin, Paraguajin, Brazilin dhe Argjentinën, vende ku situata ishte e trazuar në ato vite dhe ku qenë aktive lëvizje revolucionare. Me pak fjalë, duke e shpërthyer revolucionin në Bolivi mund të shpresohej që të eksportohej me shpejtësi në vende të tjera, duke shkaktuar një reaksion zinxhir që do të mund të minonte kontrollin shekullor amerikan në të gjithë nënkontinentin. Deri këtu teoria. Praktika, edhe në këtë rast, qe shumë e komplikuar dhe më pak lineare. Krahasuar me "Che" Guevara, mazzinianët e Tetëqindës qenë planifikues të rafinuar: duke vendosur se guerilja do të rebelonte botën fshatare, Guevara aventuroret në xhunglën boliviane me 16 kubanezë të tjera dhe nja 30 boliviane e peruanë. Gjithsej një bandë prej 50 personash që, duke u qëndruar fjalëve të Komandantit, ka përpara vetes një punë prej të paktën 10 vjetësh përpara se të përfundojë fazën rebeluese. Xhungla bën të sajën, së bashku me insektet dhe sëmundjet, për ta bërë gjithçka të komplikuar, edhe pse për ta parashikuar nuk duhej një diplomë në shkencat natyrore. Pastaj, do të mjaftonte të lexoheshin gazetat për të mësuar se një reformë agrare e kohëve të fundit i kishte përmirësuar pak kushtet e fshatarëve bolivianë, më pak të gatshëm për të "marrë flakë" për revolucionin dhe, në emër të tij, ndoshta të ndihmonin dhe të ushqenin guerrilasit. Për ta bërë akoma më shumë qesharake situatën ndihmoi një fakt jo dytësor: rajoni i zgjedhur nga "Che" për të ndezur flakë kontinentin ishte ndër më pak të banuarat e të gjithë Bolivisë që, duhet kujtuar kjo gjë, nuk është se ka të sajën një dendësi popullsi të stilit Hong Kong… Por ndoshta gjëja më e bujshme është se, shumë përpara se ranxhersat bolivianë që do ta ndjekin, "Che"-ja gjendet kundër Partisë Komuniste Boliviane. Fillimisht në favor të sipërmarrjes së menduar në Kubë, lideri komunist Mario Monje bën një "prapakthehu" të bujshme menjëherë pas takimit të tij të parë e të vetëm me Guevara! Që i duhet kështu ta bëjë revolucionin për llogari të fshatarëve që as e kanë mendjen fare atje, në një zonë ku është vështirë të ndeshen edhe dhi, le më pastaj njerëz, me një armatë bashibozukësh shëndetlig, pa ushqim dhe ilaçe, me ushtrinë boliviane që e ndjek këmba-këmbës dhe pa mbështetjen as dhe të komunistëve vendës. Duke pasur parasysh situatën, është pothuajse mrekulli që aventura boliviane e "Che"-së ka zgjatur komplesivisht 11 muaj e 11 ditë.
Midis gjërave që Guevara nuk i kishte marrë në konsideratë apo që i kishte nënvlerësuar ishte edhe çështja e marrëdhënieve ndërkombëtare. Me fjalë të tjera, siç ishte parë tashmë në Congo, Bashkimi Sovjetik nuk kishte interes të madh në aventura të kësaj natyre. Lufta e Ftohtë luftohej në mënyrë tjetër dhe me qëllime të tjera. Dhe, për të vërtetën edhe të gueriljes, teknika e teorizuar nga Che Guevara në një libërth me suksese të madha edhe pse askush, në Europën studentore të 1968, nuk ka provuar që të vejë në praktikë, do të duhej të luftohej në mënyrë tjetër. Në mos tjetër, sepse ushtria boliviane kishte vënë në ndjekje të guerrilasve revolucionarë 5000 njerëz dhe kjo kur me "Che" kishin mbetur në këmbë më pak se 30 veta. Por, rruga që çoi në dështimin total të operacionit është e gjatë, sepse Guevara dhe njerëzit e tij të paktën e kuptuan se shpresa e vetme është ajo e lëvizjes vazhdimisht. Bëjnë me këmbë më shumë se 600 kilometra në pak muaj, të dhjetuar edhe nga ndonjë tradhti, të bojkotuar nga një radio që nuk ka ditur asnjëherë të transmetojë, të frustruar nga pamundësia e emetimit të komunikatave, të demoralizuar se sa të duhet të pijnë urinën e tyre për të mos vdekur nga etja menjëherë. Piperi sipër pilafit vjen më 8 tetor 1967: është pikërisht një fshatar ai që u zbulon ushtarëve se në çfarë zone ndodhet banda e Guevara. Vihen në lëvizje 300 rejnxhërsa dhe tashmë është çështje orësh. Pas të shtënave të para banda shpërndahet, Guevara është i plagosur dhe mbahet për krahësh nga një shok. Por bolivianët i kapin me zgjuarsi. I çojnë 2 kilometra larg, në La Higuera, ku është një shkollë e cila transformohet në burg. Guevara qëndron aty nga pasdite - nata e datës 8 deri mëngjesin e datës 9. Pastaj, në mesditë, hyn në dhomën ku mbahet i burgosuri një ushtar. Quhet Mario Téran dhe ka marrë urdhra të sakta nga Bogotà, frut i një mbledhjeje të zgjatur gjithë natën. Téran e shikon dhe pa i thënë asgjë e qëllon me gjakftohtësi 9 plumba automatiku. Një gazetë argjentinase ka gërmuar fotot që tregojnë "Che"-në pak përpara se të ekzekutohet dhe më pas kufomën e tij, jo akoma e vënë në dukje mbi një tavolinë siç e tregojnë fotot e famshme që kanë bërë të dalë paraleli qesharak me Krishtin e shfronësuar të Mantegna. Përpara se kufoma të varroset në një vend të fshehtë i priten duart sepse CIA - që nuk qëndron aspak me vendimin për të vrarë Guevara - bën një identifikim të sigurtë falë gjurmëve të gishtave. Duke mos mjaftuar dukshëm fotot e gjetura nga agjenti i CIA-s, Felix Rodriguez, që e kishte ndjekur të gjithë operacionin me rejnxhërsat bolivianë.
Njerëzve që sapo e kishin arrestuar, Guevara u kishte thënë: "Vlej më shumë i gjallë sesa i vdekur". Në Bogotà mendonin saktësisht të kundërtën - pavarësisht rrezikut të përplasjes me Shtetet e Bashkuara - dhe pak kohë më pas e treguan, me fakte, se edhe bindja e fundit e tij kish rezultuar shumë larg realitetit.
Box 1: Nofka "Che" i atribuohet Guevara nga shokët e tij të luftës kubanezë në Meksikë përpara revolucionit castrist dhe buron nga fakti që Guevara, si të gjithë argjentinasit, e shqiptonte shpesh fjalën "che". Fjala buron nga gjuha Mapuche dhe do të thotë "njeri", "person" dhe përdoret në spanjishten e folur në Argjentinë dhe Uruguaj, për t'i tërhequr vëmendjen një bashkëbiseduesi ose, më në përgjithësi, si një eksklamacion i ngjashëm me një "hej".
Box 2: "Një qenie që nga historike bëhet mitike nuk mund të gjykohet mbi bazë kriteresh racionale, por vetëm për akte feje dhe shprese. Është rasti i Che-së. Sot figura e tij (…) është 'një markë kapitaliste' e shfrytëzuar nga sipërmarrës të çdo lloji në të pestë kontinentet dhe adhurohet, përmendet, admirohet nga një numër i madh të rinjsh që nuk kanë frymëzimin minimal revolucionar dhe ndoshta nuk e dinë as ta gjejnë Kubën apo Bolivinë në hartën gjeografike. Che-ja përfaqëson një personazh për të cilin historia bashkëkohore është jetime: heroin, ekzekutuesin vetmitar, idealist, revolucionarin bujar dhe të çinteresuar që kryen ndërmarrje superlative dhe, në fund, ka rënë, njëlloj si shenjtorët, nga forcat e së keqes. Nuk ka rëndësi që historianët seriozë të demonstrojnë në vepra të hollësishme që Che-ja në mish e kocka ishte shumë larg nga ky model virtytesh ushtarake dhe etike. Sigurisht, qe kurajoz, por edhe gjakatar, i aftë për të pushkatuar dhjetëra persona pa skrupullin më të vogël, mossukseset dhe gabimet e tij kanë qenë shumë më të shumta në numër se rezultatet e mira. Është e vërtetë: ishte koherent, i rreptë dhe i përkorë, i paaftë që të linte veten të lëshohej në paliaçatat dhe në dyfytyrësitë e politikanëve profesionistë. Por edhe e vërtetë që dhuna dhe ajo që Freud e quan 'pulsoni i vdekjes' i kanë drejtuar sjelljen sa dhe pasionin për aventurën dhe revolucionin".
Mario Vargas Llosa
Box 3: Jo dora e gjatë e Departamentit të Shtetit apo e CIA-s, por më thjesht ajo e Presidentit bolivian Barrientos do të fshihej pas vrasjes, më 9 tetor të 1967, së Ernesto "Che" Guevara në pyllin andean. Në këto konkluzione, aq shumë në kontrast me mitin që prej dekadash të tëra mbështjell figurën e "Che"-së dhe vetë figurën e tij arrihet në librin e Vincenzo Vasile, i dërguar i së përditshmes "Unità" dhe Mario J. Cereghino, të titulluar "Che Guevara top secret", mbi bazën e një dokumentacioni dukshëm i pakundërshtueshëm si ajo e dhënë nga letrat e vetë CIA-s, të deklasifikuara gjatë Presidencës Clinton. Mund të rezultojë e besueshme teza e një CIA-je më shumë të interesuar për një "Che" të gjallë sesa të vdekur, i dobësuar nga dështimet në Congo dhe në vetë Bolivinë, për t'u përdorur ndoshta në funksion anticastrist apo atë të ngutur të një Barrientos në heqjen përfundimisht qafe nga skena të një guerrilasi jokomod për vetë sovjetikët dhe që në fakt, amerikanët mendonin që ta transportonin në Panama për marrje në pyetje të gjata, ndoshta, të një procesi me rezonancë botërore. Mbetet vetëm për t'u kuptuar - dhe nuk është një problem pak i rëndësishëm, as i sqaruar nga kërkimi i hollësishëm i Cereghino dheVasile - sesi një qeveri aq e lidhur me Shtetet e Bashkuara si ajo boliviane ka mundur të marrë në mënyrë të pavarur një vendim të një mase të tillë, duke anashkaluar në fakt një aleat dhe mbrojtës kaq të fuqishëm. Dhe misteri i fundit të Guevara dhe mbi skenarët, ndërkombëtare apo lokalë, që i shërbejnë si kornizë, në vend që të sqarohen, përfundojnë për t'u ngatërruar akoma më shumë.
Box 4: Si për shumë personazhe të tjerë të rëndësishëm historikë, edhe për Ernesto "Che" Guevara nuk ka pasur paqe pas vdekjes. Ndërsa bëhej një mit i masave studentore dhe revolucionare deri sa të ngrihej, dekadë pas dekade, në rangun e një ikone të një Nëntëqinde të caktuar, Guevara mbetej për historianët një enigmë. Nëqoftëse në vendin e vdekjes është ngritur një lloj faltoreje e vogël ku disa bolivianë e nderojnë si San Ernesto de La Higuera, mbi mbeturinat e tij është ngritur një pikëpyetje e madhe. Qe Fidel Castro ai që me 15 tetor të 1967 e njoftoi botën se "Che"-ja kishte vdekur dhe ka qenë gjithmonë Leader Maxímo ai që ka dashur për shokun e tij të vjetër të luftës (edhe pse ka mjaft tregues se midis të dyve, prapa fasadës, në vitet e fundit gjërat nuk shkonin mirë) një mauzoleum në kuptimin e vërtetë të fjalës në Santa Clara. Mauzoleum, siç është e lehtë të imagjinohet, shumë i vizituar, por që do të mbante në vetvete një surprizë. Ose më mirë nuk do të përmbante atë që duhet të përmbante. Zbulimi ka ardhur kohë më parë, falë një hetimi të kryer nga gazeta meksikane "Letras Libres". Sipas kërkimit të gazetarëve Maite Rico dhe Bertrand de la Grange, specialistët kubanezë që në korrik të 1997 thanë se më së fundi e kishin gjetur vendin se ku ishte varrosur Guevara pas vrasjes së tij, pranë fshatit Villagrande në Bolivi, kanë gënjyer për arsye politike dhe propagandistike. Duhet të ketë qenë Fidel Castro ai që ka shtyrë të njoftohet gjithsesi gjetja për të "rindezur ethen revolucionare në Kubë". Kalimthi duhet nënvizuar se "gjetja" ka ndodhur në 30-vjetorin e vdekjes së guerrilasit argjentino-kubanez. Ashtu siç duhet kujtuar se nuk është bërë prova klasike e ADN-së për t'i identifikuar pa dyshime mbeturinat e "Che"-së. Që ndoshta, kanë vërejtur Rico dhe de la Grange, nuk janë më pasi kufoma, pas orgjisë së fotografive, u dogj pikërisht për të shmangur atë që 30 vjet më pas Castro ka dashur gjithsesi të vejë në skenë.
Përgatiti
ARMIN TIRANA

Perandoria e iluzioneve në epokën e totalitarizmit të kundërt

 Përgatiti L.Lita

 

Në sprovën e tij “Perandoria e iluzioneve” - për fat të keq ende e papërkthyer në gjuhën shqipe - Chris Hedges ka ndezur një debat interesant në SHBA. Me “Perandorinë e iluzioneve”, C. Hedges (gazetar, fitues i çmimit Pulitzer), argumenton se kultura masive amerikane është një kulturë fluturuese alla- “Piter Pan”, që na kërkon të mbyllim sytë dhe të shohim vetëm atë që na pëlqen. 
Ky regres në botën e iluzioneve – nuk ka rëndësi nëse është e mbështetur nga psikologë pozitivistë, nga kinematografia e Hollivud-it ose nga predikuesit e fetarë - nuk është gjë tjetër veçse një formë e të menduarit magjik, që e çon shoqërinë tonë të kanibalizojë vetveten, në momentin kur njerëzia është duke humbur gjurmën e civilizimit humanist, me në një lloj harrese masive. 
Kultura e iluzioneve në të cilën jetojmë, na ka pushtuar me premtimet e lumturisë dhe celebritetit Vip që na jepet nga kirurgjia kozmetike, guru-të e palestrës të trupit, terapistë, disenjatorët e brendshme të banesave, mjekët dietistë, konsulentë të modës. Të gjitha së bashku, të bashkuar për na siguruar, dhe na sigurojnë, se të gjithë ne do të  jemi të lumtur dhe se lumturia do të vijë nga se si ne paraqesim veten për të tjerët: me fjalë të tjera, se si ne ofrohemi si “ushqim” në sytë e publikut. 
Në këtë  diktaturë të iluzioneve, Hedges, nxjerr në pah marrëdhënie të ngushtë që, për shembull, gjenden mes intervalit të dhunës, mizorisë dhe degradimit të pornografisë, në një shoqëri që ka humbur kapacitetin e saj për ndjeshmëri e empathi, veç mendoni aq sa ka ndodhur në burg Iraken të Abu Ghraib. Sipas gazetarit amerikan, fotografitë e tmerrshme të të burgosurve të poshtëruar dhe degraduar janë si një pasqyrë që reflekton perversitetet aktuale të shoqërinë tonë. 
Ato imazhet të personave të detyruar të masturbohem apo për të simuluar akte seksuale, flasin të njëjtën gjuhë të pornografisë, të mundjes wrestling, të emisioneve televizive reality shoow si “Big Brother” për shembull, televizionit realitet, që çdo ditë ne jemi të mësuar dhe të bombarduar prej tij. Është gjuha e kontrollit absolut, e dominimin total, e poshtërimit dhe e nënshtrimit, që degradon qeniet e tjera njerëzore në instrumente, në objekte. 
Në mënyrë të ngjashme, është falimentimi i ekonomisë sonë, që ndjek direkt sulmin e bërë kundër njerëzimit. Braktisja e humanizmit ka bërë që elitat e reja ekonomike (me besimin e tyre të verbër në sistemin financiar që e kanë ushqyer, pasuruar dhe forcuar) për të organizuar edukimin dhe shoqërinë përreth pyetjesh dhe të përgjigjesh  të paracaktuara. 
Në universitetet e ekonomisë, studentëve u mësohet vetëm zgjidhja e problemeve specifike që mund të mbajnë dhe mbështesin tregun kapitalist, por pa e lënë atë që të fitojë aftësinë e të menduarit kritik. Dhe nuk ka rëndësi se nëse e bëjnë kështu humbet cilësia më e rëndësishme për t’u rezistuar të keqes: autonomia morale e mundur vetëm përmes të reflektuarit, vetëvendosjes dhe guximin - nëse është e nevojshme jo - për të mos bashkëpunuar. 
Hedges duke marrë parasysh veprën e famshme të filozofit W. Sheldom Wolin (profesor në Universitetit Princeton), “Demokracia Inc” (botuar në 2008 nga Princeton University Press, por nuk është publikuar ende në Shqipëri), thekson se si ne tani jetojmë në një sistem totalitar të kundërt (inverted totalitarianism). Nëse në totalitarizmin klasik (komunist për shembull) ekonomia ishte subjekt i politikës, në totalitarizmin e kundërt është politika që është e ndërvarur plotësisht nga ekonomia. 
Me rritjen e konsumit social dhe idesë se çdo gjë është mall, duke përfshirë këtu  edhe resurset e mjedisore dhe vetë qenie njerëzore, afërmendsh pastaj asgjë nuk ka më një vlerë të brendshme. Ajo që ka rëndësi është aftësia për të prodhuar para dhe nuk ka rëndësi sa shumë sesa pabarazi janë krijuar me këtë mënyrë, ose kur është shkatërruar sistemi  i drejtësisë sociale që mbështet specie njerëzore: me diktatorizimin e kulturës  së celebritetit të kulturës së konsumit çka prodhon vetëm mbeturina (hedhurina politike –junk politic) dhe një kulturë të hedhurine (junk culture).

Chris Hedges, i biri i një prifti presbiterian, është laureuar për Teologji në Universitetin e Harvardit. Në njëzet vite të karrierës së tij në gazetari ka qenë korrespondent i luftës për gazetën e njohur amerikane“The New York Times”, në më shumë se pesëdhjetë vende, duke fituar Pulitzer në 2002. Konsiderohet si një prej intelektualëve më të mprehtë dhe me ndikim të Amerikë, aktualisht është anëtar i Institutit Kombëtar dhe jep leksione gazetarie në Universitetin e Nju Jorkut.

Permalink | Leave a comment  »

Evropa në shpëtim të euros

Prof.Dr Anastas ANGJELI 

Kriza Greke vuri në provë Bankën Qendrore Evropiane. Ishte kjo një deklaratë jo e papritur, tashmë, e Presidentit të BQE-së, Jean-Claude Trichet. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe.
Kur kriza globale shpërtheu dhe pasojat e saj u shpërndanë me shpejtësi në gjithë vendet, duke përfshirë dhe ato të BE-së, u duk se Evropa dhe politikat e saj monetare, po i bënin ballë me sukses “efekteve spekullative të Woll Stretit” në Evropë. Por nuk ndodhi kështu. Tani kur “euro mbushi 10 vjet”, ajo u trondit rëndë. Megjithëse, nuk është e lehtë të thuash nëse kriza greke ishte shkaktare e kësaj situate apo anasjelltas. Por një gjë, tashmë, është e sigurt: Kriza greke, megjithë efektet negative të saj shërbeu edhe si një zile alarmi për vetë BE-në, për krijimin e një “Fronti në Shpëtim të Euros”, dhe ja se si. 
EDHE NJËHERË PËR KRIZËN GREKE
Tashmë që kriza greke nuk është vetëm greke dhe nuk po trajtohet si e tillë, analistë të ndryshëm, e deri në drejtuesit më të lartë të shteteve dhe të vetë BE-së, janë më të qartë si për shkaqet që e çuan ekonominë dhe financat publike greke në këtë krizë, ashtu edhe për lidhjet dhe ndikimin reciprok (dhe frikën e efektit domino) të kësaj krize. Ishte kjo arsyeja që mbështetja politike dhe financiare që vendet e BE-së dhe FMN i dhanë Greqisë, në këmbim të një plani anti-krizë dhe reformash të “forta” (tashmë të miratuara nga Qeveria dhe Parlamenti Grek (megjithë reagimet e mëdha dhe të rënda sociale). Përbën një instrument jo vetëm ndihme, por edhe shpëtimi për Greqinë. Natyrisht, që arritja e një marrëveshjeje BE dhe FMN për vënien në zbatim të  “planit të shpëtimit” prej 110 miliardë eurosh do t’i lejojë Greqisë të stabilizojë financat publike dhe ekonominë në një trajektore të qëndrueshme, larg rreziqeve që lidhen me stabilitetin e saj dhe në tërësi të eurozonës.
Ishte ky një vendim i udhëheqësve të 16 vendeve të eurozonës, që u takuan të premten e shkuar në Bruksel, për të dhënë bekimin e tyre për aktivizimin e mekanizmit lehtësues për Greqinë, dhe për të rënë dakord mbi atë që duhet të bëjë zonën e euros më të qëndrueshme, për të qetësuar tregjet financiare ndërkombëtare si dhe për të forcuar disiplinën fiskale në zonën e euros.
Por derisa të arrihej në këtë vendim u desh një periudhë e tërë përpjekjesh e negociatash dypalëshe Greqi-BE, duke kaluar disa etapa...Në themel të tyre qëndronin jo vetëm bërja transparente e situatës në ekonominë dhe financat publike të Greqisë, vështirësitë dhe pasojat e rënda sociale me të cilat do të përballej Greqia, masat dhe programi ekonomik e financiar tre vjeçar, që Qeveria Papandreu po ndërmerr, por, njëhershmi, zgjuan edhe vetë Evropën për t’i dalë ballë rrezikut që i kanosej, sidomos eurozonës.   
ETAPAT E KRIZES!
Jo më kot, Komisioneri Evropian për çështjet Ekonomike,. Olli Rehn, në një intervistë dhënë një reviste finlandeze, duke vlerësuar këtë situate, deklaroi se "..falimentimi i mundshëm i Greqisë do të kishte në ekonominë globale efekte të ngjashme me ato të falimentimit të Bankës Lehman Brothers, ndoshta dhe më keq", ndërsa vuri në dukje se në këtë rast do të "rrëzohej sistemi global financiar dhe ekonomia globale do të hynte në recesion. 
 KRIJOHET FONDI PER 
SHPETIMIN E EUROS
Vullneti dhe vendimmarrja e BE-së, për të shpëtuar Greqinë nga kriza më e madhe që e ka mbërthyer atë, është njëhershmi dhe një "mburojë" ndaj efektit domino të kësaj krize, sidomos në Portugali, Spanjë, Irlandë, dhe disa shtete të tjera të BE-së. (sipas institucioneve më prestigjioze të vlerësimit të riskut financiar-borxhit dhe aftësisë përballuese të tij (Moody's,"Standart &Poor's" ,"JCR",) "Shpresoj që autoritetet monetare të BE-së, - shkruan fituesi i çmimit nobel për ekonominë, Paul Krugman, të bëjnë një ndërhyrje efikase për të mbrojtur Greqinë dhe shtetet e tjera të BE-së, që ndodhen nën të njëjtin presion", përndryshe "Viti Domini 2010 mund të shndërrohet në vitin Domino 2010"...
Prandaj dhe reagimi i drejtuesve më të lartë të vendeve të BE-së dhe të vetë këtij institucioni ishte i menjëhershëm. Në letrën që Presidenti Frances Sarkozy dhe Kancelarja gjermane Merkel i drejtonin drejtuesve më të lartë të BE-së, veç të tjerave theksonin se "… Euro është një arritje e madhe e BE-së, që ka sjellë përfitime  për të gjithë vendet e EUROZONËS. Jemi plotësisht të bindur se duhet të ruajmë solidaritetin, stabilitetin dhe unitetin e eurozonës. Ne do ta mbrojmë stabilitetin e Euros me çdo kusht", deklaroi Jose Barroso. Mekanizmi i mbrojtjes i euros do të jetë i bazuar në Bankën Qendrore Evropiane dhe Komisionin Evropian, por i mbështetur edhe nga FMN. 
Vetë Presidenti i BE, Herman van Rompuy tha se Komisioni Evropian, Këshilli dhe të gjitha vendet anëtare të eurozonës ranë dakord për të mbështetur këtë përpjekje. Shqetësimi i kaloi kufijtë e Evropës. Presidenti i SHBA-së, Obama ka komunikuar me Presidentin francez Sarkozi dhe Kancelaren gjermane Merkel dhe ka zhvilluar një konferencë telefonike me liderët e G-7, duke kërkuar prej tyre marrjen e masave energjike, për të rikthyer besimin në tregjet financiare (investimet e shumta amerikane në Evropë dhe sistemi bankar amerikan duhen mbrojtur).
Ministrat e Ekonomisë së Bashkimit Evropian vendosën krijimin e një mekanizmi mbështetës për ekonomitë e Eurozonës, (pavarësisht mos pranimit nga ana e Britanisë së madhe) në këtë mekanizëm mbështetës do të marrë pjesë dhe FMN. Vendimi u mor në takimin e mbajtur në Bruksel, takim i cili zgjati 11 orë. 
Plani për mekanizmin mbështetës të Eurozonës parashikohet të arrijë në Krijimin e Një Fondi deri në 720 miliardë Euro. Paketa do të përmbajë 60 miliardë Euro, të cilat do të vihen në dispozicion nga Komisioni dhe 440 në formë kredie ose garancie, të cilat do të jepen nga vendet e Eurozonës. Përveç kësaj shume, që arrin në gati 500 miliardë Euro, parashikohet që të shtohet dhe një pjesëmarrje nga FMN, e cila parashikohet të arrijë në "gjysmën e shumës së vendeve të Eurozonës", pra në rreth 220 miliardë Euro.
* * *
KONKLUZION: Kriza greke nuk është vetëm greke. Ajo tregoi se të gjitha vendet e eurozonës janë përgjegjëse për stabilitetin e eurozonës dhe të monedhës së përbashkët EURO.
MËSIMET NGA KRIZA: 1-Forcimi i Qeverisjes Ekonomike, Financiare e Monetare të eurozonës.
2-Forcimi i forcës rekomanduese të politikës ekonomike të BE-së.
3-Forcimi i koherencës dhe kontrollit buxhetor, i deficitit dhe borxhit publik në     vendet e eurozonës.
4-Të ndiqet me përgjegjësi agjenda e veprimeve për mbikëqyrje më të fortë të  sistemit bankar dhe rregullimin e tregjeve financiare.
5-Rritja e transparencës ekonomike, tregtare dhe financiare për vendet e eurozonës, etj.
6-Të garantohet një kuadër ligjor për menaxhimin e krizave.
7-Shqipëria dhe vendet e tjera kandidate për në BE duhet të përgatisin dhe të  zbatojnë një program të studiuar mirë (duke marrë parasysh anët pozitive dhe  negative për çështjen e qëndrimit të tyre ndaj Euros dhe Eurozonës.)

Permalink | Leave a comment  »

Maqedonia, ndërmjet luftës dhe paqes

 Fejzi HAJDARI* 

A jemi më afër luftës apo paqes? Kjo është pyetja, e cila për fat të keq po u imponohet shqiptarëve të Maqedonisë edhe një herë, brenda një periudhe kohore më të shkurtë se 10 vite  Zhvillimet e fundit në Maqedoni, pas zbulimit të një sasie të madhe të armatimit në afërsi të kufirit Kosovë-Maqedoni, të shoqëruara me ngritjen pothuajse të skajshme të tensioneve ndëretnike, të paketuara bashkë po vijnë pas rënies permanente të rejtingut partiakë të të dy partive më të mëdha shqiptare në Shkup, BDI (Bashkimit Demokratik për Integrim) dhe PDSH (Partisë Demokratike shqiptare). Ndodhitë e këtilla pasojnë dhe pas pozicionit “pat”, në të cilin gjendet Kryeministri Gruevski, karshi tajmingut në qershor të këtij viti, për kur duhet të gjejë zgjidhje rreth kontestit me emrin me shtetin fqinj Greqinë.  Përvojat e deritanishme në Maqedoni, por edhe të më hershme, tregojnë se kur partitë respektivisht pushtetarët (partitë në pushtet në veçanti) janë gjetur në situata të këtilla, nuk kanë zgjedhur mjetet, format dhe mënyrat për të shpëtuar vetveten, qoftë edhe duke rrezikuar perspektivën e qytetarëve. Incidentet e realizuar konform skenarëve qeverisës, kanë marrë edhe viktima në njerëz, të cilët në të shumtën e rasteve, sidomos kur kanë ndodhur në rajonet shqiptare, asnjëherë nuk janë ndriçuar.  Ky mund të jetë njëri ndër kontekstet të dimensionit të situatës së krijuar, e cila, duke analizuar të gjitha veprimet, aktivitetet dhe dimensionet, më shumë i ngjanë zhvillimeve të koordinuara nga distanca, se sa incidenteve aksidentale. “Shatëll diplomacia” e dy krerëve partiakë të BDI dhe PDSH-së, Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit, sidomos deklaratat e tyre pas takimit me kreun e ekzekutivit shqiptar, Sali Berishën, më shumë i ngjajnë deklaratave farsë, se sa angazhimit të tyre praktikë. Ata, edhe tani, kur situata ka mbërritur një shkallë jo mospërfillëse të tensionit, sillen njësoj sikurse në fushatë parazgjedhore. Japin premtime dhe zotime verbale, sa për sy e faqe, pa kurrfarë sinjali se do të ndërmarrin diçka konkrete për përmirësim të situatës!. Analizat e zhvillimeve të fundit, si dhe të veprimeve dhe deklarimeve të krerëve partiakë shqiptarë, dyshimin e kanalizojnë në përpjekjet e tyre, për të rikthyer pozicionet e tyre kundrejt elektoratit shqiptarë, sikundër i kishin para zgjedhjeve të fundit parlamentare. Mungesa e potencës politike në sjelljen e vendimeve që kanë rëndësi vitale kombëtare për shqiptarët e këtushëm, si dhe mosimplementimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit (marrëveshje politike që ndali luftën e vitit 2001), në mënyrë të vazhdueshme kanë rritur pakënaqësinë ndër shqiptarët, si dhe kanë shtuar në mënyrë enorme dëshpërimin nga politika shqiptare, në përgjithësi.  Si rezultat i kësaj, madje edhe fanatikët më të mëdhenj partiakë, së fundmi, kanë filluar t’i braktisin radhët e partive.  Interesi për të rikthyer pozicionet e humbura nuk mund të jetë vetëm se i njërës parti, por i të dyjave, prandaj edhe veprimet e tyre pothuajse janë identike. Edhe BDI, por edhe PDSH, pothuajse me të njëjtën retorikë e “dënojnë dhunën”. Që lë të kuptohet se diçka e koordinuar po i serviret elektoratit. 
Pozicionet e dobëta të këtyre dy partive, pothuajse në mënyrë automatike do të krijonin edhe hapësirë për lindjen e subjektit të tretë politikë, të cilin realisht, elektorati do ta kishte mirëpritur për shkak të dëshpërimit nga politikat e deritanishme shqiptare në Shkup. Realisht, një parti e tretë ose alternativë e re politike ndër shqiptarët e Maqedonisë, ende s’po shihet në horizont. Pikërisht, frika nga lindja e një alternative të tretë politike shqiptare, nxjerrë në pah mundësinë e realizimit të skenarëve të këtilla aventureske nga dy partitë më të fuqishme shqiptare BDI dhe PDSH. 
Thonë në politikë ka interesa dhe jo dashuri.  Prandaj, gjasat janë reale që kjo frikë t’i fusë dy armiqtë të mëdhenj të skenës politike shqiptare, për të ndërmarrë hapa të koordinuar, me qëllim të ngushtimit hapësirës për paraqitjen e një opsioni të ri politik ndër shqiptarët e këtushëm. Ose edhe për të pamundësuar lindjen brenda vetë partive të tyre, opsione të cilat do të ofrojnë diçka të re për elektoratin. Lojërat e këtilla janë të lejuara në politikë, mirëpo, vetëm deri në një kufi. Kufiri duhet të jetë te interesat madhore kombëtare, me të cilat assesi nuk guxon të manipulohet, aq më pak, në lojërat për ruajtjen e pozitave në skenën politike.
Edhe Gruevski, sikurse hallexhinjtë politikë shqiptarë, orvatet te përfitojë nga kjo situatë. Bashkëmendimtarët e tij partiakë (të kryeministrit Gruevski), që mbajnë poste të larta shtetërore, nuk shohin rrezik nga gjendja e këtillë e tensionuar. Ata për situatën e tanishme kanë vlerësim diametralisht të kundërt me vlerësimet e ndërkombëtarëve, të cilët po shprehin shqetësim për zhvillimet e fundit. Afrimi i qershorit për kur është paraparë marrja e datës për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian (BE), ka shtuar shqetësimin e Gruevskit, nga frika se elektorati maqedonas do të mund ta ndëshkojë politikën e tij, e cila shoqërohet nga qëndrimi përjashtues ndaj proceseve eurointegruese. Të përkujtojmë mos anëtarësimin e Maqedonisë në NATO gjatë Samitit të Bukureshtit, kurse tani në qershor Gruevski gjendet para një momenti identik, por kësaj radhe para BE-së. Pikërisht indiferenca dhe mosmarrja e veprimeve konkrete për daljen nga kjo situatë e tensionuar, të gjitha dyshimet dhe hipotezat e mësipërme, i bënë si shumë të besueshme. 
 *Autori është analist dhe botues i gazetës LAJM - Maqed

Permalink | Leave a comment  »

Kriza shqiptare dhe rajoni

Mentor Nazarko 

Greva e urisë e Partisë socialiste është faktori kryesor që përcakton krizën politike në vend, por lidhja mes tyre nuk është lidhje univoke. Dmth e tillë që duhet të themi ekskluzivisht se Greva krijoi Krizën. Edhe Kriza solli Grevën dhe tashmë, Greva ndikon në thellimin spiralor të krizës së brendshme politike në Shqipëri. Përkeqësimi i krizës ekonomike shqiptare- ndalimi i rritjes sipas të dhënave zyrtare, pastaj përfaqëson një faktor tjetër që ndikon skenën publike kombëtare ku po luhen aktet dramatike të grevës. Si pasojë e krizës ekonomike, ka frustrim të madh shoqëror prej papunësisë, ka shfaqje të fortë të acarimit popullor, ka dhunë. Të gjithë këto elementë që po shohim sot nga bllokimi i rrugëve, deri te rreshtimi i intelektualëve, grupeve të interesit, mediave, etj, në blloqe si dekor shqetësues i grevës përfaqësojnë kontekstin e brendshëm, ku palët po luajnë që të fitojnë në fund betejën politikisht si investim për zgjedhjet e ardhshme lokale apo kombëtare. Kjo formë kundërvënie po ekstremizohet duke bartur farën e përplasjes në një spirale, që nëse nuk administrohet në kohë, askush nuk mund ta frenojë. Nëse në fillim Edi Rama, Partia Socialiste e kishte të vështirë të mobilizonte një front cilësor mbështetësish, mediatizimi i grevës, përmasat e saj po krijojnë mbështetës të rinj, e pse jo dhe në gjirin e elektoratit të pavendosur, apo të atyre të rinjve që po krijojnë bindjet e tyre politike pikërisht sot. Por pavarësisht këtyre vëzhgimeve, ajo që mund të thuhet sot me bllokimet e rrugëve në të gjithë territorin dhe me lajmërimet për përshkallëzimin e protestës në 14 maj, është se zhvillimet po hyjnë në një terren të paparashikueshëm. Kriza shqiptare po bëhet e paparashikueshme.
Por kjo grevë nuk ka vetëm një kontekst të brendshëm.  Ka dhe një kontekst ndërkombëtar, dhe më ngushtë akoma një kontekst rajonal. Në planin ndërkombëtar me vlerë për Shqipërinë, duket se qeveria hyri me njëlloj avantazhi për një mori arsyesh. Asnjë qeveri evropiane apo perëndimore nuk preferon të ndërrojë dramatikisht kursin e zhvillimeve shqiptare duke kontribuar në një zgjidhje që favorizon tërësisht opozitën. Zoti Berisha ka mësuar aq shumë nga dështimet e veta të shumta qoftë në rolin e opozitarit, qoftë në rolin e drejtuesit të shtetit, sa din të gjejë kanale për t’i ndikuar ndërkombëtarët me të gjitha mënyrat, qoftë dhe me lojërat me trafikun e interesit, që pasi i ka mësuar, nuk i harron më. Privatizimet e ndryshme, tenderat ndërkombëtarë të Shqipërisë kanë qenë gjithashtu element që ka prodhuar konsensus rreth kësaj qeverie në arenën globale, për aq sa faktorët globalë merren me Shqipërinë.
Konteksti rajonal
Por në favor të Berishës në fillimin e krizës kishte dhe ka dhe për pak kohë një element tjetër- konteksti rajonal. Në vendet rreth Shqipërisë po shfaqen kriza të brendshme që kanë implikime të forta jashtë kufijve. Shtimi i Shqipërisë në hartën e zonave të rajonit në krizë duket qartësisht një element që i frikëson evropianët. Në krye të listës është kriza greke, që e ndikon rajonin jo vetëm me implikime ekonomike dhe financiare, por dhe me pamjet e dhunës, protestave që bartin sigurisht viruse ngjitës për shoqëritë rreth e përqark Greqisë.  Edhe aty shqiptarët nuk janë element i parëndësishëm, me numrin e madh të të punësuarve në ekonominë greke, me depozitat e tyre në bankat greke, me kontributin në sistemin pensionistik grek, pse jo dhe me potencialin e tyre të frustrimit të krijuar prej diskriminimit shumëvjeçar që kulmoi me aktin primitiv të Kretës. Pavarësisht se Greqia përfaqëson një sistem politik të stabilizuar, të aftë përgjithësisht që të administrojë kriza të forta, pavarësisht ndihmës evropiane dhe botërore, gjithsesi rrezatimi i saj destabilizues në rajon mbetet. Por nuk është vetëm Greqia. Maqedonia është e ngopur me avuj krize, qoftë në planin politik, qoftë në atë shoqëror, qoftë në atë ndëretnik. Aty Greqia ndikon në edhe më sepse në konfliktin për emrin, ajo nuk duket e interesuar të lëshojë pe pikërisht sot, kur gjendet vetë e përfshirë në një krizë të fortë. Në planin ekonomik dhe financiar VMRO-DPMNE në pushtet, e fortë në letra për shkak të mandateve, po preferon të marrë për etninë maqedonase pjesën e luanit në burimet e brendshme, megjithëse shqiptarët e emigracionit, kontribuojnë shumë në stabilizimin e sistemit financiar maqedonas. Marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni po acarohen edhe më për shkak të intransigjencës së kësaj Qeverie, e cila nuk po zbaton garancitë e fiksuara me Marrëveshjen e Ohrit për ish ushtarët e UªK-së. Një grup i armatosur në kufi me Kosovën sfidon prej një kohe të gjatë autoritetin e shtetit maqedonas, duke shqetësuar jo thjesht maqedonasit. Sepse si vend i vogël i rrethuar nga armiq, Maqedonia është një lloj teatri ku fusin nga pak duart të gjithë: Serbia, Greqia, Bullgaria, e pse jo dhe Kosova. 
Sikur të mos mjaftonin këto dhe Kosova gjendet në paradhomën e njëlloj krize që ka pak nga të gjitha. Ka përplasje euro-amerikane për privatizime asetesh strategjike, tenderë ndërkombëtarë rrugësh, e pse jo dhe për arsye të tjera. Aktivizimi i fortë i EULEX-it në luftë ndaj korrupsionit që filloi me akuzën ndaj ministrit të transporteve Limaj, nuk përfaqëson ndonjë element stabilizues. Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për statusin nuk është dhënë, por që tani po turbullon ujrat kosovare. Janë shtuar zërat për ndarje territoresh. Në këtë mishelë, po shtohen zërat për zgjedhje të parakohshme nga opozita e Haradinajt që herë pas here merr avdes në Tiranë tek kryeministri Berisha. Opozita sheh nga e gjithë kjo, dobësim të pozitave të qeverisë dhe është brenda të drejtës së vet të kërkojë të përfitojë. Qeveria nga ana e saj, duket se po e interpreton gabim situatën: po shfaqet retorikë antieuropiane, megjithëse në formën e kritikave për EULEX-in, që mund të krijojë probleme dhe në terren. Kur EULEX-i kritikohet nga zyrtarë të lartë, po populli ç’bën?
E pra në një situatë të tillë kriza shqiptare që thellohet nëpërmjet grevës deri më tani nuk është parë me sy të mirë nga faktori ndërkombëtar. Ai mund të ndërhyjë në favor të opozitës vetëm nëse bindet se kriza duhet ndaluar që tani, para se nesër të jetë vonë. Ndërkohë kjo qeveri do të dobësohet në planin ndërkombëtar edhe për shkak se nuk po tregohet e aftë që ta zgjidhë vetë krizën. Krizat ballkanike ndikojnë njëra tjetrën, me kanale publikë dhe jo publikë. Por për ndërhyrjen vendimtare perëndimore, opozita duhet të punojë akoma dhe më shumë. Ajo duhet të japë garanci se nuk do ta përshkallëzojë në formë ekstremale protestën, por dhe duke e bindur perëndimin se duhen shmangur skenarë grekë krize që për Shqipërinë do të ishin shkatërrimtarë. Është detyrë e vështirë, por jo e pamundur. Fitimi masiv i mbështetjes në planin e brendshëm, pra një faktorizim i fortë i opozitës, njohja e të gjithë të dhënave ekonomike dhe financiare të Shqipërisë, mund t’i kandisë ndërkombëtarët të ndërhyjnë në një formë përfundimtare në zgjidhjen e krizës shqiptare dhe kjo ndërhyrje s’ka sesi të jetë në favor të qeverisë. Vazhdimi i krizës shqiptare më në një rast të tillë nuk mund të tolerohej. Ofertat e qeverisë për zgjidhjen e krizës janë korrekte për kohë të tjera, por siç thoshte Preç Zogaj në një editorial të vetin, koha i vjetëron shumë shpejt zgjidhjet. Pra zgjidhja do të vinte vetëm nga jashtë.

Permalink | Leave a comment  »

Simbolika e grevës

 Fatos Lubonja 

Duke dalë me makinë nga rrugica e ngushtë e pallatit ku banoj, që po bëhet ditë për ditë më e ngushtë për shkak të parkimeve anës saj ...vura re se në rrugicë, përbri murit të një kafe – bari, pronari kishte vënë disa hekura të freskët bllokues dhe sipër një tabelë ku shkruhej me gërma kapitale: “parkim për lokalin”. Shkurt kishte bërë atë që e kemi parë gjithandej gjatë kësaj periudhe: kishte rrëmbyer një copë hapësire publike (rruge) dhe e kishte “privatizuar” për hesapin e vet; çka ndryshe i thonë: i forti vë gardhin kurse ai që e pëson s’guxon t’i kundërvihet sepse - thotë vetmevete - ky duhet të jetë ndonjë me të cilin të gjen belaja, o pse është i marrë, o pse është i lidhur me mujsharët e pushtetit lokal a qendror.
Dola i revoltuar nga rrugica e ngushtë për në rrugën e gjerë që të çon në bulevardin e madh, por aty mu amplifikua kjo ndjenjë duke parë se për të shkuar atje ku kisha destinacionin më duhet të bëja një rreth të madh të panevojshëm sepse atje nga ku duhet të kaloja një grup shumë më i madh mujsharësh ka vendosur disa çadra dhe e ka shpallur rrugën vendin e vet, ku do të bëjë protestën e vet kundër Qeverisë deri në përmbysjen e saj. 
Kam dëgjuar këto ditë shumë njerëz, edhe nga ata të urtë që nuk janë dakort me grevën, madje edhe liderët në pushtet si Berisha dhe Meta, që e fillojnë komentin e tyre për këtë grevë duke thënë: “kam respekt për aktin e tyre të vetsakrifikimit por…”. Mua më duket hipokrizi kjo retorikë sepse nuk kam respekt për atë që po ndodh. Para të gjithash duhet të them se kjo grevë, nga mënyra se si është organizuar, në fakt duke imituar edhe greva të tjera, nuk mund të reduktohet në njerëzit që kanë vendosur të mos hanë. Ata janë vetëm njëra pjesë e grevës. Pjesa tjetër është okupimi i bulevardit me çadrat edhe tribunat e vendosura atje, oratorët jashtë grevës që mbajnë vazhdimisht fjalime lufte; njerëzit që vijnë nga rrethet të protestojnë; media dhe gazetarë që rrinë non stop jo thjesht për të pasqyruar ngjarjen, por edhe për të gjeneruar ngjarje. Duke pasur parasysh gjithë këtë, kjo grevë më shumë sesa vetsakrifikim pasiv që duhet të flasë vetë jep mesazhet e një dhune mjaft aktive, kurse të ngujuarit i shoh si pjesë e nxitjes emocionale të turmës për të bërë që kjo të humbasë më në fund durimin dhe të kalohet, kësisoj, në akte dhune e destabilizimi. Në këtë kontekst, fakti që organizatorët e grevës i kanë vendosur përdhunisht, pa kërkuar leje, duke shkelur ligjin, çadrat atje në mes të rrugës ku duhet të kalojnë të gjithë qytetarët e Tiranës më shëmbëllen me aktin e dhunshëm të atij pronarit të lokalit që zapton pjesën publike dhe e bën të tijën pa leje dhe pa ligj.
Kuptohet, nuk e kam fjalën thjesht për bezdinë e qarkullimit. E kam fjalën për atë se kjo sjellje flet shumë për atë se si e shohin raportin me qytetarin e thjeshtë dhe me ligjin ata që pretendojnë se po luftojnë në emër të tyre. Le të shpjegohem: ka shumë shqiptarë, ku bëj pjesë dhe vetë, që janë të pakënaqur me Qeverinë sa s’ka më, por që nga ana tjetër nuk kanë besim se kjo grevë po bëhet për të mirën e tyre. Për këtë u mjafton vetëm pak kujtesë apo edhe pa kujtesë fare: mjaft të shohin një kilometër më përtej se si Kryetari i grevistëve po shkel me katër këmbët disa ligje duke shpërfytyruar sheshin “Skënderbej” dhe lulishten prapa monumentit. Ka po ashtu shumë nga ata që mendojnë se kjo grevë vetëm mund t’i përkeqësojë problemet e mëdha që ka vendi dhe jo t’i lehtësojë. Ka të tjerë që janë të lëkundur dhe plot kontradikta në vlerësimet e tyre. Ka pastaj nga ata që janë simpatizantë apo edhe militantë të PD-së që këtë grevë e shohin me armiqësi. Sipas mendimit tim, këta të gjithë së bashku janë shumica e shqiptarëve. Cili është mesazhi që i japin grevistët kësaj kategorie qytetarësh, duke u zaptuar rrugën ku duhet të kalojnë pa pyetur as për ligj dhe as për respekt për ta?
Nga këndvështrimi i kategorisë së qytetarëve ku bëj pjesë, skenografia e grevës, ku në një anë shoh ndërtesa publike të okupuara nga maxhoranca kurse më anën tjetër një shesh publik të zaptuar nga opozita, pa fije rrugëkalimi për qytetarët mes tyre, e shoh si një shprehje simbolike të dramës që kemi njëzet vjet që e përjetojmë: ndeshjen, pa respekt për qytetarin dhe ligjin, të dy forcave që nuk njohin asnjë pushtet tjetër përveç të vetvetes.
Dëgjova Erion Velinë të fliste si levend ditën e tretë të grevës për të na shpjeguar se, përsa i përket bllokimit të rrugës, duhet të kujtonim atë gjykatësin në SHBA, i cili u dha të drejtë marshuesve të Martin Luter Kingut. Mirëpo ky harroi se paska pasur një gjykatës i cili u paska dhënë të drejtë marshuesve. Kurse problemi i këtyre grevistëve është se kërkojnë të bëjnë edhe gjykatësin vetë, pasi pretendojnë se gjykatësi është instrument i kundërshtarit të tyre, madje as pa tentuar ta provojnë këtë.
Kësisoj një qytetari që shtron pyetjen: cilit institucion duhet t’i drejtohem për të kërkuar të drejtën që të mos më bllokohet rruga, përgjigja që do t’i vijë nga grevistët që pretendojnë të marrin pushtetin nesër, është: ti e kërkon këtë sepse je pjesë e llogores tjetër. Përgjigja nga Qeveria e maxhorancës që në fakt duhet të jetë edhe qeveria e qytetarëve që nuk e kanë votuar është mosndërhyrja sepse edhe ajo i është nënshtruar gjithmonë lojës së forcës dhe në këtë rast, në këtë lojë force, i leverdis më shumë të mos ndërhyjë sesa të ndërhyjë. Dhe kështu ky lloj qytetari që e përsëris është shumica, por edhe sikur të jetë një pakicë, prap është për t’u respektuar, mbetet pa shtetin e vet. Kushdo që kërkon rrugën të lirë sepse është e drejta e tij, ashtu sikurse është e drejta e tij të mos votojë asnjërën nga këto parti, apo t’i konsiderojë të dyja pjesë të së njëjtës lojë për pushtet, duket sikur të mos ketë më vend në këtë shoqëri.
Në thelbin e vet skenografia e grevës, ajo e bllokimit të bulevardit mu midis Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit, jep mesazhin se në këtë vend është më i forti ai që bën vetë zotin dhe vetë shkopin e jo ligji që siguron edhe ndarjen dhe balancimin e pushteteve në mënyrë të tillë, që askush të mos mund të guxojë të bëjë vetë edhe denoncuesin, edhe prokurorin edhe gjykatësin. Nga përvoja e deritanishme, di të them se ky mesazh veçse e dobëson shtetin dhe thellon mungesën e transparencës jo vetëm të votës, por dhe të asaj se si na janë vjedhur e vidhen paratë.
Besoj se jo rastësisht në këtë kohë kanë lulëzuar edhe më shumë raste si ai i atij pronarit të kafe barit në rrugicën time, që ka zaptuar një copë rrugë për të parkuar makinën e vet.

Permalink | Leave a comment  »

Poezi nga poeti bashkëkohor amerikan BILLY COLLINS



 HARRESA

Emri i autorit është i pari që vdes,
pasuar me bindje të plotë nga titulli, fabula,
zgjidhja tronditëse, krejt romani
i cili mjerisht shndërrohet në diçka që kurrë nuk e ke lexuar,
kurrë nuk ke dëgjuar për të,
sikur, një nga një, kujtesat të cilave iu bëheshe strehë
vendosën të tërhiqen në hemisferën jugore të trurit,
në një fshat të vogël peshkatarësh ku nuk ka telefona.

Kohë të shkuara ti ia dhe puthjen e lamtumirës emrave të nëntë Muzave
dhe pe ekuacionin me dy të panjohura të përgatisë valixhet,
e madje dhe tani teksa ngul në mend rregullin e planeteve,
diçka tjetër po të shket nga truri, ndoshta një lule e simbolit kombëtar,
adresa e një daje, kryeqyteti i Paraguajit.

Ciladogjë që po rropatesh ta kujtosh
Nuk e ka më vendin në majën e gjuhës tënde,
madje as përvidhet në ndonjë skutë të errët të shpretkës sate.

Ajo ka thyer qafën teposhtë një lumi të zi mitologjik
emri i të cilit fillon me një L aq sa ti mund ta mbash në hatër,
rehat në rrugën tënde të harrimit ku do t'iu bashkohesh atyre
që kanë harruar madje si të notojnë dhe si ta ngasin biçikletën.

S'habit kënd që ti zgjohesh në mes të natës
për të kërkuar datën e një beteje të famshme në një libër për luftën.
S'habit kënd që hëna në dritaren tënde të duket sikur ka dalë
nga një poemë dashurie të cilën ti dikur e dije përmendsh.

HYRJE NË POEZI

Iu kërkoj atyre ta marrin një poezi
dhe t'ia tregojnë dritës
si një diapozitiv me ngjyra
ose t'ia shtypin në vesh një mizë.

Iu them futeni një mi në një poemë
dhe shihni përpjekjet të dalë që andej,
ose shetitni brenda dhomës së poemës
dhe ndieni muret të fshikullohen në dritë.

Iu them atyre të skijojnë në ujë
përgjatë sipërfaqes së një poeme
duke valvitur emrin e autorit në brigje.

Por gjithë çfarë duan të bëjnë
është të lidhin poemën në një karrike me litar,
ta torturojnë dhe ta detyrojnë të hapë barkun.

Ata fillojnë ta godasin me një zorrë llastiku
për ta zbuluar kuptimin e saj të vërtetë.

LITANI

Ti je buka dhe thika,
je kupa e kristaltë dhe vera...

—Jacques Crickillon

Ti je buka dhe thika,
je kupa e kristaltë dhe vera.

Ti je vesa në barin e mëngjesit
dhe rrota përvëluese e diellit.

Ti je përparësja e bardhë e furrtarit,
dhe zogjtë shtegtarë trishtueshëm në fluturim.

Megjithatë nuk je era në pemëtore,
frutat në arkë,
apo kështjella prej letre.

Dhe natyrisht nuk je ajri me kundërmim pishe.
Kurrsesi nuk mund të jesh ajri me kundërmim pishe.

Ka të ngjarë të jesh peshku nën urë,
ndoshta edhe pëllumbi në kokën e gjeneralit,
por nuk ia bën kurrkund ngat
të jesh ara me lulegruri në terr.

Dhe një kqyrje e shpejtë në pasqyrë do tregojë
se ti nuk je as këpucët në qoshe
as lundra që fle në hangarin e saj.

Unë dëshiroj ta dish ti mirë,
thënë në mënyrën më figurative të botës,
se unë jam tingulli i shiut në çati.

Ndodh githashtu të jem ylli që shkrepëtin,
gazeta e mbrëmjes e përplasur në rrugicë
dhe shporta e gështenjave në tavolinën e guzhinës.

Unë jam gjithashtu hëna në drurë
dhe kupa e çajit e gruas qorre.

Por merak mos ki, unë nuk jam bukka dhe thika.
Ti je prapë buka dhe thika.

Ti do të jesh gjithmonë buka dhe thika,
pa përmendur kupën e kristaltë dhe - njëfarësoj - verën.


NGANJËHERË


Nganjëherë i ul njerëzit në vendet e tyre në tryezë,
ua lidh këmbët tek gjunjtë,
nëse ata e pëlqejnë këtë profil,
dhe i mbaj në karrike të vogla druri.

Gjithë pasditen ata janë sy më sy,
burri me kostum kafé,
gruaja në veshje blu,
krejt të shtangur, krejt të mirësjellshëm.

Por herë të tjera, unë jam ai
që është marrë hopa në krahë,
pastaj zbritur në dhomën e ngrënies të një shtëpie kukullash
për të ndenjur me të tjerët rrotull tryezës.

Mrekulli e vërtetë,
po si do ta pëlqeje ti
kur kurrë nuk e di nga një ditë tek tjetra
nëse do ta përballosh dot
të qëndruarit pezull si një zot i mirëfilltë,
me shpatullat që i ke në re,
apo ulur rrafsh në mes të tapicerisë,
duke vështruar ngultas me fytyrën tënde të imët plastike?

NATA E PARË

Gjëja më e keqe e vdekjes duhet të jetë nata e parë.

—Juan Ramón Jiménez

Përpara se të hapem ty, Himenez,
nuk më pati ndodhur kurrë që dita dhe nata
të pasojnë njëra tjetrën në ringun e vdekjes,
por tani më keni futur në ngasje
nëse do të jetë gjithashtu një diell dhe një hënë
dhe të vdekur të mbledhur t'i shikojnë tek lindin e perëndojnë
pastaj të bëjnë gati, çdo shpirt vetëm filli,
diçka të ngjashme si shtratin.

Apo nata e parë do të jetë e vetmja natë,
një terr për të cilin ne nuk kemi emër tjetër?

Sa i dobët fjalori ynë në fytyrë të vdekjes,
Sa e pamundur ta shash atë.

Atje është caku tek ndalet gjuha,
kuajt që kalëruam gjithë jetën tonë
duke u ngritur kas në zgrip të një karme marramendëse.

Fjala e cila ishte në fillim
dhe fjala që ishte bërë tul -
ato dhe të gjitha fjalët e tjera do të mejnë.

Edhe tani, duke ju lexuar këtë portik të gardhuar,
si mund t'jua përshkruaj një diell që ndrit pas vdekjes?

Por mjafton të ma kallë tmerrin
vëmendja e shtuar ndaj ditës hënore të botës,
ndaj vezullimit të diellit në ujë
apo të copëtuar në një korije,
dhe të kqyr më avitas këtu në këto gjethe të vogla,
këta gjemba rojtës,
puna e të cilëve është ta mbrojnë trëndafilin.

TË PESHKOSH NË SUSKUEHANA NË KORRIK

Unë nuk kam qenë kurrë për peshkim në Suskuehana
apo në ndonjë lum tjetër për atë punë
ta them krejt ndershmërisht.

As në korrik apo ndonjë muaj tjetër
nuk e kam pasur kënaqësinë - nëse është kënaqësi -
e peshkimi në Suskuehana.

Ka më shumë të ngjarë të jem ndodhur
në një dhomë të qetë si kjo -
një fotografi gruaje në mur,
një çanak tangjerinash në tryezë-
duke u përpjekur të përftoj ndjesinë
e peshkimit në Suskuehana.

Është njëfarë dyshimi
që të tjerët të kenë qenë duke peshkuar
në Suskuehana,
duke lundruar kundër rrjedhës në lundër druri,
duke i shkitur rremat nën ujë
pastaj duke i shfaqur në dritë të diellit.

Por më avitur se kurrë
ndaj peshkimit në Suskuehama isha
një pasdite në një muzeum në Filadelfia
kur baraspeshova një kokrrizë vezë kohe
kundruall një pikture
ku ai lum vërtitej në shtjellë
nën një qiell gafrruar prej reve blu,
drurë të dendur përgjatë ledheve,
dhe një djalosh me shall të kuq
ulur në një lundër të vogël
të gjelbër me fund të sheshtë
duke mbajtur krrytin e hollë të një purteke.

Kjo është diçka që nuk ka të ngjarë
ta bëj ndonjëherë, mbaj mend
t'i thoshja vetes dhe një tjetri pranë meje.

Pastaj i pulita sytë para se
t'i ngulis në skena të tjera amerikane
sane në mullar, uji që zbardhet mbi shkrepa,
madje edhe në një nga lepujt e murrmë
që dukej kaq i armatosur me vigjilencë
sa e përfytyroja të kapërcente fluturim çdo kurthë.

--------

Forgetfulness by Billy Collins

The name of the author is the first to go
followed obediently by the title, the plot,
the heartbreaking conclusion, the entire novel
which suddenly becomes one you have never read,
never even heard of,
as if, one by one, the memories you used to harbor
decided to retire to the southern hemisphere of the brain,
to a little fishing village where there are no phones.

Long ago you kissed the names of the nine Muses goodbye
and watched the quadratic equation pack its bag,
and even now as you memorize the order of the planets,
something else is slipping away, a state flower perhaps,
the address of an uncle, the capital of Paraguay.

Whatever it is you are struggling to remember
it is not poised on the tip of your tongue,
not even lurking in some obscure corner of your spleen.
It has floated away down a dark mythological river
whose name begins with an L as far as you can recall,
well on your own way to oblivion where you will join those
who have even forgotten how to swim and how to ride a bicycle.

No wonder you rise in the middle of the night
to look up the date of a famous battle in a book on war.
No wonder the moon in the window seems to have drifted
out of a love poem that you used to know by heart.

Introduction to Poetry by Billy Collins

I ask them to take a poem
and hold it up to the light
like a color slide
or press an ear against its hive.

I say drop a mouse into a poem
and watch him probe his way out,
or walk inside the poem's room
and feel the walls for a light switch.

I want them to waterski
across the surface of a poem
waving at the author's name on the shore.

But all they want to do
is tie the poem to a chair with rope
and torture a confession out of it.

They begin beating it with a hose
to find out what it really means.

Litany by Billy Collins

You are the bread and the knife,
The crystal goblet and the wine...

—Jacques Crickillon



You are the bread and the knife,
the crystal goblet and the wine.

You are the dew on the morning grass
and the burning wheel of the sun.

You are the white apron of the baker,
and the marsh birds suddenly in flight.

However, you are not the wind in the orchard,
the plums on the counter,
or the house of cards.

And you are certainly not the pine-scented air.
There is just no way that you are the pine-scented air.

It is possible that you are the fish under the bridge,
maybe even the pigeon on the general's head,
but you are not even close
to being the field of cornflowers at dusk.

And a quick look in the mirror will show
that you are neither the boots in the corner
nor the boat asleep in its boathouse.

It might interest you to know,
speaking of the plentiful imagery of the world,
that I am the sound of rain on the roof.

I also happen to be the shooting star,
the evening paper blowing down an alley
and the basket of chestnuts on the kitchen table.

I am also the moon in the trees
and the blind woman's tea cup.

But don't worry, I'm not the bread and the knife.
You are still the bread and the knife.

You will always be the bread and the knife,
not to mention the crystal goblet and—somehow—the wine.

Some Days by Billy Collins

Some days I put the people in their places at the table,
bend their legs at the knees,
if they come with that feature,
and fix them into the tiny wooden chairs.

All afternoon they face one another,
the man in the brown suit,
the woman in the blue dress,
perfectly motionless, perfectly behaved.

But other days, I am the one
who is lifted up by the ribs,
then lowered into the dining room of a dollhouse
to sit with the others at the long table.

Very funny,
but how would you like it
if you never knew from one day to the next
if you were going to spend it
striding around like a vivid god,
your shoulders in the clouds,
or sitting down there amidst the wallpaper,
staring straight ahead with your little plastic face?

The First Night by Billy Collins

The worst thing about death must be
the first night.
—Juan Ramón Jiménez



Before I opened you, Jiménez,
it never occurred to me that day and night
would continue to circle each other in the ring of death,
but now you have me wondering
if there will also be a sun and a moon
and will the dead gather to watch them rise and set
then repair, each soul alone,
to some ghastly equivalent of a bed.

Or will the first night be the only night,
a darkness for which we have no other name?
How feeble our vocabulary in the face of death,
How impossible to write it down.

This is where language will stop,
the horse we have ridden all our lives
rearing up at the edge of a dizzying cliff.

The word that was in the beginning
and the word that was made flesh—
those and all the other words will cease.

Even now, reading you on this trellised porch,
how can I describe a sun that will shine after death?

But it is enough to frighten me
into paying more attention to the world’s day-moon,
to sunlight bright on water
or fragmented in a grove of trees,
and to look more closely here at these small leaves,
these sentinel thorns,
whose employment it is to guard the rose.


Fishing on the Susquehanna in July


by Billy Collins

I have never been fishing on the Susquehanna
or on any river for that matter
to be perfectly honest.

Not in July or any month
have I had the pleasure--if it is a pleasure--
of fishing on the Susquehanna.

I am more likely to be found
in a quiet room like this one--
a painting of a woman on the wall,
a bowl of tangerines on the table--
trying to manufacture the sensation
of fishing on the Susquehanna.

There is little doubt
that others have been fishing
on the Susquehanna,
rowing upstream in a wooden boat,
sliding the oars under the water
then raising them to drip in the light.

But the nearest I have ever come to
fishing on the Susquehanna
was one afternoon in a museum in Philadelphia
when I balanced a little egg of time
in front of a painting
in which that river curled around a bend
under a blue cloud-ruffled sky,
dense trees along the banks,
and a fellow with a red bandanna
sitting in a small, green
flat-bottom boat
holding the thin whip of a pole.

That is something I am unlikely
ever to do, I remember
saying to myself and the person next to me.

Then I blinked and moved on
to other American scenes
of haystacks, water whitening over rocks,
even one of a brown hare
who seemed so wired with alertness

I imagined him springing right out of the frame.

Billy Collins (Billi Kollins) konsiderohet sot poeti bashkëkohor më i adhuruar në Amerikë. Ai lindi në Qytetin e Nju Jorkut më 1941. Është autori i disa librave poetikë, përfshirë Ballistics (Balistikat, 2008), She Was Just Seventeen (Ajo ishte vetëm shtatëmbëdhjetë vjeçe , 2006), The Trouble with Poetry (Telashi nga poezia, 2005), Nine Horses (Nëntë kuajt, 2002), Sailing Alone Around the Room: New and Selected Poems (Duke u sjellë rrotull nëpër dhomë: poema të reja dhe të zgjedhura, 2001), Picnic, Lightning (Piknik, Vetëtimë, 1998), The Art of Drowning (Arti i mbytjes, 1995, i cili ishte finalist për Lenore Marshall Poetry Prize), Questions About Angles (1991, i cili ishte i zgjedhur nga Edward Hirsh për National Poetry Series), The Apple That Astonished Paris (Molla që la pa mend Parisin, 1988), Video Poems (Poemat video, 1980), dhe Pokferface (Fytyrëpoker, 1977).

Një regjistrim i tridhjetë e tri poemave të tij, lexuar nga Collins, The Best Cigarette (Cigaret më të mira) doli më 1997. Poezia e Collins është përfshirë në antologji, tekste shkollore dhe në një mori revistash, përfshirë Poetry, American Poetry Review, American Scholar, Harper's, Paris Review, dhe The New Yorker.

Vepra e tij është paraqitur në antologjinë Pushcart Prize dhe është zgjedhur disa herë për seritë vjetore të Bes American Poetry. Collins ka botuar Poetry 180: A Turning Back to Poetry (Random House, 2003), një antologji e poemave bashkëkohore për përdorim në shkolla dhe si një botues i ftuar për botimin e vitit 2006 të The Best American Poetry.

Për Collins-in, poeti Stephen Dunn ka thënë: "Ne na duket gjithmonë se ku ndodhemi në poemat e Billy Collins, por jo domosdo se ku ai po shkon. Unë adhuroj të shkoj me të në pikarritjet e tij. Ai nuk na fsheh asgjë ne, siç mendoj se e bëjnë më pak poetë se ai. Ai na lejon ne të kqyrim qartë se çfarë ai vetë ka zbuluar."

Më 2001 Collins u emërua Poet Laureat i SHBA. Ai ka marrë një mori nderimesh dhe çmimesh nga fondacionet e artit dhe nga universitetet amerikane.

Billy Collins jeton në Somers, New York.
Përktheu dhe përgatiti Elida Buçpapaj

David Kameron dhe teza e tij e revolucionit konservator

Nga Marcello Veneziani

 

Kur e sheh për herë të parë, David Kameron nuk është se të ngjall shumë simpati. Bile mund të them se nuk ka ndonjë karizmë të madhe. Edhe më pak të këndshëm janë mbështetësit e tij, disa Torie-s që nisin me Murdoch, e zënë fill deri tek “The Economist”, i specializuar kryesisht për shpifje në shtyp ndaj Italisë: e fundit që më godet në sentimente më intime është se, e përcakton Jugun e Italisë “mbretëria e bordellos” dhe bën thirrje për dëbimin e saj nga Europa. Por Kameron nuk është vetëm një fjalëkalim që Anglia ka zgjedhur për të mbyllur hesapet me laburistët e Gordon Broun, por pretendon të jetë një qasje për ndryshim.
David Kameron është lideri i ri dhe pragmatist i një partie të re dhe antike, Partia Konservatore, e cila ka ditur të ringjallet në një mënyrë interesante. E them këtë duke menduar Britaninë e Madhe, por edhe në Europën, Italinë dhe të djathtët e saj. David Kameron ka premtuar një revolucion konservator. Termi, për europianët kontinentalë, të kujton lëvizjet e mëdha të ideve në histori, sidomos autorët e mëdhenj. Por në zhargonin politik Atlantik, është folur për revolucionin konservator kur patëm valën e Reganit; foli për të Guy Sorman, për shembull. Mirëpo çka është risia që ofron rioshi anglez? David Kameron ka kuptuar se nuk mund të jesh konservator me parukë në vitin 2010, dhe as mund edhe të përsërisësh recetën e Theçer, një recetë e shëndetshme e tridhjetë viteve më parë. Pra, ka marrë se bashku ide të forta dhe vlera të qëndrueshme të traditës konservatore me ide të reja, gjuhë të reja dhe hapje në të tashmen. Të gjitha të mbështjella në një luk rastësor, sportiv dhe të sigurt.
Të tre dallimet kryesore nga konservatorët e së kaluarës janë shumë interesante për ne europianët, sepse duket sikur vijnë nga kontinenti ynë. E para është pikë-kthesa sociale e konservatorizmit, një projekt reformator, me besimin se Qeveria duhet të sigurojë sa më shumë drejtësi sociale, më shumë cilësi në shkollën publike, kontroll anarkisë financiare pas çmendurisë së prodhuar nga tregu. Një ndryshim nga tradita konservatore angleze dhe ndaj konservatorizmi alla-Theçer; por një ndryshim që lidh konservatorët britanikë me traditën kristian-sociale, goliste dhe të djathtën sociale europiane. Në Itali një gjë të tillë e ka bërë ministri i financave Giulio Tremonti, duke kaluar nga liberalizmi në një vizion social të Shtetit, duke kritikuar tregun dhe forcuar mbrojtjen e traditës. Risia e dytë është që konservatorët po interesohen për ambientin, mbrojtjen e natyrës nga degradimi dhe ndotja, vizioni i një eko/konservatorizmi, i cili më në fund heq monopolin e gjelbër të të menduarit radikal dhe ideologjik. Ai është i gatshëm ta kombinojë realizmin e konservatorëve me problemet mjedisore. Një ndryshim i bukur.
Tema e tretë e re është ideja e komunitetit, një temë qendrore e së djathtës së re europiane. Një ide e fortë, e cila i lejon nga një anë Kameron-it të ndryshojë ndaj individualizmit të konservatorëve ose idesë Popper-iane të Theçerit, që shoqëria nuk ekziston, por ekzistojnë vetëm individët. Por nga ana tjetër ideja e komunitetit i lejon Kameron-it të rimarrë në një mënyrë të re mbrojtjen e lidhjeve territoriale, të identitetit kombëtar, traditave angleze, rrënjët kristiane të kombit, familjen, e cila është në zemër të fjalimeve të Kameronit, politika për fëmijët dhe mbrojtja e institucionit të martesës. Këtu janë shartuar edhe disa hapje të Kameron, të cilat janë edhe të diskutueshme, siç janë “Pacs” për të njohur për çiftet homoseksuale, një hapje ndaj zakoneve, të cilat janë të pa-praktikueshme sipas rreptësisë puritane Viktoriane; një linjë më e butë ndaj drogës, e cila tani është kthyer direkt mbrapsht, duke pasur parasysh efektet shkatërruese që prodhoi një hapje e tillë. Ka edhe intelektualë italianë që ngulmojnë se këto ide janë në një analogji me kursin e ri të Gianfranco Fini brenda Pdl (Populli i Lirisë). Por harrojnë temat e forta të Kameron, mbi familjen, identitetin kombëtar, traditat fetare, komunitetin apo tolerancën zero ndaj krimit dhe emigracionit të paligjshëm. Rreth emigracionit, psh, sipas Kameron ka dështuar modeli multi-kulturor anglez; duhet nga një anë të njohim dhe të respektojmë të gjithë popujt dhe të drejtat e tyre, që të integrohen plotësisht emigrantët e ligjshëm, por nga ana tjetër duhet të sigurohet kohezion kombëtar, në pajtim me Ligjin anglez dhe përparësinë komunitetit kombëtar mbi pakicat etno-fetare.
Shtrydh këto komente dhe këto pozicione të tij jo vetëm se kam ndjekur fushatën e tij, por pasi kam lexuar dy libra si, “Revolucioni im konservator", i cili është rezultat i  bisedës së Kameron-it me gazetarin Dylan Jones (i dalë në Itali me një parathënie të shkruar nga G. Fini), dhe pastaj në librin, “Kameron, konservatorizmi i ri” të shkruar nga Francis Elliott dhe James Hanning. Nuk e di nëse Kameron është në gjendje për t’i vënë në jetë këto ide, dhe në qoftë se ai mund të bëjë një qeveri, sidomos tani që dihet se ai nuk ka një shumicë absolute të vendeve në parlament.
Së fundmi kam dy gjëra: Anglia gjithnjë e më shumë i ngjan Europës kontinentale dhe se konservatorët si Kameron do të duhet të përshtaten me inteligjencën më të zhdërvjellët. Dhe ky është një paradoks, duke pasur parasysh se Kameron mbetet një Euro-skeptik. Dhe pastaj, pas epokës Bler, pas laburistëve shumë Liberalë dhe pak laburistë, luftëtarë dhe shumë pro-amerikanë, vjen një konservator që ri-zbulon Socialen, Komunitetin, i cili di të distancohet nga Shtetet e Bashkuara kur duhet dhe që nuk e mbështet Izraelin kur lëshon raketat, që kritikon Bushin për hutimin që ka pasur ndaj mjedisit (por pastaj e imiton në rinisjen e konservatorizmit). Por gjithsesi, që e majta britanike ishte gjithmonë e më shumë liberale sesa komunitare, unë e kam gjetur në korrespondencën që kam patur me Sir Ralf Dahrendorf, që kundërshtonte komunitarizmin me vizionin individualist. 

Autori është Filozof, Publicist, analist i gazetës italiane “Il Giornale”

Permalink | Leave a comment  »

Përhapja perverse e krizës në të gjithë Europën


1929: Kriza e Madhe amerikane shkatërron ekonominë botërore

Në vitet Njëzet hegjemonia e dollarit ishte tashmë në veprim. Globalizimi fillon marshimin e tij, duke krijuar ndërvarësi të rrezikshme. Që evidentohen kur…
Nuk janë të paktë ata sot që theksojnë se, ekonomitë botërore po përjetojnë një moment stanjacioni shumë delikat, kriza e besimit është vërtet shumë e fortë dhe të dhënat e ardhura nga bursat nuk lënë të shpresohet për mirë. Duket e pabesueshme sesi new economy, term sot jo fort i hijshëm, vetëm pak vjet më parë duket se përfaqësonte gurin filozofik të aftë për të zgjidhur çdo problem të një ekonomie që po hynte në rrugë të lodhura dhe apatike. Gjatë këtyre kohëve të fundit bursat e të gjitha vendeve perëndimore i rrisnin kontraktimet e tyre me ritme absolutisht të pabesueshme dhe aksionet e kompanive të lidhura me zhvillimin e teknologjive të reja katërfishonin vlerat e tyre në shumë pak kohë, fitime të lehta që tërhiqnin sipërmarrës të paskrupull që themelonin shoqëri të reja me aksione me qëllimin e vetëm që të përfitonin nga një situatë e favorshme, por dukshëm tranzitore. Përqindjet e fitimit mbi këto aksione qenë vërtet të mrekullueshme dhe brenda pak kohësh ju afrua botës së bursës një numër i madh njerëzish (që pak ose aspak kishin të bënin me botën e egër të Wall Street), me shpresën që të dyfishonin fitimet e tyre. Një popull i tërë që u transformua në agjent burse dhe në ekspert finance. Këta investitorë të rinj u lëshuan në botën magjike të spekulimit financiar me një besim total dhe të paktëve që lejonin të vinin në dyshim rezultatet e këtij ekspansioni ekonomik menjëherë ju mbyllej goja dhe akuzoheshin se qenë pesimistë dhe ogurzinj. Dhe në fakt gjithçka rezultoi në një flluskë sapuni e destinuar që të zgjaste pak.
1925 - 1929 evolucion dhe krizë e bursës së New York
Në tetor të vitit 1929, pas muajsh euforie të madhe, bursa amerikane njohu një rënie të fortë, shumë më të thellë dhe shumë më të fortë se të gjitha të mëparshmet, por jo të tillë sa t'u bënte me dije operatorëve një kolaps pasues në ekonomi. Bile në periudhën menjëherë më pas, ekonomia amerikane tregoi shenja të dobta rigjallërimi dhe kriza e mëparshme e tetorit u duk vetëm një ndalesë e përkohshme e ekspansionit ekonomik. Por, bota e vitit 1929 ishte tashmë në një pjesë të madhe e globalizuar dhe një krizë në Shtetet e Bashkuara, vend ekonomikisht hegjemon, u transformua pashmangshmërisht në krizë globale. Duke filluar nga viti 1932, operatorët e kuptuan se kriza e filluar në vitin 1929 nuk ishte thjesht konjukturale, po fillohej kështu të pyetej se kur dhe si do të ishte i mundur një rigjallërim i ekonomisë. Nëqoftëse momenti nuk kishte qenë tragjik, mund të duket deri komik ky pohim i bërë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Calvin Coolidge, përpara Kongresit amerikan nga fundi i vitit 1928: "Asnjë Kongres i Shteteve të Bashkuara i mbledhur për të diskutuar problemet e Bashkimit nuk i kish ndodhur ndonjëherë të gjendej përballë një situate kaq pozitive. Në vend ekziston qetësi dhe kënaqësi sëbashku me rekordin më të lartë të viteve të begatisë. Jashtë vendit mbizotëron paqja dhe mirëqenia".
Në ato vite, ekspansioni të fortë ekonomik që i paraprinë kolapsit të vitit 1929, amerikanët filluan të zbulojnë kënaqësitë e kohës së lirë dhe të një rroge që u mundësonte atyre një nivel të caktuar: automobila, mallra konsumi dhe sidomos larg nga ashpërsitë e një dimri, atij të New York, jashtëzakonisht shumë i ftohtë. Florida e butë qe sigurisht një prej objektivave të preferuara dhe kështu, në vijim të një pushtimi gjithnjë e më imponues, edhe trojet për të ndërtuar shtëpi dhe hotele u ngritën në mënyrë marramendëse në çmim. Kush mundej i investonte paratë e tij në një truall për ta rishitur me dyfishin e çmimit pak ditë më parë. Ndarja e trojeve, që fillimisht kishte lindur për të siguruar një vend të mirë ku të ndërtoheshin shtëpi të përtypshme për turistët e pasur njujorkezë, arriti në zona të Floridas mjaft larg nga bregu shumë i lakmuar, por nuk kishte aspak rëndësi, ajo që ishte e rëndësishme nuk ishte të sigurohej një vend i mirë në diell për pushime, por të bëhej një "investim i shkëlqyer". Inteligjenca e spekulatorëve u shty shumë më tej dhe kështu, me afërsisht 10 përqind të vlerës së truallit, garantohej mundësia e prenotimit të të gjithë truallit: kjo llogari, siç është e natyrshme ishte e shijshme dhe vetë ajo ishte subjekt i fluktimeve të pashmangshme të tregut, kështu që në thelb të gjithëve u ishte garantuar mundësia e bërjes së një investimi të mirë. Nga viti 1926 normat e fitimit për kë blinte ato troje qenë shumë të larta, aq të larta sa që tashmë ishte e pamendueshme të mund të ngriheshin akoma dhe në fakt ngritja u stabilizua: e gjithë Florida ishte ndarë. Por, fundi i spekulimit në Florida ndodhi për shkak të një fenomeni ekzogjen ndaj ekonomisë: një furtunë shumë e dhunshme në rajon la pa strehë midis 17000 dhe 18000 njerëzve, duke i dhënë fund përfundimisht valës spekulative. Sipas Kenneth Galbraith, ekonomist dhe historian i ekonomisë, Florida përfaqësoi treguesin e parë të një krize të mundshme ose, gjithsesi, të një qëndrimi spekulativ të tepruar.
Tregu bursist amerikan
Megjithatë, pavarësisht sinjaleve elokuente të një deformimi në tregje, në vijim të krizës së Floridas asgjë nuk ndryshoi, në fund të fundit produktet fitimprurëse të shoqërisë me aksione nuk kërcënonin rënie dhe vile investimet aksionere mbeten gjatë gjithë periudhës 1928-'29 të larta. Të investoje 100 në vitin 1924 nënkuptonte që të kishe 180 në fillimin e 1925. Një ulje e përkohshme gjatë vitit 1926 shërbeu si prelud për bumin e vërtetë bursist të 1927: kuotimi i aksioneve ngjitet ditë për ditë, duke arritur kështu një tregues prej 245. Ndërkohë, jemi gjithmonë në vitin 1927, një emetim i madh obligacionesh nga ana e Federal Reserve krijoi një disponibilitet të madh monetar në tregjet më pas të riinvestuara në aksione. Kjo do të thotë se, nëpërmjet mekanizmash perversë e njëjta sasi paraje reale investohej shumë herë, duke krijuar kështu një amplifikim virtual të sasisë së monedhës. Blihej një obligacion me para reale, banka arkëtonte para, duke u huazuar më pas sipërmarrësve apo individëve të thjeshtë që synonin të investonin në aksione, kështu që me një sasi monedhe të barabartë me 100, mund të bliheshin tituj të llojeve të ndryshme të barabarta me 200 apo 300. Rreziku në një sistem ekonomik jo të kontrolluar dhe të disiplinuar nga shteti është shumë i lartë, mekanizimi i investimit real, duke ngecur mund të provokojë një reaksion zinxhir me përmasa dramatike. Nga ai moment e prapra, mekanizimi i vënë në funksionim nga një shoqëri tejet optimiste, për të mos thënë naive, ajo amerikane, filloi që të veprojë për llogari të vet, duke humbur çdo referim me realitetin ekonomik. Spekulimi në bursë pushoi së qeni i kontrollueshëm, duke marrë kështu përmasa të pabesueshme: aksionet u ngritën me ritme marramendëse, në mars të 1928 mesatarja e treguesve industrialë u rrit me 25 pikë. Bursa manifestoi shenja paqëndrueshmërie vetëm duke filluar nga qershori dhe një gazetë e New York do t'i përshkruajë kështu uljet e forta të 12 qershorit të të njëjtit vit: "Rëniet e Wall Street kanë ndodhur dje me një bujë që është ndjerë në të gjithë botën", por tregu aksionar nuk e kish ezauruar akoma fuqinë e tij për të tërhequr para dhe iluzione. Menjëherë pas zgjedhjes së Hoover si President, në nëntor të 1928, treguesit e Wall Street filluan që të ngrihen, duke i thyer në mënyrë të pandalshme rekordet e mëparshëm. Gjatë vitit 1928, vetëm për të dhënë një shembull ilustrues të situatës, aksionet e Wright Aeronautics u ngritën nga 69 në 289 pikë, aksionet e transaksionuara gjatë vitit 1928 kishin qenë 920550032, në vitin 1927, pothuajse një vit më parë, kishin qenë 576990875. Bursa, duke e humbur kontaktin e saj me botën reale, u kushtoi pak vëmendje treguesve ekonomikë dhe ka mundësi pak qenë të interesuar të dinin se cilat qenë bilancet reale të kompanive, të cilave u blinin aksionet: e rëndësishme ishte thjesht që çmimi i asaj cope letre të ngrihej vazhdimisht. Investitorët (me këtë term tregojmë të gjithë ata njerëz që blinin aksione, për më tepër njerëz të klasës së mesme dhe të lartë amerikane) kërkonin paratë hua për t'u blerë aksionet bankave, të cilat kënaqeshin si garanci të huasë të një pjese të këtyre aksioneve. Huatë e ofruara klientëve nga ndërmjetësit e bankave arritën vlerën e pabesueshme prej 4 miliard dollarësh me 1 qershor të 1928, 5 miliard me 1 nëntor dhe, nga fundi i vitit, qenë rritur në 6 miliard. Aksionet qenë blerë kështu për qëllime thjesht spekulative, duke parë se përqindjet e interesit të huave nga kontratat e tyre qenë më të lartë se dividentët e aksioneve (përqindja e interesit e praktikuar nga bankat ishte në rreth 5 - 6 përqind, kurse dividentët vjetore të aksioneve qenë mesatarisht rreth 1 - 2 përqind). E tërhequr nga interesat e larta, paraja konvergjoi drejt New York nga çdo anë e botës: në vend që të kërkohen fitime në mallra të reja, kush kishte në dispozicion një kapital për ta investuar preferoi atëhere të drejtohej nga tregu financiar amerikan, duke krijuar - duke filluar nga viti 1928, siç do ta shikojmë më mirë më poshtë - kufizime të fuqishme në ekonomitë e vendeve të pjesës tjetër të botës. Përqindjet e interesit të huave bankare pësuan një rritje të papritur, duke arritur kuotën e pabesueshme të 12 përqindëshit. Nga ana e tyre, bankat i drejtoheshin Federal Reserve, që siç e kemi parë kishte në dispozicion një sasi të madhe monedhe, për të marrë para të tjera që t'i jepnin hua. Federal Reserve vepronte si bankë qendrore: ia huazonte paratë e saj bankave të tjera me përqindje interesi shumë më të ulëta, normalisht rreth 5 përqindëshit. Presidenti Coolidge, gjithmonë vëzhgues i vëmendshëm dhe i mprehtë (!!), pak përpara skadimit të mandatit të tij në janar të 1929 tha: "Situata ekonomike është absolutisht e qëndrueshme dhe titujt aksionerë paraqiten akoma me një çmim të nënvlerësuar". Gjatë muajve shkurt dhe mars mbledhjet e bordit të Federal Reserve do të bëhen pothuajse të përditshme, fillonte të perceptohej se diçka në sistemin financiar nuk po funksiononte siç duhet. Ankthi i tregjeve u bë i fortë sidomos për faktin se nga mbledhjet e FED-it nuk merrej vesh asgjë: shpejt ankthi u transformua në panik dhe me 26 mars Wall Street regjistronte një rënie të parë të fortë. Shitjet rriteshin, përqindjet e interesit të praktikuara ndaj huave nga bankat rriteshin të shtyrë nga pasiguria në 20 përqind dhe paraja kesh mungonte. Mekanizmi dukej se e kish arritur fundin e tij dhe në të vërtetë një hua e mëtejshme e Bankës National City të New York e shmangu kolapsin e afërt. Një rast emblematik që mund të citohet është ai i Goldman Sachs and Company. Goldman Sachs ishte një trust investimesh (shoqëri të kësaj natyre qenë në fakt të shumta në atë kohë), i lindur nga fundi i vitit 1928 me një vlerë prej 100 milionë dollarësh të ndarë në 1 milion aksione me vlerë prej 100 dollarësh secili. Menjëherë pas themelimit, 90 përqind e aksioneve ju shit publikut me një çmim prej 104 dollarësh secili. Gjatë shkurtit të 1929, Goldman Sachs u shkri me një trust tjetër investimesh, Financial and Industrial Securities Corporation, kapitali i Goldam Sachs, që siç e kemi parë fillimisht ishte prej 100 milionë dollarësh, u vlerësua atëhere në 235 milionë dollarë, domethënë më shumë se 100 përqind e kapitalit të investuar pothuajse 3 muaj më parë dhe çdo aksion, që fillimisht ishte shitur me 104 dollarë, vlente 222 dollarë. Pak vite më vonë, tregon në mënyrë lakonike një drejtues i Goldman, ato aksione vlenin pak më shumë se 1 dollar! Gjatë verës së 1929, huatë për të blerë aksione të kryera nga ndërmjetësit bankarë për spekulatorët financiarë rritej me 400 milionë dollarë në muaj, në fund të verës i kalonin të 700 milionët, nga këta më shumë se gjysma vinin nga sipërmarrje dhe privatë, të vendit dhe të huaj, përqindjet e interesit me të cilat paguheshin huatë qenë shumë të larta, rrallë zbrisnin në 6 përqind, për t'u vendosur në një vlerë mesatare që lëkundej midis 7 dhe 12 përqind, dukej se në këto muaj Wall Street ishte duke thithur paratë e të gjithë botës.
Agimi i krizës
Ajo që vuri në alarm tregun, qe botimi i të dhënave lidhur me ekonominë reale, që në vjeshtën e 1929 tregonin hyrjen në një gjendje të rrezikshme depresioni. Në qershor treguesit e prodhimit industrial dhanë sinjalet e para të stanjacionit, në tetor treguesi i prodhimit industrial ishte 117, tri muaj më parë ishte 126. Në thelb, mungonte vetëm rënia e sistemit financiar, por, pavarësisht se treguesit e prodhimit industrial dhanë sinjale pak inkurajuese, pak e prisnin rënien e Bursës. Sigurisht që shumë e kishin kuptuar rrezikshmërinë e sistemit spekulativ, por vështirë se gazetarët apo ekonomistët e gjykuar si pesimistë mund të siguronin hapësira nëpër gazeta. Përkundrazi, shumë gazetarë merrnin çmime për të shkruar artikuj lavdërues, për të fshehur të vërteta gjithnjë e më shumë evidente, rrota vazhdonte të rrotullohej dhe askush nuk kish të drejtë që t'ia kritikonte mekanizmin. E marta 29 tetor 1929 qe dita më shkatërrimtare e historisë së Bursës të NeW York, shitjet e aksioneve u bënë masive në një treg në të cilin mungesa e blerësve ishte pothuajse totale. Kompania Westinghouse, aksionet e së cilës vlenin 286 dollarë në shtator, i hapi kontraktimet e saj në atë mëngjes, duke e ofruar me 131 dollarë çdo aksion të saj, për ta mbyllur më pas në 120, ndërsa Goldman Sachs i hapi kontraktimet e saj në kuotën 60 dhe për t'i mbyllur më pas në 35 dollarë për aksion. Dyshimi i rënieve të papritura u zgjerua në të gjitha trusts e investimit nga frika ose nga vetëdija se këto aksione shumë shpejt mund të mos vlenin më asgjë. Tregu ra në mënyrë marramendëse deri me 13 nëntor, në këtë datë treguesit industrialë të "Times" kishin rënë nga 452 në 224 pikë, kriza financiare ishte edhe krizë ekonomike! Një pauzë e shkurtër në rëniet i bëri operatorët të shpresonin për mirë: në fakt tri muajt e parë të 1930 qenë me stabilitet substancial. Ekzistonte atëhere opinioni i pranuar se, gjithsesi kish qenë i nevojshëm për ekonominë një ridimensionim i vlerës së titujve aksionerë, por se tani kish ardhur momenti për rigjallërimin. E vërteta është një tjetër: rigjallërimi nuk erdhi dhe pas një periudhe të shkurtër të dukshme stabiliteti rëniet u kthyen për t'u bërë dramatike dhe të pandalshme deri në qershor të 1932. Treguesit industrialë të "Times" që qenë mbyllur në nëntor të 1929 në 224 pikë, u gjendën në qershor të 1932 në 58 pikë, prodhimi i çelikut kishte arritur 12 përqind të kapacitetit prodhues të tij. Për të dhënë një ide të përmasave të krizës duhet që të jepet këtu ndonjë e dhënë: në vitin 1933, prodhimi i përgjithshëm kombëtar amerikan ishte me një të tretat më i ulët se ai i 1929, duke rënë në 3 vjet me 28 përqind, për t'u kthyer vetëm në 1937 në nivelin e 1929. Veç kësaj, në vitin 1938, 1 amerikan në 5 ishte i papunë.
Reperkusione në Europë
Siç e dimë mirë, kriza ekonomike dhe financiare e filluar në Shtetet e Bashkuara u përplas mekanikisht dhe në mënyrë perverse mbi të gjithë botën. Në veçanti në Europë, ekonomia e së cilës ishte e lidhur me Shtetet e Bashkuara nëpërmjet një sistemi kompleks huash, pasojat qenë veçanërisht drastike: në Gjermani, GDP-ja ra me 15.7 përqind; në Itali, ku ekonomia ishte e kontrolluar në mënyrë autarkike nga fashizmi, rënia qe pak më e moderuar, duke shkuar "vetëm" në 6.1 përqind. Duhet kujtuar sesi Europa e atyre viteve nuk kishte dalë akoma krejtësisht nga traumat e provokuara nga Lufta e Parë Botërore dhe kështu që kriza, fillimisht financiare u transformua me shpejtësi në një dramë me përmasa të pakontrollueshme dhe qeveritë e të gjitha vendeve u drejtuan nga zgjedhje me karakter pastërtisht autarkik, duke i theksuar dhe duke i ushqyer në këtë mënyrë efektet e krizës. Megjithatë, pasojat e depresionit pas vitit 1929 vazhdojnë të habisin. Në fakt për Europën ky nuk ishte konfrontimi i parë me një cikël ekonomik negativ: ka mundësi, kriza në maksimum në vigjilje të Luftës së Parë e shtyrë më pas me konflikt të përfunduar, nuk qe më pak e fortë se ajo e zhvilluar në fillimin e viteve tridhjetë. Origjina e një krize kaq të thellë duhet krijuar kështu, sipas Derek Aldcroft, pikërisht në Shtetet e Bashkuara: "Me pak fjalë, Shtetet e Bashkuara i dhanë dy goditje të rënda sistemit ekonomik botëror në një periudhë në të cilën ky ishte më i cënueshëm dhe, për pasojë, më pak në gjendje që t'i duronte. Goditja e parë, erdhi me reduktimin e huave të huaja 1928 - 1929 dhe e dyta, me kulmin e bumit amerikan në verën e 1929". Rënia e huave të huaja kishte ndodhur qysh në verën e 1928 dhe investimet në Europë qenë tashmë prej kohësh pak të përtypshme, siç e kemi parë tashmë përqindjet e larta të interesit të praktikuara nga Federal Reserve tërhiqnin pjesën më të madhe të investimeve, emisionet e kapitalit amerikan në llogari të huaj gjatë vitit 1928 ranë deri me 50 përqind, duke krijuar kështu një impakt të fortë deflacionist ndaj të gjithë ekonomisë globale. Por, kriza europiane u bë dukshëm edhe më e fortë në vijim të krizës amerikane të 1929, në këtë pikë huatë dhe kapitalet nga Shtetet e Bashkuara drejt Kontinentit të Vjetër u ndalën krejtësisht sëbashku me importimet nga Europa. Për ta rënduar të gjithë situatën ishte edhe një krizë ekonomike qysh prej kohësh latente në Europë: cikli i ekspansionit kishte përfunduar dhe llogaritë publike nuk qenë stabilizuar, pothuajse konsiderohej i pafundëm fluksi i huave të ardhura nga Shtetet e Bashkuara. Faza finale e krizës europiane filloi në muajin maj me rënien e Credit Asntalt, shoqëri austriake që mbante më shumë se dy të tretat e të gjitha depozitave të sistemit bankar të këtij vendi, gjendja e likuiditetit të kësaj banke shkaktoi panikun në mjediset bankare europiane. Shpresat e qeverive dhe të investitorëve u drejtuan nga Britania e Madhe, vendi i vetëm akoma në gjendje që të jepte huara, por besimi në aftësinë e Londrës për ta garantuar aftësinë paguese të saj zgjati pak dhe kështu kriza nga Europa kaloi me shpejtësi kanalin e La Manshit dhe me 21 shtator të 1931 Britania e Madhe doli zyrtarisht nga standardi i arit. Ekonomia amerikane filloi të rritet, vetëm duke filluar nga vitet 1932 - 1933, por reperkusionet e krizës në Europë tashmë kishin hyrë në një rrugë të pakthyeshme. Mosbesimi kompromentoi çdo aktivitet ndërshkëmbimi midis vendeve, kështu Britania e Madhe i la pasdore shkëmbimet me kontinentin për t'ju drejtuar vendeve të perandorisë së saj, në Itali fashizmi u drejtua nga zgjedhje akoma më shumë të forta nacionaliste, në Gjermani uria dhe pesimizmi i hapën dyert nacional - socializmit: edhe njëherë akoma u mendua se mund të përballohej një krizë ekonomike me agresivitet dhe me luftë. Rigjallërimi i vërtetë erdhi në Europë vetëm në vitin 1945, pasi që tragjedia më e madhe e historisë së saj kish pushuar së korruri viktimat e saj.
Konkluzione: modeli Minsky
Duke lexuar "Historinë e krizave financiare" të Kindleberger, mbetesh veçanërisht i befasuar kur shikon sesa struktura e kësaj krize të sapofilluar nuk është gjë tjetër veçse një klishe e përsëritur shumë herë gjatë këtij shekulli të fundit. Për të shmangur dyshime, duhet nënvizuar se librin e tij Kindleberger e shkroi në vitin 1978, domethënë në një largësi mbi 30-vjeçare nga kriza aktuale. Në modelin e përpunuar nga Hyman Minsky, i cituar nga Kindleberger, bumi ekonomik është ushqyer nga një ekspansion i kredidhënies bankare që zgjeron ofertën totale të monedhës, në kohëra të kaluara me dhënien e drejtpërdrejtë të monedhës, sot, që një operacion i tillë nuk lejohet më, duke dhënë hua në formë depozitash bankare shtesë. Nga modeli Minsky, kredidhënia bankare rezulton tejet e paqëndrueshme. Rritja e ofertës së monedhës përkthehet në kërkesë efektive mallrash dhe shërbimesh financiare. Pas disa kohësh, kërkesa e rritur përplaset me aftësinë për të prodhuar ose me ofertën e aktiviteteve financiare ekzistuese. Çmimet ngrihen, duke u dhënë vend mundësive të reja të fitimeve dhe duke tërhequr sipërmarrje dhe investitorë të tjerë. Zhvillohet një efekt retroaktiv pozitiv, përderisa investimet e reja përcaktojnë rritje të të ardhurave që stimulojnë investime të reja dhe rritje të reja të të ardhurave. Në këtë pikë, na shpjegon Kindleberger, tregu arrin një gjendje euforie. Spekulimi lidhur me rritjen e çmimit i shtohet investimeve për prodhimin dhe shitjen. Në një moment të mëpasëm, spekulimi tenton që të shkëputet nga objektet vërtet me vlerë dhe për t'u drejtuar atyre më pak konsistentë. Grupe gjithnjë e më të mëdha njerëzish kërkojnë që të bëhen të pasur pa e kuptuar realisht procesin që po zhvillohet. Me procedimin e bumit spekulativ, copëra të interesit, shpejtësi qarkullimi dhe çmime vazhdojnë të gjitha të rriten dhe në këtë pikë disa investitorë vendosin të shesin dhe të realizojnë fitimet. Ky është momenti në të cilin tregu, në apogjeun e mundësive të ekspansionit të tij fillon që të ngecë dhe në të cilin shitjet e operatorëve kompensohen nga blerjet e rekrutëve të rinj. Në këtë pikë spekulatorët kuptojnë rrezikun e një krize likuiditeti me pasoja katastrofike për çmimet e mallrave dhe titujve, sinjali i katastrofës së afërt jepet normalisht nga falimentimi i një banke apo i një sipërmarrjeje e ndodhur shumë ngushtë, arratia shpërthen, çmimet bien dhe falimentimet rriten. Likuidimi degjeneron në panik dhe njerëzit nguten, deri kur e kanë të mundur, që të shesin. Sinjali specifik që bën të percipitohet në një krizë mund të jetë falimentimi i një banke apo i një sipërmarrjeje e ndodhur në shumë vështirësi apo rënia e çmimit të një objekti parësor spekulimi. Likuidimi degjeneron në panik sapo fillohet të kuptohet, se sasia e monedhës është e kufizuar, e pamjaftueshme për t'u mundësuar të gjithëve që të shesin në maksimum. Ashtu si spekulimi, paniku ushqehet vetë, deri kur verifikohen një apo më shumë nga këta elementë:
1) Çmimet bien aq poshtë sa që njerëzit shtyhen sërish që të lëvizin drejt aktivitetesh më pak likuide;
2) Aktiviteti ndalohet, duke i vënë limite zvogëlimit të çmimeve, duke mbyllur bursat apo duke penguar shkëmbimet;
3) Një huadhënës i çastit të fundit, në përgjithësi bankat qendrore, arrin që t'i bindë tregjet se monedha jonë do të jetë e disponueshme në sasi të mjaftueshme për të përballuar kërkesën për likuid, duke rivendosur kështu një klimë besimi.
Nga ai tetor i 1929 ka pasur shumë kriza financiare jo domosdoshmërisht të degjeneruara në kriza ekonomike si, sa për të dhënë një shembull, rënia e Bursës së New York e 1987, ka pasur kriza ekonomike jo të degjeneruara në dramë, si kriza e shkaktuar nga rritja e çmimit të naftës e 1973. Por, ajo që duket se është e ndryshme si, respektivisht krizave të përsëritura gjatë këtyre 70 viteve të fundit, është aftësia dhe besimi i vënë tek shteti si agjent ekuilibrues dhe fuqizues i ekonomisë. New Deal i projektuar dhe i lëshuar nga Roosevelt (ndoshta më i madhi midis presidentëve që kanë pasur ndonjëherë Shtetet e Bashkuara) në vitin 1933 si mjet për të dalë nga kriza, nëpërmjet një serie komplekse ndërhyrjesh të drejtpërdrejta shtetërore, duket se ia kanë lënë vendin sot një konceptimi të ekonomisë hiperliberiste shumë të ngjashme me atë që i kish paraprirë Krizës së Madhe të 1929. Keynes, ekonomist konservator, mbi teoritë e ndërhyrjes shtetërore, të të cilit është bazuar ekonomia jonë e pasluftës, duket se është vënë me shumë ngut në hatulla, për të rishpluhurosur propozime plot besim në aftësitë e tregjeve financiare dhe ekonomike për të vetëmenaxhuar ekuilibrin e vet.
Përgatiti:
Armin Tirana

Glenn Cooper/Përse ka sukses Noir-i historik



Biblioteka e të vdekurve, libri i misterit shumë i shitur i Glenn Cooper, linte shumë pikëpyetje pa përgjigje. Me të vërtetë të gjithë librat e shkruajtur në abacinë e Vectis, me datën e lindjes dhe të vdekjes së pjesës më të madhe të njerëzimit, ruhen tashmë në Zonën 51? Me të vërtetë viti 2027 përfaqëson fundin e kohëve? Dhe me të vërtetë protagonisti gërnjar, ish-profilizuesi i FBI, Will Piper ka dalë tashmë në pension dhe i është dhënë gëzimeve të familjes? Natyrisht që jo: dhe përgjigjet janë tek "Libri i shpirtërave", që sapo është botuar.
Kam shkruajtur "Bibliotekën e të vdekurve" si një roman të vetëm. Ka qenë agjenti im që e shiti duke paralajmëruar edhe një libër të dytë dhe kështu mua m'u desh të përshtatem. Fatmirësisht patëm kohë për të ndryshuar gjëra në librin e parë dhe për të lënë të hapura disa pikëpyetje të mëdha të cilave duhet t'u jepnim përgjigje në librin e dytë. Megjithatë, nuk do t'i uroja të njëjtën përvojë një debutuesi.
-Dy romane me të njëjtën temë: njohja e momentit të vdekjes tënde. Përse?
Sepse që fëmijë kam qenë i magjepsur prej idesë së fatit të parathënë. Kur isha student mendoja: epo, nëse çdo gjë është e vendosur tashmë, ndoshta nuk duhet të studioj për provimet. Disa vite më parë kuptova se fati do të ishte një subjekt i mrekullueshëm për një triller.
-Duhet të ketë qenë ndonjë interes tjetër. Historia e mesjetës? Feja?
Historia, mbi të gjitha: kam qenë gjithmonë i apasionuar. Sa i përket fesë, më bënte të reflektoja ideja që sistemi i bazuar mbi besimin fetar ka qeverisur jetët e njerëzve në të gjithë kohët dhe në të gjithë vendet. Doja të përdorja këto tema në një roman: misteri dhe trilleri ishin rruga për të arritur tek një publik sa më i gjerë që të ishte e mundur.
-A ka një arsye përse lexuesit e duan kaq shumë trillerin?
Sepse duan të përdorin atë pak kohë që kanë në dispozicion për t'u argëtuar dhe për t'u shkëputur nga jeta e përditshme, të paktën për disa orë. Misteri është një mënyrë shumë e mirë për t'ia dalë mbanë.
-Mbi të gjitha misteri historik: borxh kundrejt "Emrit të Trëndafilit"?
Umberto Eko është babai, është mësuesi. Emri i trëndafilit ka hedhur themelet për trillerin historik.
-Të tjerë shkrimtarë që ju kanë influencuar?
Dan Brown, John Le Carre, Frederick Forsyth, Ken Follet.
-Dhe nga autorët që nuk i përkasin zhanrit?
Mbi të gjitha John Steinbeck. Më pëlqen shumë edhe Graham Greene, Auden, John Foeles, Shakespeare.
-I cili jo rastësisht shfaqet tek "Libri i shpirtërave", ku në qendër të tij është një vëllim i vetëm.
Po, kam imagjinuar që nga ata 700 mijë libra që ndodheshin në bibliotekën e Vectis, njëri kishte rënë në duar të huaja: duke influencuar më pas jetët e shumë njerëzve, duke përfshirë Calvinon, Nostradamusin dhe Shakespearen. Dhe kur shfaqet në një shtëpi në Londër, vetë ai libër mbërthen protagonistin, Will Piper brenda aventurës.
-Shakespeare dhe Calvino së bashku në Zonën 51?
Sigurisht. Eshtë argëtuese të përziesh kulturën e lartë e të ulët. Në të njëjtën kohë kryej kërkime të gjatë për t'i bërë romanët e mi absolutisht rigorozë dhe respektues të figurave dhe vendeve historikë. Lexuesve duket se u pëlqen ideja e takimit të historisë me modernitetin.
-Ndërsa personazhi juaj urren librat, do alkoolin, është shumë instiktiv. Antihero?
Nuk më pëlqejnë ndarjet klasike të heroit dhe antiheroit. Askush nuk është totalisht i mirë apo i keq. Wsill Piper është një njeri jo i përsosur që dëshiron të bëjë gjënë e duhur: por që, ndonjëherë gabon.
-Ka shumë diskutime për domosdoshmërinë e dallimit mes zhanreve dhe nënzhanreve. Duhet bërë?
Unë mendoj se ka dallime të rëndësishëm, për shembull mes një trilleri dhe misteri: tek i dyti, gjërat mund të ecin ngadalë, kënaqësia qëndron në zgjidhjen e krimit apo enigmës. Eshtë si të ngasësh rehat automobilin e turizmit. Në një triller, ritmi është i shpejtë dhe një dobësi e protagonistit mund të ketë pasoja të tmerrshme. Është si të ngasësh një Ferrari.
-Cilës kategori i përket romani juaj i tretë, The Tenth Chamber?
Eshtë një triller që ka në qendër një pikturë historike. Zhvillohet në ditët tona, me referime të Francës mesjetare dhe asaj të 30 mijë viteve më parë. Ndryshe nga dy librat e parë, të gjithë misteret shpjegohen prej shkencës. Këtë herë asnjë lidhje me fantastiken.
-Dhe libri juaj i ri, Near Death?
Zhvillohet në të tashmen dhe përqendrohet në përjetimet e pasvdekjes. Doja të dija nëse mund të shkruaja një triller më tradicional e megjithatë ka qenë shumë e vështirë të punoja me të, edhe pse mendoj që rezultati është i mirë. Por është e vështirë t'i rezistosh thirrjes së historisë: libri me të cilin po punoj i zhvillon ngjarjet në Romën moderne, mesjetare dhe antike. Jam rikthyer në zona të rehatshme.
-Po, por pas një libri mbi vdekjen.
Eshtë tema më interesante në botë.

HORROR/Çfarë pasioni!



Eshtë i gjallë, por trupin e ka të përbërë nga copa të kufomave të mbledhura bashkë. Tjetri është i vdekur, por del nga varri për të thithur gjakun e të gjallëve. Janë respektivisht krijesat e Frankenshtainit dhe Drakulës apo më saktë mostrat e shenjta të horrorit, që bashkë me zombiet, vrasësit serialë, alienët dhe kafshët "e çmendura" kanë populluar makthet e brezave të tërë, të ushqyer përmes gojëdhënave, rrëfimeve, romaneve, filmave e madje edhe kartonave. Të dy kanë të përbashkët edhe datën e lindjes. Që është e dyfishtë.
E para është data e debutimit të tyre amerikan në kinema: viti 1931. Shtetet e Bashkuara, që sapo kishin rënë në batakun e një krize ekonomike të paprecedentë, kishin zbuluar kinemanë e frikës, që në shumë pak kohë ishte ngritur në një zhanër në krye të klasifikimeve. "Kinemaja, trashëgimtare e mitografisë dhe letërsisë, mori në ato momente përsipër detyrën për të përfaqësuar prototipët, apo më saktë 'vendet e përbashkët' të frikës, duke i riadaptuar dhe rivizituar", shpjegon Ricardo Strada, psikoterapist dhe ekspert i zhanrit të horrorit. "Viti 1929 ishte viti i "të premtes së zezë", e cila bëri që të rrënohet e gjithë ekonomia, duke u dhënë kështu një fund të hidhur të viteve '20. Shoqëria u gjend krejt papritur në një realitet të errët dhe të mbushur me pasiguri, që kinemaja filloi ta rrëfejë".
Të vampirizuar
Kush e bëri të kërcejë nga karrigia për herë të parë publikun ishte Drakula, prodhuar nga Universal Pictures dhe me regjisor Tod Browning, i veshi rrobat e kontit vampir hungarezit Bela Lugosit, ylli i parë i horrorit. Divit iu kërkua menjëherë që të interpretonte monstrën Frankenshtain të James Whale, i cili do të dilte në po atë vit. Megjithatë, Lugosi i braktisi xhirimet përpara "çak"-ut të parë, duke ia lënë vendin anglezit Boris Karoff, i cili i bindi të gjithë falë trukut që afirmonte pamjen e krijesës (fytyrë katërkëndore, e çarë plage në ballë dhe bulona të dalë). Karloff e përsëriti suksesin vitin pasardhës duke u mbështjellë me 14 metra fashë: në fakt ishte mumja e filmit homonim të gjermanit Karl Freund.
"Të shumtë janë të vdekurit që kanë populluar qysh atëherë ekranin e madh: nga Freddy Krueger i serisë Nightmare, deri tek pranitë demoniake të filmit Poltergeist të vitit 1982 e deri tek vajza e vogël e filmit 'The ring', 2002", thotë Strada. Përse kaq shumë sukses? "Sigumnd Freud thoshte se nepërmjet letërsisë, teatrit, botës së fiction-it (pjesë e të cilës është edhe kinemaja) njeriu mund të pajtohet me vdekjen". Atëherë do të ishte kjo arsyeja e magjepsies pas horrorit?
Rrënjë teutonike
Pra, ishte Amerika djepi kinematografik i këtij zhanri? "Aspak. Me temën e vampirit, që ka frymëzuar më shumë se një mijë filma, episodi i parë u xhirua në Gjermani në vitin 1922", vazhdon eksperti. Ai u realizua nga regjisori Friedrich Murnau, i cili u frymëzua nga romani "Drakula" (1987) i Bram Stokerit dhe që, për të mos paguar të drejtat e autorit, ndryshoi emrat dhe vendngjarjet dhe e titulloi "Vampiri Nosferatu", duke përdorur një term rumun që përkthehet "jo i gjallë".
"Sa i përket horrorit, kinemaja gjermane e viteve '20 prodhoi kryevepra që do të frymëzonin të gjithë kinematografinë e mëvonshme", thotë Strada. "Në vitin 1919 lindi Republika e Weimarit, e cila inauguroi një dhjetëvjeçar me kriza dhe me pasigurira, i dominuar nga një nacionalizëm i fortë dhe një militarizëm në rritje, dhe që u konkludua me ngjitjen në pushtet të Adolf Hitlerit në vitin 1933. Regjisorë si Murnau, por edhe Fritz Lang (autor në vitin 1922 i filmit pa zë "Doktor Mabuse" dhe, 9 vite më vonë i filmit 'M. Monstra e Dyseldorfit', interpretonin atmosferën e zymtë dhe kërcënuese që mbizotëronte në vend. Krijuan një kinema të mbushur me monstra që përfaqësonin panikun në rritje që shkaktohej prej situatës politike".
Binjakë
Por, thuhej se monstrat e Frankenshtainit dhe Drakulës ndajnë së bashku edhe një tjetër datë lindjeje, atë letrare. Të dy personazhet dolën në dritë së bashku. Historitë e tyre kanë konceptuar respektivisht nga anglezja Mary Shelley dhe nga John William Polidori, britanik me origjinë italiane, një mbrëmje të vitit 1816. Të dy shkrimtarët, në verën e atij viti të ndodhur për pushime në liqenin e Gjenevës së bashku me një grup miqsh letrarë, sfiduan njëri-tjetrin në shkrimin e një tregimi me fantazma. Lindën dy rrëfime të paperëndueshëm.
Romani i Shelley, botuar në vitin 1820 u "përkthye" menjëherë në vepër teatrale (shfaqur në Londër në vitin 1823) dhe që në vitin 1910 me metrazh të shkurtër. Vampiri i Polidorit ishte në fakt mishërimi i parë letrar i një legjende antike, asaj të "të pavdekurit".
Të dy veprat i përkasin të ashtuquajturës letërsi gotike, e cila u inaugurua në vitin 1764 me botimin e romanit të Horace Walpole "Kështjella e Otrantos", një histori me fantazma. Pra, cilat janë tiparet e këtij zhanri letrar? "Një lloj theksi në përshkrimin e tmerrueses, një përdorim i konsiderueshëm i supernatyrores dhe një tentativë për të perfeksionuar teknikat e suspensit letrar", shkruan David Punter në librin e tij "Historia e letërsisë së terrorit".
"Narrative gotike është narrativë e kështjellës së mbushur me fantazma, e heroinave që bien pre e horroreve të papërshkrueshëm, e të keqit gjithmonë kanosës, e fantazmave, e vampirëve, e monstrave dhe likantropëve".
Varrosur të gjallë
Një prej trashëgimtarëve më pjellorë të gotikës ishte shkrimtari amerikan Edgar Allan Poe (1809-1849), tregimet e të cilit i kanë paraprirë shumë prej kollonave mbajtëse të zhanrit të horrorit: si për shembull, tema e personalitetit të dyfishtë që ka frymëzuar në vitin 1886 Robert L. Stevensonin të shkruante "Rasti i çuditshëm i Dr. Jekyll dhe Mr. Hyde (dhe më pas në vitin 1932, filmin e Rouben Mamoulian 'Dr. Jekyll'). Por, Poe ka lënë edhe trashëgiminë e trillerit investigues (i zhvilluar nga Conan Doyle, babai i Sherlock Holmes) dhe temën e "të varrosurit të gjallë" që kohët e fundit është rikthyer në kinema përmes një filmi "Buried", ku pothuajse i gjithë filmi dhe xhirimet zhvillohen brenda një arkivoli.
Për të varrosurit e gjallë diçka dinte edhe një tjetër regjisor i kultit, Tod Browning. I lindur në 1880, ishte larguar nga shtëpia në moshën 16-vjeçare për të ndjekur ëndrrën e tij: të punonte në një cirk. Pasi kish kaluar nga roli i artistit që ecte mbi litar në atë të kllounit, zbuloi profesionin e kufomës së gjallë: për 24 orë apo edhe 48) qëndronte i varrosur, për gëzimin e publikut me vetëm dy lukse, një impiant ajrimi të fshehur mirë në arkivol si dhe një sasi të bollshme karamelesh me malt. Ishte ai që kur u rrit xhiroi "Freaks", filmi që në vitin 1932 i bëri t'u bjerë të fikët shumë spektatorëve. "Filmi ambientohej në një cirk të populluar nga binjakë siamezë dhe mikrocefalë: ishte një grusht në stomak për atë shoqëri të pacenuar që vihej përballë monstruoziteteve pa modestira apo moralizma falsë", kujton Riccardo Strada.
Kujdes ujkun
Në fundin e viteve '30, në Hollywood monstra dhe vampirë ia lanë vendin (ndonëse pa u zhdukur asnjëherë për fare) një zhanri të ri kinematografik që kishte si temë dominuese takimin-ndeshjen mes njeriut dhe kafshës. Si ngjarja në qendër të filmit "Njeriu-ujk" i George Waggner (1941), që rrëfen historinë e një njeriu që, pasi është kafshuar nga një likantrop shndërrohet vetë në një krijesë të etur për gjak. Në SHBA ndiheshin tashmë erërat e luftës dhe bisha e egër ishte njëkohësisht simbol i nazizmit.
Në vitet '50 Hollywood-i u prek nga një tjetër virus, "frika e kuqe". Pushtimi i ultrakorpëve (1956) i Don Siegel paraqitet si historia e një komuniteti të pushtuar nga bacilë misteriozë që gjenerojnë kopje të përsosura të qenieve njerëzore, duke i zëvendësuar ata përgjithmonë. "Kërcënimi që i prodhonte njerëzit duke u bërë ata të gjithë të barabartë mishëronte në realitet frikën nga infektimi komunist", shpjegon Strada. "Por ky gur i çmuar kinematografik aludone dhe për një terror edhe më të thellë; atë të të zëvendësuarit nga një alter ego pa ndjenja dhe emocione, shoqëruar me frikën ehumbjes së personalitetit".
Në po ata vite, filmi i parë që merrej me monstrat që kishin pësuar mutacion, japonezi Godzilla (i vitit 1954 por që dy vite më vonë u ribë në versionin për perëndimorët) u shndërrua në simbol të një tjetër paranoje historike, asaj të një lufte bërthamore dhe dëmeve të saj, mes të cilëve edhe mutacionet që shkaktoheshin prej rrezatimit.
Dhe fituesi është...
Eshtë shumë e vështirë të bësh një klasifikim të filmave më përfaqësues të këtij zhanri. E ka provuar disa vite më parë Instituti Amerikan i Filmit, një shoqatë që lindi me qëllimin për të ruajtur trashëgiminë kinematografike të SHBA. Në listën e tyre të 100 më të mirëve të horrorit në vend të parë është Psycho (1960) i Alfred Hitchcock (i pranishëm me plot 9 filma). Në vend të dytë është "Peshkaqeni" (1975) i Steven Spielberg, i cili pasohet nga "Ekzorcisti" (1973) i William Friedkin, një klasik i zhanrit satanik. Vitet '70 ishin epoka e "B Movies", populluar nga krijesa vrasëse si peshqit e panginjshëm të Pirana-s (1978) apo majmunët vrasës të "Swarm" (1973). "Ekzorcisti, në mënyrë të veçantë bëri epokë duke e rilançuar edhe një herë zhanrin. Nevojat e publikut kishin ndryshuar: tashmë spektatorët donin situata gjithnjë e më ekstreme, që do të shihnin kulmin e tyre në vitet '80". Që atëherë, me pak përjashtime, kemi asistuar në një degjenerim progresiv të horrorit. Që megjithatë vazhdon të ushtrojë magjepsjen e tij të paperëndueshme.

HARTAT/Një dritare drejt historisë


 

Jerry Brototn

 

Një gjë që spikat tek hartat është rezistenca e njerëzve për faktin më themelor të bërjes së hartave - ato nuk mund të jenë asnjëherë pamje të sakta, tërësisht objektive të botës sonë. Flisni me çdo projektues hartash dhe do të të thotë se matematika e hartëzimit të globit në një copë letre të sheshtë nënkupton që një lloj shtrembërimi, manipulimi dhe përzgjedhje do të ndodhë gjithmonë sepse, ta themi thjeshtë, nuk mund të katërkëndizosh rrethin.

Por për shumicën e njerëzve që përdorin hartat në jetën e përditshme - në navigime satelitorë, aplikime hartëzimi në internet - ideja që hartat janë imazhe të pjesshëm e selektivë të botës është shumë shqetësuese. Në mënyrë thuajse të pavetëdisjhme ne presim nga hartat të na ndihmojnë të lëvizim përreth botës, qoftë kur shkojmë në tokio, qoftë kur gjejmë rrugën më të shpejtë drejt një restoranti italian. Ato na japin një ndjesi sigurie se bota e madhe është e menaxhueshme dhe e navigueshme.

Por gjatë gjithë historisë, hartat kanë qenë përgjithësisht të mira për të siguruar këtë ndjesi bazë sigurie tek njerëzit, përpara se t'i çojnë ata nga A në B. Çdo shoqëri ka prirjen të ketë hartën botërore që meriton, një që arrin të përmbledhë dhe përcaktojë shpresat dhe frikat e asaj shoqërie, paragjykimet dhe besimet.

Përgjatë kohëve, kultura të ndryshme kanë prodhuar imazhe radikalisht të ndryshëm të botës. Asnjë prej tyre nuk mund ta quash "të drejtë" apo "të gabuar", ata të gjithë thjeshtë reflektonin shqetësimet e një kulture.

Një hartë e Kinës e quajtur Yujitu u krijua në 1136. Ajo ishte skalitur në gur dhe qëndronte në një oborr shkolle në Kinë ku burokratët mësonin për gjeografinë dhe historinë e Kinës. Për sytë tanë modernë ajo duket shumë moderne dhe e saktë - vijëzimi i kufirit të Kinës është shumë i qartë dhe duket se ka një rrjetë që tregon gjatësinë, gjerësinë gjeografike dhe shkallën.

Por shumë shpejt kupton se harta ka disa gabime themelorë. Kursi i Lumit të Verdhë ishte i gabuar dhe një tjetër lumë, Heishui as nuk ekzistonte. Por lumi ka ekzistuar në një libër të quajtur Yugong, historia e një sundimtari legjendar kinez të quajtur Yu, i cili shpëtoi Kinën nga përmbytje si ato të Noes në shekullin XXI para Krishtit. Titulli i hartës, Yujitu përkthehet "Harta e gjurmëve të Yu".

Me fjalë të tjera, është një hartë e projektuar të ndjekë tekstin e lashtë, edhe kur e dinte që Yugong qe i pasaktë. Realizmi gjeografik i kishte lënë rrugë një legjende për themelimin e Kinës, që ishte më e rëndësishme për studiuesit dhe mësuesit që e përdornin hartën, sesa vendndodhja e saktë e kursit të një lumi të caktuar - sidomos duke ditur që njerëzit që shihnin hartën nuk do të udhëtonin asnjëherë aq gjatë sa të shihnin lumin.

Në të njëjtën kohë, në perëndim të Kinës, studiues të krishterë e myslimanë po krijonin harta shumë të ndryshme të të gjithë botës. Edhe ata binin në ujdi me besimet e tyre të caktuar teologjikë, në vend që të kërkonin saktësinë kartografike. Ndërkohë që bëhej Yujitu, projektuesi mysliman i hartave Muhammad al-Idrisi po punonte me hartën e tij të botës në Siçili. Rezultati ishte toka me jugun në majë, sepse për Idrisin, Meka dhe gadishulli Arab ishin tashmë qendra simbolike e botës. Përreth skajeve të hartës së tij është një shkrim Kur'anor që është një botë e bërë sipas imazhit të allahut.

Vetëm një shekull më vonë, harta bote të krishtera si mappamundi i Hereford e rrotullonin botën me 90 gradë, për të vënë lindjen në krye. Në hartën e Hereford, qyteti i shenjtë ijeruzalemit qëndron në qendër të hartës, me Kopshtin e Edenit në Azi që qëndron në majë të hartës dhe Krishtin që sheh nga lartë poshtë në kornizën e hartës. Të dy këto harta u thonin besimtarëve ta mendonin jetën përtej asaj tokësore. Rezultatet ishin shumë të ndryshëm, por ata kishin kuptim sipas teologjisë së të dy besimeve fetarë.

Në perëndim, hartat vazhduan të pasqyrojnë preokupime kulturorë të caktuar edhe kur këto kishin për qëllim saktësinë shkencore. I famshmi Projektim Merkator i 1569 shtrembëron botën në polet e veriut dhe jugut, për të siguruar saktësi lundruese kur lundrohet nga lindja në perëndim.

Ky ishte problemi më i rëndësishëm për tregtarët dhe burrat e shtetit pas vendosjes së rrugëve tregtare drejt Indisë dhe botës së re të Amerikës në fundin e shekullit XV. Edhe sot, Google earth manipulon pamjen e parë të Tokës që ju shihni kur futeni. Por, a është surprizë? Si mund të tregosh një glob tredimensional në një ekran kompjuteri dydimensional pa zgjedhur një projektim që imiton se si ne imagjinojmë që e shohim tokën nga hapësira?

Gjithë kjo mund të tingëllojë shqetësuese, por ne duhet ta shohim si një shans - jo si ankth. Teksa hartëzimi në internet mbizotëron gjithnjë e më shumë në jetët tona, duhet të tregohemi pakëz skeptikë për mënyrën si hartat po përdoren për t'i dhënë formë sjelljes sonë. Në të kaluarën, ato donin që ne të pranonim një fe të caktuar, apo të përqafonim një ideologji të caktuar politike. Sot ka më shumë gjasa që ato të na nxisin të blejmë gjëra teksa hyjmë në mënyrë virtuale kudo nëpër glob. Por, kjo nuk do të thotë se hartat janë më pak të fuqishme apo selektive, nga sa kanë qenë gjatë gjithë historisë.

Permalink | Leave a comment  »

Older posts are this way If this message doesn't go away, click anywhere on the page to continue loading posts.
Could not load more posts
Maybe Soup is currently being updated? I'll try again automatically in a few seconds...
Just a second, loading more posts...
You've reached the end.

Don't be the product, buy the product!

Schweinderl